page1image1928
page1image2096
page1image2256

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RREGULLORE
E TUTORIATIT STUDENTOR

(Miratuar me Vendimin nr. 19, datë 01.08.2017 të Senatit Akademik)

Vlorë, 2017

Faqe 1 nga 7

page2image1904
page2image2072
page2image2232

RREGULLORJA E TUTORIATIT STUDENTOR

Neni 1 Baza Ligjore

Mbështetur në ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, në aktet e tjera nënligjore, në Statutin dhe Rregulloren e KUR, me qëllim orientimin dhe drejtimin e studentëve në zgjedhjet e tyre dhe në rrugëtimin e tyre formues dhe profesional lind shërbimi i tutoratit.

Neni 2
Qëllimi i tutoratit dhe synimet

Qëllimi i implementimit te sistemit te tutoratit është t’i krijojë studentëve në çdokohë mundësinë të këshillohen me pedagogët, koordinatorët rreth problemeve të tyre akademike si dhe ofrimin e përkrahjes dhe mbështëtjes maksimale për komunimin dhe bashkëpunimin e studentëve me stafin akademik të KUR.

Tutorati synon:

  1. orientimin dhe këshillimin e studentëve përgjatë programit të studimeve;
  2. bërjen e studentëve bashkë-protagonistë të procesit formues;
  3. heqjen e pengesave të mundshme në mësimnxënien e lëndëve , duke ofruar një metodë studimi studentëve të cilëve u mungon;
  4. promovimin e frekuentimit aktiv të programeve të studimit dhe një pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet formuese edhe nëpërmjet iniciativave në përshtatje të nevojave e kërkesave e aftësive individuale të tyre.
  5. Kështu, tutorati synon të kontribuojë gjithashtu edhe në: a) zvogëlimin e numrit të studentëve që braktisin studimet;
  6. b) rritjen e përqindjes së të diplomuarve në krahasim me të rregjistruarit në programin e studimeve;

Faqe 2 nga 7

page3image1904
page3image2072
page3image2232

g. c) zvogëlimin e numrit të mbartësve, duke përshtatur kohëzgjatjen reale me kohëzgjatjen ligjore të programit të studimeve;

h. favorizimin e hyrjes së studentëve në tregun e punës.

Neni 3 Organet Kompetente

Organ kompetent qe merret me koordinimin, bashkerendimin dhe funksionimin e veprimtarise se tutoratit janë këshillat e fakulteteve në bashkëpunim me departamente dhe Zyrën e Zhvillimit të Karrierës (më poshtë ZZHK).

Shefi i Departamentit të Fakultetit pasi konsultohet me Këshillin e Fakultetit dhe ZKSH, në fillim të vitit akademik percakton listen emerore sipas numrit proporcional të studenteve të regjistruar në fakultet.

Neni 4
Koordinatori i Fakultetit për tutoratin

  1. Këshilli i Fakultetit emëron, brenda muajit tetor, një Koordinator të fakultetit për tutoratin. Koordinatori përcaktohet nga rradhët e tutorëve brënda Fakultetit. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e sistemit të tutoratit duke raportuar mbi ecurinë apo mangësitë e punës së kryer.
  2. Koordinatori përcakton takime mujore me tutorët e fakultetit dhe në fund të takimeve raporton pranë Këshillit të Fakultetit mbi punën e kryer nga tutorët .
  3. Pasqyrat e takimeve pasqyrohen pranë zyrës së zhvillimit të karrierës.Neni 5 Funksioni i tutorit

Tutorët janë pika e parë dhe më e drejtëpërdrejtë e referimit për studentët, përgjatë gjithë jetës së tyre akademike, nga momenti i rregjistrimit në programin e studimit deri në përfundimin e tij e më pas raporti me tregun e punës.

Funksionet kryesore të tutorit, konsistojnë në:

Faqe 3 nga 7

page4image1904
page4image2072
page4image2232
  1. dhënien e një suporti si nga këndvështrimi informues ashtu edhe njohës për ta nxitur atë për një pjesmarrje sa më aktive në jetën universitare në të gjitha format dhe fushat e saj;
  2. mbështetjen e studentit në fillim dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit të studimit duke lehtësuar hyrjen e tij në botën akademike
  3. promovimin e kapaciteteve individuale;
  4. ndihmën ndaj studentit për rritjen profesionale të tij gjatë programit të studimit;
  5. ndihmën dhe këshillimin e studentëve për problemet që lindin gjatë viteve të studimeve;
  6. mbështetjen e studentëve për parandalimin e largimeve apo zgjatjes së kohës së studimeve përtej kohëzgjatjes normale;
  7. ofrimin e mundësisë për studentin që ai të mund të këshillohet me pedagogët,specialistët dhe koordinatorët rreth problemeve të tij akademikë;
  8. këshillimin e studentëve për lëndët me zgjedhje;
  9. këshilllimin e studentëve për përzgjedhjen e programeve të studimit;
  10. këshillimin e studentëve për përzgjedhjen e temës së diplomës të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve;Neni 6 Format e tutoratit

1. Shërbimi i tutoratit, ka dy funksione kryesore:

  1. Informues: parashikon informacione mbi programet, degët, drejtimet dhe planet e studimit.
  2. Njohës: parashikon forma mbështetjeje për studimin, orientimin mbi metodologjinë e studimit, provime përgatitore etj.

2. Persa i përket studentëve të cilëve u ofrohet, shërbimi i tutoratit ata ndahen në dy kategori:

a) grupe studentësh (tutorat në grup)

Faqe 4 nga 7

page5image1904
page5image2072
page5image2232

3.

4.

5. 6.

1.

2. 3.

4.

Aktivitetet e tutoratit me karakter kolektiv organizohen dhe zhvillohen nga Tutorët dhe shërbejnë për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të përbashkëta të grupeve të studentëve (studentë të të njëjtit vit, studentë të huaj, në përgjithësi studentë që paraqesin të njëjtën problematikë).

Tutorat në grup, është dhe aktiviteti që zhvillon një tutor i vetëm për grupin e studentëve që i është caktuar në zgjidhje të problemeve të përbashkëta dhe për procesin e mësimnxënies që kryehet me grupe të vogla;

b) studentë individual (tutorat individual)

Aktiviteti i tutoratit me karakter individual i drejtohet identifikimit dhe zgjidhjes të problemeve të cdo studenti dhe parashikon një mbështetje të studentëve që hasin vështirësi në relacionimin ndërpersonal dhe integrimin universitar.

Tutorati individual parashikon edhe veprimtari të tipit informues, mbështetës dhe orientues në metodologjinë e studimit dhe mësimnxënies dhe në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave që frenojnë frekuentimin e rregullt dhe pjesëmarrjen në programet e studimit.

Neni 7
Forma të vecanta të tutoratit

Në format e vecanta të tutoratit parashikohet një shërbim tutoratit për studentët të prekur nga forma të ndryshme invaliditeti për ndjekjen sa më normale të programit të studimit nga këta studentë.

Në aktivitetin e tutoratit përfshihen të gjithë profesorët, pedagogët dhe asistentë pedagogët.

Çdo pedagogu apo asistent pedagogu i caktohet një numër proporcional studentësh të rregjistruar në programet e studimeve sipas ndarjes në grupe mësimore.

Lista emërore e tutorëve dhe lista emërore e studentëve për cdo tutor i përcillet Zyrës së Zhvillimit të Karrierës e cila informon studentët.

Neni 9 Detyrimet e Tutorëve

Faqe 5 nga 7

page6image1904
page6image2072
page6image2232
  1. Tutorët duhet të kryejnë të gjitha aktivitet e përcaktuara në këtë rregullore.
  2. Nga ana tjetër tutorët duhet të respektojnë parimin e konfidencialitetit.
  3. Tutorët duhet të përgatisin në bashkëpunim me Koordinatorin e Tutoratit të Fakultetit një kalendar semestral të disponibilitetit të tyre, duke përcaktuar një ditë në javë që të takojnë studentët që u janë përcaktuar nën tutorat si dhe një plan pune rreth aktivitetit të tutoratit.Neni 10 Organizimi i takimeve
  1. Aktiviteti i tutoratit ofrohet përmes takimeve të zakonshme ose të jashtëzakonshme.
  2. Takimet e zakonshme zhvillohen me pjesmarrjen e të gjithë grupit të studentëve zhvilohet një herë në muaj. Këto takime mbahen në fillim të cdo muaji dhe ZZHK njofton studentët pesë ditë para për datën e mbedhjes.
  3. Takimet e jashtëzakonshme organizohen me inisiativë të tutorit, i cili i njofton studentët të paktën 3 ditë para për datën dhe orën e mbledhjes, nëpërmjet ZZHK.
  4. Cdo tutor ka të drejtë të organizojë me grupin e tij të studentëve takime informuese dhe këshilluese. Në fund të cdo takimi Tutori dorëzon një relacion mbi mbledhjen pranë Dekanit dhe ZZHK.Neni 11 Tranferimi i studentëve
  1. Studenti ka të drejtë të kërkojë transferimin nga një tutor tek tjetri vetëm nëqoftëse aprovohet nga tutori që do ta marrë në mbikqyrje.
  2. Studenti plotëson një kërkesë ku përcakton shkaqet dhe arsyet e transferimit tek tutori tjetër dhe këtë e depoziton pranë ZZHK e cila ja përcjell dekanatit.Neni 12
    Verifikimi i punës së tutoratit

Faqe 6 nga 7

page7image1904
page7image2072
page7image2232
  1. Këshilli i Fakultetit përcakton modalitetet mbi vlerësimin e efikasitetit të shërbimit të tutoratit.
  2. Vlerësimi bëhet nëpërmjet pyetësorëve të përpiluara në bashkëpunim me studentët ZZHK dhe NJSBC, në të cilët cdo studentë shpreh një gjykim ( në mënyrë anonime) mbi ecurinë dhe dobishmërinë e tutoratit kolektiv dhe individual që ofron fakulteti.
  3. Koordinatori për tutoratin përpilon një relacion vjetor mbi shërbimin e tutoratit në Fakultet të cilin ja përcjell Këshillit të Fakultetit dhe ZZHK.Neni 13 Dispozita përfundimtare

Kjo Rregullore e shtrin veprimtarinë dhe funksionin e saj duke filluar nga momenti i nënshkrimit nga Senati Akademik.

KRYETARI I SENATIT AKADEMIK REKTORI
Prof. Dr. Petrit KOTORI

Faqe 7 nga 7