DEKANATI

Dekanati në Kolegj është organ kolegjial që drejtohet nga dekani dhe përbëhet nga:

a) Dekani;

b) Zëvendësdekani;

c) Administratori i njësisë kryesore;

d) Drejtuesit e njësive bazë

 

Përveç sa parashikohet në statutin e Kolegjit, dekanati ushtron kompetenca si më poshtë:

  1. Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si dhe ato të administratorit të njësisë kryesore si dhe koordinon veprimtarinë e njësive bazë.
  2. Merr në shqyrtim problematika të funksionimit të përditshëm të njësisë kryesore dhe në përputhje me funksionet dhe kompetencat merr vendim apo ia kalon për shqyrtim organeve apo autoriteteve të tjera drejtuese.
  3. Miraton listën e personelit akademik te ftuar që do të aktivizohet gjatë procesit mësimor dhe ia kalon atë për miratim Rektorit.

 

Funksionet dhe kompetencat e Dekanit

  1. Dekani ka këto funksione:
    1. Drejton dhe përfaqëson Fakultetin;
    2. Është Anëtar i Senatit;
    3. Ushtron kontrollin e ligjshmërisë mbi autoritetet drejtuese brenda fakultetit.
  2. Dekani ushtron edhe këto kompetenca:
    1. I propozon Rektorit emrin e Zëvendësdekanit, për miratim dhe emërim;
    2. Emëron përgjegjësin e departamentit;
    3. Emëron përgjegjësit e grupeve mësimore mbi bazën e propozimit të titullarit të njësisë bazë.
    4. Organizon regjistrimin e studentëve sipas programeve të studimit në fakultet, në përputhje me kriteret dhe procedurat e miratuara për këtë qëllim;
    5. Mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore dhe shkencore në njësitë bazë, duke koordinuar punët dhe bashkëpunuar me drejtuesit e njësive bazë;
    6. Miraton komisionet e provimeve të formimit, e mbrojtjes së diplomave për programet e studimit;.
    7. I propozon rektorit përjashtimin e studentëve, për rastet e parashikuara në Rregulloren e Fakultetit;
    8. I paraqet rektoratit, për çdo vit, raportin për aktivitetin mësimor, shkencor dhe financiar të fakultetit, pas diskutimit dhe miratimit paraprak në dekanat.
    9. Organizon konkurset e pranimeve të studentëve të rinj në fakultet dhe kontrollon mirëfunksionimin e komisioneve të pranimeve;
    10. Miraton rregulloret e brendshme të njësive në përbërje të fakultetit.
    11. Nënshkruan diplomat që lëshohën nga njësia kryesore përkatëse.
    12. Në bazë të numrit të studentëve dhe të angazhimeve të fakultetit i propozon Rektori hapjen e vendit për zëvendësdekan në atë fakultet;
    13. Miraton kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të provimeve të pranimeve, të provimeve të formimit dhe të mbrojtjes së diplomave, tezat e provimeve të pranimit, të provimeve të formimit dhe temat e projekt – diplomave, me propozim të Përgjegjësit të Njësisë Bazë;
    14. Dekani në ushtrim të kompetencave, shprehet me urdhra dhe udhëzime;
    15. Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga përgjegjësi i një departamenti i propozon rektorit shkarkimin e tij. Rektori shprehet brenda një muaji;
    16. Dekani cakton njërin prej përgjegjësve të grupeve kërkimore ose shkencore, që do ta zëvendësojë autoritetin drejtues të pezulluar deri në emërimin e autoritetit të ri.
    17. Dekani kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në Statutin e Kolegjit apo akte të tjera.