Misioni 

Misioni ynë është, t’u japim studentëve një edukim cilësor, duke përthyer në të rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t’i shërbejmë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare.

Të jemi një institucion i arsimit të lartë lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve mjekësore dhe ekonomike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial.

Të jemi institucion i rëndesishëm në Shqipëri për diplomimin dhe trajnimin e specialistëve të lartë të fushave në shkencat mjekësore dhe ekonomike, kërkimin shkencor dhe koordinimin e përpjekjeve për të përmirësuar e bashkërenduar komponentët teknikë, profesionalë dhe ligjorë të tregut shqiptar.