RREGULLORE E KËSHILLIT TË KARRIERËS

page1image1944
page1image2112
page1image2272

REPUBLIKA E SHQIPERISEKOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RREGULLORE
E KËSHILLIT TË KARRIERËS

(Miratuar me Vendimin nr. 19, datë 01.08.2017 të Senatit Akademik)

Vlorë, 2017

page1image5352

Faqe 1 nga 3

page2image1912
page2image2080
page2image2240

KREU I
FUNKSIONIMI I ZYRËS SË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS

Një status të rëndësishëm në politikat dhe parashikimet strategjike tëKolegjit Universitar “Reald” zë zhvillimi i karrierës dhe punësimi istudentëve tanë. Zyra e këshillimit të karrierës, është në dispozicion të studentëve për të ndihmuar që secili prej tyre të zgjedh orjentimin dhe programin e duhur, në përputhje me prirjet, talentin dhe planin individual të karrierës.

Veprimtaria e zyrës së këshillimit të karrierës orjentohet drejtë informimit të studentëve dhe këshillimit të tyre që në momentin e rregjistrimit me çdo informacion në lidhje me programet e studimit të ofruara, avantazhet që secili prej tyre ofron, mundësitë e punësimit në të ardhmen, etj.

Gjthashtu, zyra e zhvillimit të karrierës ofron asistencë për cdo student në disa drejtime kryesore si:

Zgjedhja e programit të studimit dhe paketa e lëndëve të secilit program;

 Organizimi i praktikave dhe programeve të shkëmbimit sipas secilit program;

Përfshrja në aktivitete akademike dhe profesionale sipas secilit program;

 Mundësitë e punësimit sipas secilit program studimi, etj.

Zyra e zhvillimit të karrierës ndjek dhe mbështet ecurinë akademike dhe profesionale të studentëve, mundëson çdo informacion dhe oportunitet të ofruar nga institucionet partnerë si për studentët ashtu dhe për kandidatët për student pranë institucionit tonë akademik.

Zyra e zhvillimit të karrierës do të kooordinoj me fakultetet e asar tutoriatin, bazuar në rregulloren e tutoriatit.

page2image15400

Faqe 2 nga 3

page3image1936
page3image2104
page3image2264

Zyra e zhvillimit të karrierës do të koordinoj seksionin alumni, me qëllim ofrimin e mundësive të punësimit të studentëve falë bashkëpunimeve të vazhdueshme me sektorin publik dhe privat.

Procesi i zhvillimit dhe këshillimit të karrierës është i lidhur ngushtësisht me formimin akademik të studentëve, të ardhmen e të cilëve institucioni ynë arsimor e sheh të lidhur me mundësimin e punësimeve në institucionet jashtë vendit, falë bashkëpunimit të ngushtë me universitetin e salernos, por njëkohësisht studenteve ju krijohet mundësia që nëpermjet iniciativave publike e private, konferencave, leksioneve të hapura, serive të diskutimeve dhe debateve periodike, projekteve studentore në partneritet, si dhe përmes një numri të madh aktivitetesh ekstra- kurrikulare, jo vetëm të përgatiten profesionalisht, por të kene qasjen korrekte ndaj botës akademike, duke formuar një profili akademik individual i cili do t’ju vlejë në karrierën enesërme, por edhe në studimet e mëtejshme.

Zyra e këshillimit të karrierës përditëson studentët me informacion të hollësishëm mbi mundësitë e pjesëmarrjes në trajnime profesionale, forume rinore, aplikimet e mundëshme në konferencat vendase, rajonale dhe

ndërkombëtare.

KREU II DISPOZITA TË FUNDIT

Miratimi dhe zbatimi i Rregullores

Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e miratimit të saj në Senatin Akademik të KUR dhe zbatimi i saj sigurohet nga Rektori.

REKTORI Prof. Dr. Petrit KOTORI

page3image15048

Faqe 3 nga 3