Senati Akademik

Senati Akademik i Kolegjit Universitar REALD:

1. Prof.Dr. Spiro CAUSHI, Kryetar i Senatit (Rektor)
2. Prof.As.Dr. Petrit KOTORI, (Fakulteti i Shkencave Mjekesore)
3. Prof.As.Dr. Sotir VANGJELI, (Fakulteti i Shkencave Mjekesore)
4. Prof.As.Dr. Dudi SULI, (Fakulteti i Shkencave Humane)
5. Dr. Adelina SKËNDERI, (Fakulteti i Shkencave Mjekesore)
6. Dr. Përparim FAKAJ, (Fakulteti i Shkencave Humane)
7. Ledja PASHAJ, (Studente).

Senati Akademik i Kolegjit është organi me i larte vendimmarrës kolegjial akademik që përcakton politikat e zhvillimit të institucionit, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre në përmbushje të misioni të kolegjit.

Funksionet e Senatit Akademik janë:

  1. Garanton autonominë e Institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve;
  2. I propozon Bordit të Administrimit planin strategjik të zhvillimit të Institucionit dhe miraton programin vjetor të veprimtarive të tij;
  3. Miraton Statutin e institucionit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit. Statuti i miratuar dërgohet në ministrinë përgjegjëse për arsimin për miratim përfundimtar nga ministri;
  4. Miraton strukturën e akademike të institucionit, sipas kërkesave të Ligjit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit.
  5. Miraton rregulloret e institucionit, rregulloret e njësive përbërëse të tij, rregulloret e programeve të studimit dhe rregulloret dhe aktet e tjera që janë kompetencë e senatit;
  6. Propozon mbylljen dhe riorganizimin e institucionit si dhe bashkimin me një Institucion tjetër të arsimit të lartë, pasi është marrë mendimi i Bordit të Administrimit;
  7. Miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive kryesore ose bazë, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, duke marrë vlerësimin paraprak të Bordit të Administrimit;
  8. Miraton ndryshimin e emrit ose stemës së Institucionit, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjorë në fuqi.
  9. Miraton planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore;
  10. Miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të hartuar nga rektorati, dhe ia përcjell ministrisë përgjegjëse për arsimin.
  11. Vlerëson dhe garanton sigurimin e brendshëm të cilësisë në institucion. Anëtarët e kësaj njësie miratohen nga Senati, me propozimin e rektorit;
  12. Në fund të çdo viti akademik organizon një mbledhje të përbashkët të Senatit Akademik me Bordin e Administrimit, ku diskutohet për veprimtarinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe atë financiare dhe administrative të institucionit.

Vendime të Senatit

Vendime të Senatit të Kolegjit Universitar REALD
V E N D I M
Nr. 19, datë 01.08.2017
“PËR MIRATIM E RREGULLOREVE TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”
Printo vendim
Vendim
Nr 06, datë 22.01.2018
Për miratimin e hapjes së programit 2-vjeçarë në “”Asistent Administrativ” të Kolegjit Universitar “Reald”
Printo vendim

REALD