Qëllimi dhe objektivat

a.  Mësimdhënie:

  • Përpunimi i planeve mësimore (kurrikulat) sipas kërkesave të Deklaratës së Bolonjës dhe udhëzimeve të MASR.
  • Orientimi i programeve mësimore drejt institucioneve homologe perëndimore.
  • Kualifikimi i stafit akademik nëpërmjet specializimeve pasuniversitare dhe marrjes së titujve dhe gradave shkencore.
  • Përmiresimi i materialeve didaktike në shërbim të mësimdhënies.
  • Ngritja e bazës laboratorike në nivelet bashkëkohore të mësimdhënies.
  • Përdorimi në vazhdimësi i metodave të reja të mësimdhënies.
  • Terheqja e studentëve sa më cilësorë në degët e shkencave mjekësore dhe shkencave humane e ekonomike.
  • Përfshirja e mendimit të studentëve për arritjen e objektivave të mësipërme.

b. Kërkimi shkencor:

  • Angazhimi në projektet kërkimore të iniciuara nga MASR dhe BE.
  • Integrimi në projekte kërkimore – shkencore me partnerë vendas dhe të huaj.
  • Krijimi i një baze eksperimentale për kërkimet shkencore.