Vendim nr. 31, datë 09.03.2020, i Senatit Akademik “Për pezullimin e procesit mësimor në Kolegjin Universitar “Reald”, nga data 10 – 23 Mars 2020″

V E N D I M
Nr. 31, datë 09.03.2020

“PËR PEZULLIMIN E PROCESIT MËSIMOR NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “REALD”, NGA DATA 10 – 23 MARS 2020 DHE ZËVENDËSIMIN E TYRE NË DITËT NË VAZHDIM”

 

Bazuar në nenin 37 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; në nenet 98 e 99 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”; nenin 9, pika 2, gërma “k”, të Statutit të Kolegjit Universitar “Reald”, miratuar me Urdhër nr. 147, datë 13.03.2017 të ministrit të Arsimit dhe Sportit; si dhe në Urdhrin nr. 91, datë 09.03.2020, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

Për arsye të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 (Coronavirus), Senati Akademik në Kolegjin Universitar “Reald”,

 

V E N D O S I :

  1. Pezullimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore dhe njësitë bazë në Kolegjin Universitar “Reald”, nga data 10.03.2020 deri më datë 23.03.2020. Mësimi do të rifillojë më datë 24.03.2020.
  2. Dekanët dhe shefat e departamenteve të hartojnë grafikun e zëvendësimit të procesit mësimor, pas datës 24.03.2020.
  3. Senati Akademik dhe Rektorati do të mblidhen vetëm në rast se Rektori e gjykon se ka çështje emergjente për të diskutuar
  4. Për zbatimin e këtij Vendimi, ngarkohen dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve në Kolegjin Universitar “Reald”.
  5. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

KRYETARI I SENATIT

 Prof. Dr. Spiro CAUSHI