Strategjia e ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universitar “REALD”

Çdo universitet modern ka nevojë të ndërkombëtarizohet, si një faktor në cilësinë institucionale dhe vlerësimin e tij. Është pothuajse e pashmangshme për një drejtor të përgjithshëm të një universiteti që të ushtrojë rolin e vet të lidershipit në një institucion të arsimit të lartë, pa u përballur me çështjet dhe sfidat lidhur me ndërkombëtarizimin e institucionit. Kështu që, pyetjet në vazhdim duhet të merren seriozisht dhe duhet të kenë një përgjigje të qartë:
Çfarë do të përfitojë një universitet nga partneritetet strategjike ndërkombëtare me homologët jashtë vendit?
Pse drejtuesit e universiteteve po investojnë në këtë ndërmarrje?
Çfarë do të thotë “strategjik” dhe nga ndryshon partneriteti strategjik nga llojet e tjera të lidhjeve që një universitet mund të krijojë?
Pse partneritetet strategjike janë të rëndësishme
Ka një numër arsyesh pse partneritetet strategjike janë të rëndësishme dhe të vlefshme si përpjekje, në kohë dhe burime.
E para, ndërkombëtarizimi i një universiteti nuk është më ‘fakultativ’. Praktikisht është bërë një domosdoshmëri. Çdo universitet modern do të matet, vlerësohet dhe renditet – mes të tjerave – nga diploma e ndërkombëtarizimit, suksesi i tij studentor, fakultetet, kërkuesit dhe stafi pjesëmarrës në programet ndërkombëtare, si dhe nga përfitimi prej përvojës në mënyra të matshme specifike.
E dyta, një partneritet i mirë strategjik mund ta përmirësojë një institucion, për shembull, duke u ofruar studentëve një mundësi pjesëmarrjeje në përvoja të rëndësishme jashtë shtetit, qoftë përmes studimit tradicional, programeve më novatore të praktikës, programeve të përbashkëta e të dyfishta. Këto mundësi ndihmojnë drejtuesit të arrijnë qëllimin e përgatitjes së studentëve të tyre, për tu bërë qytetarë globalë, gjë e cila, është një synim afatgjatë i procesit të ndërkombëtarizimit në shumë universitete. Por nuk janë vetëm studentët dhe fakulteti që përfiton nga partneritetet strategjike. Stafi dhe sektorët e tjerë të komunitetit universitar mund të marrin pjesë në një përvojë të pasur në këto vende partnere, apo përfshirja në projekte kërkimore me homologët e tyre, janë përfitime të vlefshme të partneriteteve ndërkombëtare.
Çfarë do të thotë “strategjik”
Një partneritet strategjik është ndryshe nga një partneritet tradicional. Ai është i fokusuar në idenë që vetëm një i tillë, ka gjerësi më të madhe dhe impakt më të thellë. Është ndërdisiplinor në natyrën e vetë dhe shkon përtej studimit të zakonshëm jashtë shtetit apo shkëmbimeve mes fakulteteve.
Partneriteti strategjik përfshin ndërveprime komplekse dhe aktivizon të gjithë sektorët e universitetit si një i tërë, lidh programet kërkimore, diplomat e përbashkëta dhe iniciativa të tjera domethënëse e madje edhe aksione që ndikojnë në jetën e komuniteteve.
Një partneritet strategjik gjithashtu përfshin mbështetje të fortë shkencore dhe është fitimprurës për të dyja palët. Natyrisht, partneriteti strategjik ecën në hapat e një plani strategjik të hartuar institucionalisht. Jo të gjitha format e përpjekjeve ndërkombëtare kanë nevojë për një sofistikim të tillë por një plan strategjik i tillë, pa dyshim që po.
Investimi në partneritet strategjik nga Kolegji Universitar REALD.
Kolegji Universitar REALD në ndërtimin e partneriteteve strategjike ndërkombëtare të vlefshme, është mbështetur ne Statutin e KUR dhe plani strategjik është primari dhe më i rëndësishmi. Drejtuesit e KUR në këtë strategji kanë reflektuar në mënyrë të kujdesshme që të ketë një rol vendimtar në përcaktimin e partnerëve strategjikë më të mirë për institucionin dhe së dyti në ndërtimin e marrëdhënieve të afërta me homologët.Në këtë investim ne kemi parasysh disa faza të rëndësishme ku përfshihen:
– Bashkëpunimi me Universittet Italiane ka qënë në fokusin e partneritetit për arsye të distancës së afer me to si dhe vazhdimësia e nje bashkëpunimi ndërkulturor që egziston midis Rajonit të Vlorës dhe Italisë. Këto bashkëpunime janë duke u realizuar me Un. Foggia/s , me Un Salerrnos, Universitatin e Mesinës Itali, me Kolegjin Gjerman Hemmerier të Prishtinës (Kosovë) Gjermani. Kjo strategji janë ndërtuar që të lejojnë themelimin e aktiviteteve ndërkombëtare për funksionet themelore të universitetit.Në këtë kuadër janë zhvilluar këto aktivitete ndërkombëtare.
-Kjo nënkupton konsensus kërkimor mes fakultetit, stafit dhe studentëve me vëmendje të veçantë ndaj politikave të veçanta të ndërkombëtarizimit. Kjo përfshin angazhimin e një autoriteti koordinues ndërkombëtar në nivel institucional. Në kuadër të bashkëpunimit me Uni Foggia është ngritur komiteti i Përbashkët kordinues midis dy Universiteve që ka hartuar një Konventë Bashkëpunimi formativ në fushën e studimeve të Shkencave mjeksore si Mjeksi Infermjeri Stomatologji, Fizioterapi.
-Mbështetja financiare dhe e stafit në këto bashkëpunime strategjike ka qënë dhe duhet të jetë në nivele të nevojshme dhe të përballueshme. Kjo mbështetje është jetike për suksesin e procesit. Koha dhe këmbëngulja janë të nevojshme që programet ndërkombëtare të jenë solide. Qartësisht, burimet njerëzore dhe financiare janë “zbatuesit” e programit.
-Planifikimi i integruar është i nevojshëm; Në këtë investim janë përfshirë të gjitha departamentet në mënyrë që të parandalohet prirja për të krijuar konflikte apo rezistenca të panevojshme ndaj ndryshimeve që sjell bashkëpunimi.
– Përdorimi i teknologjisë. Është marrë në konsideratë rëndësia e teknologjisë në programet ndërkombëtare dhe përdorimi i saj .
– Rishikim periodik. Ekziston një kontroll periodik i kujdesshëm ndaj çdo programi që ndikon në misionin ndërkombëtarizues të KUR: ndërkombëtarizimi i çdo lënde; programet e zhvillimit ndërkombëtar të çdo fakulteti dhe stafit; lëvizshmëria studentor; mësimdhënia e gjuhëve të huaja; shkëmbimet studentore mes fakulteteve; kërkimet e përbashkëta ndërkombëtare; internshipet ndërkombëtare dhe çdo program tjetër i këtij lloji. Jemi si partnerë ne disa aplikime për pjesmarrje ne prokekte ndërkombëtare.
– Duhen pasur parasysh marrëdhëniet mes universitetit dhe komunitetit. Kjo nënkupton marrëdhënie me konsullatat, ambasadat, me qeveritë, me biznesin vendor, me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe me ALUMNI-t. Qëllimi i këtyre veprimeve është vënia në përdorim me mençuri e burimeve komunitare.
Sigurisht nga KUR ka një vlerësim të punës së kryer në mënyrë periodike dhe punohet që plani duhet ta realizojë atë domosdoshmërisht.
Printo Strategji

Lista e Aktiviteteve Ndërkombëtare ku ka marrë pjesë KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

Nr# Koha Aktiviteti i zhvilluar Përshkrimi i aktivitetit
1 Ndërvite Projekte, punime dhe pjesëmarrje individuale në kongrese dhe konferenca të ndryshme të pedagogëve të Kolehjit Universitar “REALD”
2 2016 Konferenca ndërkombëtare:”Politikat fiskale dhe raporti taksa – informalitet Konferenca synon të bashkojë në tryezën e diskutimeve studiues, pedagogë, lektorë, akademikë shqiptarë, që punojnë në universitete dhe qëndra kërkimore Brenda dhe jashte vendit, punonjës të tatim-taksave në dikastere dhe në Vlorë
3 2016 Shkolla verore  me temë: Mbi metodologjinë e kërkimit shkencor
4 2015 Projekti kërkimor ndëkombëtar kulla e Babelit Ky project konsiston në krijimin e një rrjeti kërkimor shkencor. Një sipërmarrje e përbashkët e studiues vetë turizmit nga shume vende që punojnë së bashku për të njëjtin  qëllim: të hedhin dritë mbi”destinacionet e ëndërruara” dhe “destinacionet e preferuara” të popullsisë në botë. Kulla e Babekit është një histori qëllimi i së cilës është të shpjegojë origjinën e gjuhëve të ndryshme
5 2014 Project ndërkombëtar: Destinacionet turistike më të përparuara Project i iniciuar nga prof dr MirkoPerano, në bashkëpunim me universitete të tjera ndërkombëtare
6 2013 Konfereca e parë e studimeve stomatologjike REALD Konferenca stomatologjike,ku u referuan punime të ndryshme kërkimore-shkencore nga doktorë vendas dhe të huaj gjithashtu u trajtuan risitë më të reja në këtë fushë. Kjo konferencë u akredituanga QKEV(qëndrakombëtare e edukimit në vazhdim)
7 2013 Shkolla verore me temë: kërkime cilësore për fenomene sociale,një focus mbi turizmin
8 2012 Konferenca ndërkombëtare ndërdisiplinore me temë: Identiteti, Imazhi dhe Kohezioni Social Në Kohën e Integrimit dhe Globalizimit Konferencë e realizuar në bashkëpunim me institucione të tjera si Universiteti Ismail Qemali Vlorë,Universiteti Pavarësia Vlorë,universiteti Marin Barleti etj
9 2012 Konferenca: Shkenca në shërbim të komunitetit Konferencë e organizuar nga KU “Reald” ne bashkepunim me institucione te tjera. Në këtë conference referuan  punimet e tyre pedagogë të Kolegjit sonë por nuk munguan edhe referees nga universitete të tjera në vend.