RREGULLORE E PROGRAMIT Cikli i Dytë i Studimeve”Master profesional” në ”Fizioterapi”

page1image1928
page1image2096
page1image2256

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RREGULLORE E PROGRAMIT Cikli i Dytë i Studimeve”Master profesional” në ”Fizioterapi”

(Miratuar me Vendimin nr. 19, datë 01.08.2017 të Senatit Akademik)

Vlorë, 2017

Faqe 1 nga 24

page2image1904
page2image2072
page2image2232

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti i rregullores

Rregullorja e programit të ciklit tw dytw tw studimeve “Master Profesioal” nw“Fizioterapi” vendos rregullat normative të funksionimit të shkollës dhe të marrëdhënieve që krijohen midis subjekteve pjesëmarrëse në veprimtarinë e kësaj shkolle. Rregullorja përcakton misionin e shkollës, strukturën e brëndshme dhe mënyrën e funksionimit të shkollës, të drejtat dhe detyrimet e organeve drejtuese, të personelit akademik dhe administrativ, të studentëve, të bashkëpunëtorëve të shkollës; raportet midis tyre; rregullat për pranimin e studentëve, për mësimdhënien, për kërkimin, për praktikën, për vlerësimin, për diplomimin, për publikimet, për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, për rekrutimin e personelit dhe parashikon sanksionet në rastin e shkeljes së rregullores.

Neni 2 Qëllimi i rregullores

Rregullorja ka si qëllim të sigurojë kuadrin e brëndshëm juridik të nevojshëm për mbarëvajtjen e veprimtarisë së shkollës.

Neni 3 Baza ligjore

Rregullorja mbështetet në ligjin për arsimin e lartë, nё Statutin e Universitetit dhenë Rregulloren e përgjithshme të KUR, si dhe në aktet e tjera nënligjore.

Neni 4 Subjektet

Subjektet e kësaj rregulloreje janë organet drejtuese, personeli akademik dhe administrativ, këshillat dhe komisionet, studentët dhe bashkëpunëtorët e institucionit.

KREU II
STATUSI, MISIONI DHE VEPRIMTARIA E SHKOLLËS

Faqe 2 nga 24

page3image1904
page3image2072
page3image2232

Neni 5 Statusi i programit

5.1. Programi i studimeve të ciklit tw dytw “Master profesional” është njësi e veçantë në strukturën akademike të KUR.

5.2. Programi i studimeve të ciklit tw dttw “Master profesional” është studim 1 vjeçar me kohë të plotë dhe përmban 60 kredite të programit të trajnimit profesional të kryer.

5.3. Për mbarëvajtjen e veprimtarisë së programit të studimeve “Master profesional” kanë përgjegjësitë përkatëse Rektorati, Departamenti i Shkencave Mjekësore, si dhe Këshilli Drejtues i këtij Departamenti.

5.4 Në përfundim të këtij programi studimi studentët duhet të japin edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

5.5 Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë universitare “Masterprofesional” në “Fizioterapi”.

Neni 6 Misioni i shkollës

Programi i studimeve të ciklit tw dytw “Master profesional” ka si mision të përgatisë specialistët për fushën e fizioterapisë, të aftë për të ushtruar profesionin në sektorin publik dhe privat.

Neni 7
Veprimtaria e programit tw studimeve

7.1. Aspektet kryesore të veprimtarisë së studimeve të ciklit tw dytw “Master profesional” janë: studimi i metodave të kërkimit shkencor, dialogu akademik, botimet, etj.

7.1.1. Veprimtaria mësimore zhvillohet në bazë të planeve dhe të programeve mësimore bashkëkohore të bazuara në modelet e shkollave analoge europiane.

7.1.2. Veprimtaria kërkimore është e orientuar kryesisht në studimin e çështjeve të fushave të sipërpërmëndura dhe realizohet nëpërmjet tezave dhe projekteve të kërkimit.

Faqe 3 nga 24

page4image1904
page4image2072
page4image2232

7.1.3. Shkolla ofron botime të llojeve të ndryshme në funksion të programeve që ofron, të propagandimit të veprimtarisë së shkollës dhe në mbështetje të proçesit të integrimit europian.

7.2. Programi i studimeve të ciklit tw dytw “Master profesional” e zhvillon veprimtarinë e vet në bazë të një strategjie zhvillimi.

Neni 8 Parimet

8.1. Programi i studimeve të ciklit tw dytw “Master profesional” e zhvillon veprimtarinë e tij në bazë të parimeve: të lirisë akademike, të autonomisë institucionale, të cilësisë, të efektshmërisë, të eficiencës, të vetëfinancimit.

8.2. Liria akademike nënkupton mungesën e ndërhyrjes nga jashtë, të censurës dhe të barrierave në praktikën e veprimtarisë akademike. Ajo vështrohet si një parakusht për mendimin kritik, krijues si dhe për avancimin e dijeve dhe të kërkimit intelektual.

8.3. Autonomia institucionale i referohet shkallës së vetërregullimit dhe të pavarësisë së saj, sipas së cilës:

a) miraton vetë strategjinë e zhvillimit
b) miraton vetë programet mesimore;
c) ngre këshilla dhe komisione për realizimin e misionit të saj;

8.4. Parimi i cilësisë nënkupton zbatimin e standardeve akademike, kërkimore, menaxhuese, të infrastrukturës si në aspektin e kërkesave edhe të pritshmërive të cilat duhet të plotësohen për të arritur idealin e përsosmërisë. Zbatimi i parimit të cilësisë nënkupton realizimin e vlerësimit të brendshëm, të vetëvlerësimit, të vlerësimit të jashtëm dhe të akreditimit duke synuar përmirësimin, ndryshimin, përparimin dhe njohjen zyrtare të cilësisë së shkollës.

8.5. Efektshmëria nënkupton funksionimin në një mënyrë të tillë që çon drejt realizimit të qëllimeve dhe objektivave të dëshiruara. Ky parim kërkon që gjërat të bëhen sipas një strategjie të parashikuar.

8.6. Parimi i eficiencës nënkupton që shkolla të arrijë rezultate të mira me kosto të pranueshme për shoqërinë, të përdorë burimet njerëzore, materiale dhe mjetet në mënyrë optimale.

Faqe 4 nga 24

page5image1952
page5image2120
page5image2280

KREU III
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I MASTERIT PROFESIONAL

Neni 9 Struktura e shkollës

Masteri Profesional ka këtë strukturë organizative:

1. Organetdrejtuese

  1. Këshilli Drejtues.
  2. Koordinatori.

2. Autoritetidrejtues

i. Koordinatori i programit, Komiteti Shkencor dhe përgjegjesi i departamentit.

3. Komisionet
4. Personeliakademik 5. Administrata

i. Sekretaria.

Neni 11
Statusi i Këshillit Drejtues

Në krye të Programit tw studimeve të ciklit tw dytw “Master profesional” qëndron Këshilli Drejtues i cili drejton dhe kontrollon kolegjialisht gjithë veprimtarinë akademike, kërkimore, botuese, administrative, dhe financiare të shkollës dhe merr vendime për probleme të rëndësishme.

Neni 12
Përbërja e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues përbëhet nga jo më pak se 3 vetë.

Neni 13
Detyrat e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues ka këto detyra:

a.
b.
c.
d. Miratonstrukturënestudimeve.

Miraton paraprakisht Rregulloren e programit tw studimeve.

Miraton strategjinë e zhvillimit të institucionit.
Miraton planin mësimor të cilin ia paraqet për miratim këshillit të Fakultetit.

Faqe 5 nga 24

page6image1904
page6image2072
page6image2232
  1. Miraton programin e kërkimeve të departamentit dhe fakultetit.
  2. Miraton kriteret e pranimit të studentëve dhe ndjek zbatimin e tyre.
  3. Miratonprojekteteshkollës.
  4. I propozon koordinatorit të programit, përgjegjësit të departamentit dhedekanit, vendosjen e lidhjeve me shkollat analoge të vendeve të huaja, anëtarësimin në shoqata kombëtare e ndërkombëtare që kanë si objekt çështje të arsimit të lartë dhe të integrimit europian.
  5. Miraton politikën e krijimit dhe të administrimit të të ardhurave.
  6. I propozon koordinatorit të programit, përgjegjësit të departamentit dhe dekanit masat disiplinore për drejtuesit dhe pedagogët dhe masën epërjashtimit nga shkolla për studentët.
  7. Vlerësonpunënedrejtuesvetënjwsive.
  8. Paraqet çdo vit mësimor raportin e veprimtarisë së programit tw studimeve tëciklit tw dytw “Master profesional”, nw Departamentit.Neni 14
    Mbledhja e Këshillit Drejtues

14.1. Mbledhja e Këshillit Drejtues thirret nga kryetari i tij ose me kërkesën e dekanit.

14.2. Kryetari i Këshillit Drejtues, pasi konsultohet, cakton datën, orën dhe rendin editës së mbledhjes së zakonshme dhe merr masa që materialet e mbledhjes t’ushpërndahen anëtarëve jo më vonë se 10 ditë para saj. Për rastet e mbledhjeve të jashtëzakonshme kryetari i Këshillit Drejtues njofton anëtarët të paktën 24 orë përpara duke u bërë të ditur rendin e ditës.

  1. 14.3.  Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se gjysma e anëtarëve.
  2. 14.4.  Për mbledhjet e Këshillit Drejtues mbahet process verbal nga punonjwsi I sekretarisw. Proçes verbali nënshkruhet nga Kryetari dhe nga mbajtësi i proçes verbalit.Neni 15
    Vendimet e Këshillit Drejtues

15.1. Këshilli Drejtues merr vendimet perkatëse me shumicë votash dhe kur votat janë të barabarta, përcaktuese është vota e kryetarit.

Faqe 6 nga 24

page7image1904
page7image2072
page7image2232

15.2. Vendimet e Këshillit Drejtues janë të detyrueshme për zbatim nga dekani i fakultetit, komisionet, pedagogët, studentët.

15.3. Vendimet dalin me nënshkrimin e kryetarit të Këshillit Drejtues. Një kopje e tyre i dërgohet menjëherë dekanit të fakultetit. Vendimet e Këshillit Drejtues së bashku me materialet e tjera të mbledhjes së tij depozitohen në sekretarinë e departamentit.

Neni 16
Drejtuesi i programit “Master Profesional”

Drejtuesi i programit tw studimit “Master Profesional” është autoriteti drejtues i saj. Ai përgjigjet për përmbushjen e misionit të programit tw studimit “Master Profesional” dhe ka përgjegjësi të drejpërdrejtë për veprimtarinë e gjithanshme të saj.

  1. a)  Drejton punën për hartimin, ndryshimin e Rregullores së programit twstudimit “Master Profesional” për përgatitjen e strategjisë së zhvillimit; për përgatitjen e dokumentacionit pedagogjik të shkollës: planin mësimor, programet mësimore, paketën e praktikës dhe të udhëzimeve për tezën; për hartimin e planit të kërkimit, për administrimin e të ardhurave të shkollës.
  2. b)  Miraton programet mësimore.
  3. c)  Drejton hartimin e orarit të mësimeve, të provimeve dhe ndjek zbatimin e tyre.
  4. d)  Nge komisionet e provimeve.
  5. e)  Ndjek ecurinë e proçesit mësimor.
  6. f)  Ndjek ecurinë e veprimtarisë kërkimore dhe të proçesit të tezës.
  7. g)  Organizon ceremoninë e diplomimit.
  8. h)  I propozon Këshillit Drejtues kriteret e pranimit të studentëve, komisionet e pranimit të studentëve, komisionin e tezës, komisionet e diplomimit.
  9. i)  Organizon konkursin e pranimit të studentëve të rinj dhe shpall fituesit.
  10. j)  I propozon Këshillit Drejtues kriteret e pranimit dhe kandidaturat e personelit akademik dhe të personelit ndihmës të shkollës.
  11. k)  Nënshkruan kontratën me personelin akademik dhe administrativ.
  12. l)  Organizon takime pune 2 herë në vit me personelin akademik.
  13. m)  Firmos bashkë me rektorin akte dhe shkresa zyrtare në emër të shkollës.

Faqe 7 nga 24

page8image1904
page8image2072
page8image2232
  1. n)  Ndjek ecurinë e botimeve.
  2. o)  Ndjek bashkëpunimin me partnerët.
  3. p)  I propozon Këshillit Drejtues masat ndëshkimore për pedagogët dhe studentët që shkelin rregulloren.
  4. q)  Përfaqëson shkollën në marrëdhëniet me të tretët.
  5. r)  Organizon vlerësimin e brendshëm të shkollës.
  6. s)  Vlerëson punën e pedagogëve dhe të sekretarit.
  7. t)  I paraqet çdo vit mësimor raportin e veprimtarisë së programit tw studimit“Master Profesional” Këshillit Drejtues.Neni 17 Komisionet

Drejtuesi i programit tw studimit “Master Profesional” dhe/ose përgjegjësi i departamentit ngre komisione të ndryshme që kryejnë detyra të caktuara lidhur me pranimin e studentëve, me zhvillimin e provimeve, me përgatitjen dhe mbrojtjen e tezës, me strategjinë e zhvillimit të shkollës, etj. Komisionet propozohen nga përgjegjësi i departamentit dhe/ose drejtuesi i programit tw studimit “Master Profesional” dhe miratohen nga Këshilli Drejtues.

Neni 18 Personeli akademik

18.1. Personeli akademik përbëhet nga profesorati që zhvillon mësim në programin e studimit “Master Profesional”.

  1. 18.2.  Në programin e studimit “Master Profesional”, si rregull, pranohen të japin mësim pedagogë që zotërojnë titullin “Profesor“, “Profesor i asociuar“, “Doktor i shkencave“ dhe “Master i shkencave“.
  2. 18.3.  Pranimi i këtyre pedagogëve bëhet sipas kritereve të miratuara nga Këshilli Drejtues.
  3. 18.4.  Pedagogët e huaj pranohen në bazë të marrëveshjeve dypalëshe. Pedagogët vizitorë miratohen nga Këshilli Drejtues i fakultetit.
  4. 18.5.  Për çdo vit mësimor secili pedagog nënshkruan një kontratë pune me përgjegjësin e departamentit ku janë parashikuar detyrimet e pedagogut, angazhimet e shkollës dhe shpërblimi i tij.

Faqe 8 nga 24

page9image1904
page9image2072
page9image2232

18.6. Të drejtat dhe përgjegjësitë e pedagogëve:

  1. a)  Të kenë në dispozicion gjithë informacjonin e nevojshëm për realizimin e detyrave të tyre.
  2. b)  Të përdorin të gjitha mjediset dhe pajisjet e shkollës për veprimtari në dobi të KUR.
  3. c)  Të marrin pjesë në komisione dhe veprimtari të ndryshme të KUR.
  4. d)  Të kualifikohen në kuadrin e projekteve të KUR.
  5. e)  Të zbatojnë kontratën e punës
  6. f)  Të zbatojnë rregulloren e programit tw studimit “Master Profesional” dhe të KUR.
  7. g)  Të bashkëveprojnë në një mënyrë profesionale, qytetare me kolegët, studentët dhe bashkëpunëtorët e KUR.
  8. h)  Të realizojnë programin mësimor sipas kërkesave të paracaktuara.
  9. i)  Të krijojnë një klimë bashkëpunimi me studentët dhe kolegët.
  10. j)  Të përmbushin përgjegjësitë për udhëheqjen e tezës.
  11. k)  Të kontribuojnë në çështjet e intergimit europian të vendit.
  12. l)  Të vlerësojnë studentët në mënyrë profesionale dhe në kohën e parashikuar.
  13. m)  Të mos marrin pjesë, si rregull, në një komision vlerësimi të studentëve kur ata kanë lidhje familjare me ndonjë prej tyre.
  14. n)  Të mos angazhojnë studentët për punë personale.Neni 19
    Sekretari i programit ”Master profesional”

Sekretari i programit tw studimit “Master Profesional” kryen detyrat si më poshtë:

  1. Punon nën drejtimin e drejtuesit të programit tw studimit “Master profesional” dhe/ose përgjegjësit të departamentit dhe mban përgjegjësi për zbatimin e të gjitha porosive të dhëna prej tij për komunikimim shkresor e gojor me dekanatin, Këshillin Drejtues, me personelin akademik, me studentët, me bashkëpunëtorët e KUR.
  2. Bën organizimin teknik të mbledhjeve të Këshillit Drejtues dhe mban proçes verbalin e mbledhjeve.

Faqe 9 nga 24

page10image1904
page10image2072
page10image2232
  1. Ndihmonnëpërgatitjenematerialevepërdrejtuesineprogramittwstudimit“Master profesional” dhe/ose përgjegjësin e departamentit.
  2. Shërben në protokollin e organizuar në Kolegj për delegacione zyrtare shqiptare ose të huaja.
  3. Pret personat që kërkojnë takim me drejtuesin e programit tw studimit“Master profesional” dhe/ose përgjegjësin e departamentit.
  4. Merr në dorëzim korrespondencën dhe materiale të tjera që vijnë në adresë të drejtuesit të programit.
  5. Arkivon dokumentacionin e institucionit, të pedagogëve dhe të studentëve.
  6. Shtyp dhe shumëfishon shkresa dhe materiale mësimore.
  7. Kryen proçesin e regjistrimit të studentëve të rinj gjatë proçesit të konkursit të pranimit si dhe proçedurën e regjistrimit të studentëve të pranuar.

10.Ndjek ecurinë e proçesit mësimor në drejtim të respektimit të strukturës mësimore, të orarit të mësimit, të provimeve; ecurinë e praktikës, të proçesit të tezës dhe kujdeset për mbajtjen e dokumentacionit përkatës të këtyre proçeseve.

11.Përgatit mjetet mësimore për zhvillimin e proçesit mësimor.

12.Bën pajisjen me kancelari e materiale të tjera të domosdoshme.

13.Përgatit proçes verbalet e vlerësimeve me emrat e studentëve dhe ia paraqet drejtorit të programit për nënshkrim.

14.Afishon strukturën mësimore, orarin e mësimit, datat e provimeve, datat e praktikës, të mbrojtjes së tezave dhe lajmërime për veprimtari të ndryshme.

15.Merr në dorëzim proçes verbalet e plotësuara të vlerësimeve.

16.U jep informacion për vlerësimin studentëve.

17.Pajis të gjithë studentët e rinj të pranuar në programin e studimit “Master profesional” me kartë studenti, plotëson kërkesat e studentëve për vërtetime të thjeshta, listë notash e dokumente të tjera.

18.Kryen hedhjen e notave në regjistrin themeltar sipas kurseve dhe lëndëve; përgatit diplomat dhe certifikatat e notave për studentët që mbarojnë studimet.

19.Mban lidhje me dekanatin dhe raporton të dhënat statistikore të programittw studimit “Master profesional” në instancat që i kërkojnë.

20.Mban dokumentacionin financiar.
21.Kryen shërbimet bibliotekare dhe të internetit.

Faqe 10 nga 24

page11image1904
page11image2072
page11image2232

22.Ka në ngarkim pajisjet e shkollës.

23.Merr masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e dokumentacionit nga rreziqet e ndryshme si zjarri, uji, dëmtimet, shpërdorimet, etj.

24.Në fund të vitit akademik përgatit një raport pune të cilin ia paraqet dekanit të fakultetit.

KREU IV ORGANIZIMI I STUDIMEVE

Neni 20
Afati dhe e drejta e studimeve

20.1. Afati i rregullt i studimeve është një vit e gjashtë muaj pa shkëputje nga puna.

20.2. Afati i fundit i mbrojtjes së diplomës është në fund të vitit të dytë të përfundimit te studimeve. Brenda këtij afati studenti ka të drejtë të paraqitet për mbrojtje vetëm dy herë.

Neni 21
Ndërpreja dhe rifillimi i studimeve

21.1. Studenti mund të ndërpresë studimet në çdo kohë për arsye personale, dhemund t’i rifillojë ato duke respektuar rregulloren e programit tw studimit“Master profesional”.

21.2. Në çdo rast studenti është i detyruar ti paraqesë institucionit një kërkesë për ndërprerjen dhe rifillimin e studimeve.

21.3. Studenti mund të rifillojë studimet në atë periudhë të vitit akademik ku i ka ndërprerë studimet ose në fillim të vitit akademik.

Neni 22 Lëvizja e studentëve

Studentët mund të lëvizin në kuadrin e shkëmbimeve dhe të projekteve ndërkombëtare në të cilat merr pjesë institucioni. Ata mund të kryejnë praktikën në institucione ndërkombëtare jashtë shtetit ose kurse studimi në një nga universitetet partnere. Kjo lëvizje nuk merret si ndërprerje e studimeve dhe rregullohet në bazë të rregullave të ekuivalentimit.

Faqe 11 nga 24

page12image1904
page12image2072
page12image2232

Neni 23 Struktura e studimeve

23.1. Viti akademik fillon javën e parë të tetorit dhe mbaron më 30 prill të vitit të dytë.

23.2. Programi i studimit “Master profesional” realizohet në 2 vite, ndarë në katër semestra prej të cilëve fiton 120 kredite dhe realizon 1514 orë në auditor.

23.3. Mënyra e realizimit të programit tw studimit “Master profesional” është me kohë të plotë.

23.4. Në ditët e festave nuk ka mësim ose provime.

Neni 24 Plani mësimor

24.1. Plani mësimor përfshin 11 lëndë, praktikën dhe mbrojtjen e tezës si dhe veprimtari jashtë kurrikulare.

24.2. Plani mësimor ka karakter ndërdisiplinar me bosht kryesor përgatitijen e fizioterapistit në specialitetin përkatës.

24.3. Plani mësimor miratohet nga Këshilli Drejtues i fakultetit dhe Këshilli i Fakultetit.

24.4. Plani mësimor ndryshohet vetëm kur ndryshimi është i argumentuar.

Neni 25 Programi i lëndës

25.1. Programi i lëndës hartohet nga titullari i saj sipas formatit standard të miratuar nga Këshilli Drejtues.

25.2. Programet lëndore miratohen nga drejtuesi i programit tw studimit “Master profesional” dhe/ose Përgjegjësi i Departamentit.

25.3. Secila lëndë ka kreditet përkatëse.

Neni 26 Format e mësimit

26.1. Veprimtaria mësimore realizohet nëpërmjet orëve teorike dhe praktike: leksioneve, seminareve, detyrave të kursit, prezantimeve, projekteve të kërkimit, posterave, praktikës.

Faqe 12 nga 24

page13image1904
page13image2072
page13image2232

26.2. Frekuentimi i orëve teorike dhe praktike është i detyrueshëm në masën 75%. 26.3. Kohëzgjatja e seancave mësimore është 60 minuta.

Neni 27 Praktika

Komponenti i praktikës synon t’u japë studentëve një përvojë praktike të punës dhet’u krijojë mundësi për të gjetur çështje për tezën dhe për të vendosur kontakte që do t’i ndihmojnë ata për realizimin e saj. Praktika parashikon të mundësojëpërdorimin e kompetencave të fituara në kurset teorike në një kontekst praktik profesional, në institucione që punojnë për çështje të integrimit euro-atllantik. Për të plotësuar kërkesat e parashikuara, studentët duhet të zhvillojnë praktikë në një ose disa institucione për periudhën e caktuar në program. Studenti që nuk realizon programin e praktikës profesionale, i nënshtrohet rregullave të vendosura si për të gjithë detyrimet e tjera.

Neni 28 Teza

28.1. Teza është punimi shkencor që studenti duhet të mbrojë për të fituar diplomën e programit tw studimit “Master profesional”.

28.2. Për tezën janë caktuar 8 kredite.
28.3. Për të fituar të drejtën e mbrojtjes së tezës studenti duhet:

  1. a)  Të ketë marrë vlerësime pozitive në të gjitha lëndët mësimore dhe në praktikë, duke marrë 52 kreditet e nevojshme;
  2. b)  Të ketë paraqitur në kohë projekt propozimin e temës së tezës dhe të ketë marrë miratimin përkatës nga udhëheqësi shkencor dhe Komisioni i Tezës.KREU V VLERËSIMI I STUDENTITNeni 29
    Proçedura dhe kritere të vlerësimit

29.1.Format dhe kriteret e vlerësimit të studentit përcaktohen në planin mësimor, në programin e lëndës dhe i bëhen të ditura studentëve.

29.2. Vlerësimi në një lëndë mund të bëhet:
a) me provim me shkrim, me gojë ose i kombinuar;

Faqe 13 nga 24

page14image1904
page14image2072
page14image2232

b) me detyra kursi, projekte, postera;
c) i bazuar në një shumëllojshmëri formash vlerësimi.

29.3.Vlerësimi për secilën lëndë mësimore kryhet pas përfundimit të saj me sistemin e notave ku 5 eshtë nota minimale kaluese dhe 10 maksimale.

29.4.Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë notash. Notat nga pesë e lart janë kaluese.

29.5.Vlerësimi i mikrotezës bëhet me sistemin e pikëve: 100-80 pikë = Shumë Mirë:
79-65 pikë = mirë:
64 – 50 pikë = mjeftueshëm.

Më pak se 49 pikë = pakalueshë.

29.6.Kandidati që ndërpret programin e studimit “Master profesional” ose merr nën 50 pikë, ka të drejtë ta vazhdojë atë në vitin pasardhës.

29.7.Programi i studimit “Master profesional” i jepet kandidatit që realizon me sukses detyrimet e planit mësimor, përfshirë dhe mbrojtjen e mikrotezës.

Neni 30
E drejta për të hyrë në provim

30.1.Studenti fiton të drejtën të futet në provimin e një lëndë, kur ka shlyer detyrimet që lidhen me atë lëndë, të parashikuara për shlyerje në planin mësimor.

30.2.Studenti nuk mund të hyjë në të njëjtën ditë në dy provime në lëndë të ndryshme.

Neni 31 Zhvillimi i provimeve

31.1.Provimet dhe riprovimet, detyrat e kursit dhe prezantimet zhvillohen brenda afatit të caktuar në strukturën e vitit akademik. Datat e tyre shpallen që në fillim të vitit akademik.

31.2.Në rast pamundësie të jashtëzakonshme të zhvillimit të provimit ose të prezantimit ditën e caktuar, drejtuesi i programit tw studimit “Master profesional” dhe/ose përgjegjësi i departamentit, me urdhër me shkrim, cakton një datë tjetër të mëvonshme e cila u bëhet e njohur studentëve dhe pedagogëve.

Faqe 14 nga 24

page15image1904
page15image2072
page15image2232

31.3.Lëndët e zhvilluara nga një pedagog vlerësohen vetëm prej tij, ndërsa kur lëndën e zhvillojnë disa pedagogë të gjithë ata janë anëtarë të komisionit të vlerësimit.

Neni 32 Komunikimi i vlerësimeve

32.1.Vlerësimet për lëndë të veçanta komunikohen nga sekretaria mwsimore.

32.2.Sekretaria mwsimore u komunikon studentëve individualisht me shkrim rezultatet e vlerësimeve në përfundim të çdo semestri.

Neni 33 Riprovimi

33.1. Riprovimi në një lëndë të caktuar kryhet në sesionin e parashikuar për kursin pasardhës. Nuk lejohet riprovimi për të dytën herë brenda një sesioni.

33.2. Studenti ka të drejtë të rijapë provimin vetëm një herë.
33.3. Studenti nuk mund të riprovohet përsëri në një lëndë të vlerësuar pozitivisht.

Neni 34 Dokumentimi i vlerësimeve

34.1.Vlerësimet dokumentohen në proçes verbalin e vlerësmit dhe në regjistrin e rezultateve.

34.2.Proçesverbali i vlerësimit plotësohet nga pedagogu në përfundim të proçesit të vlerësimit dhe dorëzohet në sekretari jo më vonë se 15 ditë nga dita e provimit ose e prezantimit të detyrës së kursit.

34.3.Në asnjë rast proçesverbali i vlerësimit nuk duhet të ketë korrigjime dhe askush nuk ka të drejtë të shtojë emra në të.

34.4.Procesverbali duhet të përmbajë: firmën e pedagogëve të lendës, sekretares dhe të dekanit.

34.4.Një notë e raportuar mund të ndryshojë vetëm nëse rezulton se është bërë një gabim gjatë regjistrimit ose gjatë hedhjes në kompjuter. Pedagogu duhet të dorëzojë një vërtetim me shkrim ku pranohet gabimi. Vërtetimi miratohet nga përgjegjësi i departamentit. Ndryshimi pranohet brenda një periudhe kohore prej tre ditësh nga data e dhënies së vlerësimit. Kur shfaqen paqartësira në lidhje me ndonjë gabim të mundshëm të një note të paraqitur nga një pedagog i

Faqe 15 nga 24

page16image1904
page16image2072
page16image2232

cili nuk është më pjestar i trupës mësimore, drejtuesi i programit tw studimit“Master profesional” ngre një komision të posaçëm për të zgjidhur problemin dhe autorizon ndryshimin e mundshëm.

KREU VI DIPLOMIMI

Neni 35 Procedura e diplomimit

35.1.Mbrojtja e mikrotezës bëhet në dy sesione: i verës dhe i vjeshtës, të cilët përcaktohen në strukturën e studimeve.

35.2.Kandidati diplomant i cili rrëzohet në sesionin e parë të mbrojtjes së mikrotezës ka të drejtë të riparaqitet për mbrojtje në sesionin e ardhshëm.

Neni 36 Marrja e diplomës

36.1.Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit mësimor dhe ka mbrojtur tezën pajiset me diplomën përkatëse, të shoqëruar me listën e notave të fituara gjatë viteve të studimit si dhe me diplomën plotësuese.

36.2.Diploma nëshkruhet nga drejtuesi i programit tw studimit “Master profesional”, dekani dhe rektori. Për secilin prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada dhe titulli shkencor. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e shkollës.

36.3.Tërheqja e diplomës bëhet personalisht nga i diplomuari, kundrejt nënshkrimit dhe evidencohet në regjistrin përkatës.

36.4.Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni.

KREU VII PRANIMI I STUDENTËVE

Neni 37 Politika e pranimit

37.1.Çdo vit akademik, për të ndjekur programin e studimit “Master profesional”pranohen studentë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Preshevë-Bujanovca, nga

Faqe 16 nga 24

page17image1904
page17image2072
page17image2232

ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, nga Serbia e Mali i Zi dhe nga vende të tjera nëse kandidatët zotërojnë gjuhën shqipe.

37.2.Programi i studimit “Master profesional” synon të jetë një kurs studimi elitar. Në përputhje me këtë synim pranohen kandidatë që kanë arritur rezultate të larta në studimet universitare Bachelor, në një nga degët e shkencave natyrës dhe që kanë tregues premtues për studime pasuniversitare.

37.3.Hapja e programit tw studimit “Master profesional” ndjek këtë proçedurë: propozohet nga departamentet, dhe i përcillet për shqyrtim Këshillit Shkencor të Fakultetit të Shkencave Mjekësore.

37.4.Hapja e fushatës për pranime në programin e studimit “Master profesional” do të bëhet nga dt. 1 – 30 maj të vitit përkatës.

37.5.Programi i studimit “Master profesional” do të drejtohet prej një këshilli që përbëhet nga tre persona, i cili është propozuar nga departamentet dhe miratuar nga dekani i fakultetit.

37.6.Propozimi bashkëshoqërohet me planin përkatës, ku përfshihen lëndët e nevojshme teorike dhe praktike, volumin dhe kohën e realizimit të tyre, kohën e kryerjes së mikrotezës dhe drejtuesin e saj.

37.7.Kërkesa për pranimin në programin e studimit “Master profesional” dorëzohet nga i interesuari, me firmë dhe protokollim në sekretarinë e departamentit, përkundrejtë lëshimit të një vërtetimi përkatës. Kërkesa përfshin fushën dhe specialitetin e dëshiruar dhe bashkëshoqërohet me dokumentat përshkruar në pikën 39.5.

37.8.Pranimi i kandidatëve bëhet me konkurim të dosjeve dhe me intervistë.

37.9.Përzgjedhja e kandidatëve bazohet në parimet e barazisë, të drejtësisë, të paanësisë dhe të meritës që nënkupton vlerësimin tërësor të treguesve të kandidatit që përfshijnë arritjet akademike, përputhjen e interesave të kandidatit me qëllimet e programit, nivelin e rekomandimit.

37.10.Pranohen kandidatët që marrin përsipër të mbulojnë të gjitha shpenzimet e shkollimit.

37.11.Organizimi i konkursit të pranimit bëhet nga drejtuesi i programit twstudimit “Master profesional” mbi bazën e Rregullores së Brendshme dhe të vendimeve të Këshillit Drejtues të shkollës.

37.12.Për përzgjedhjen e kandidatëve vepron Këshilli Drejtues, i cili merr dhe vendimin për kandidatët fitues. Drejtuesi i programit shpall listën e kandidatëve të pranuar bazuar në vendimin e Këshillit drejtues.

Faqe 17 nga 24

page18image1904
page18image2072
page18image2232

37.13.Në rast se ndonjë kandidat heq dorë nga ndjekja e studimeve para fillimit të kursit, vendin e tij e zë kandidati që renditet pas tij në listën e fituesve. Nëse kuotat e parashikuara për kandidatët nga Kosova, Preshevë-Bujanovca, Republika Ish Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi nuk plotësohen, për vendet e lira pranohen kandidatët nga Shqipëria, sipas listës pritëse të konkurimit.

37.14.Kandidati që nuk është përzgjedhur mund t’i drejtojë ankesë dekanit tw fakultetit brenda dy ditëve nga dalja e vendimit. Dekani i fakultetit ngre një komision rivlerësimi, vendimi i të cilit është i formës së prerë.

37.15.Lista përfundimtare shpallet një javë para fillimit të kursit.

37.16.Kandidati që nuk ka fituar një herë mund të konkurojë përsëri në vitin e ardhshëm.

Neni 38 Procedurat e pranimit

38.1.Pranimi i dokumentacionit

a) Grumbullimiidosjevefillonnëpëriudhën20gushtderi20shtator
b) Të gjitha dokumentet për konkurim duhen dorëzuar nga vetë i interesuari në sekretarinë mwsimore. Nuk pranohet dërgimi i dokumenteve me e-mail, fax

ose me postë.

38.2.Proçedura e përzgjedhjes së kandidatëve dhe e komunikimit të vendimit: Proçesi i shpalljes së fituesve që duhet të mbarojë nga dt. 20 shtator – 30 shtator.

38.3. Proçedura e përzgjedhjes ndahet në këto faza:

a) Faza e parë: Vlerësimi akademik i kandidatëve/ përzgjedhja e kandidatëve.

Drejtuesi i programit tw studimit “Master profesional” propozon Komisionin Akademik i cili miratohet nga Kryetari i Këshillit Drejtues të programit twstudimit “Master profesional” dhe që ka për detyrë të përzgjedhë ata që kanë treguesit më të lartë duke i vlerësuar treguesit e tyre sipas kritereve të pranimit dhe kritereve të vlerësimit akademik.

a) Faza e dytë: Intervistimi i kandidatëve.

Kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni Akademik i nënshtrohen një interviste për të cilën është përgjegjës Komisioni i Intervistimit. Ky komision propozohet nga Dekani dhe miratohet nga Kryetari i Këshillit Drejtues. Komisioni i vlerëson kandidatët në bazë të kritereve të caktuara.

Faqe 18 nga 24

page19image1904
page19image2072
page19image2232

b) Faza e tretë: Përzgjedhja e kandidatëve fitues.

Bazuar në rezultatet e dy vlerësimeve, Komisioni i Pranimit, i propozuar nga Drejtori dhe i miratuar nga Këshilli Drejtues i shkollës, përzgjedh kandidatët fitues. Fitues shpallen kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e kuotës së parashikuar të pranimit.

c) Faza e katërt: Komunikimi i vendimit
Në këtë fazë shkolla i dërgon secilit kandidat një letër me njoftimin e vendimit

të pranimit, të mospranimit ose të përfshirjes në listën pritëse.

38.4.Drejtuesi i programit tw studimit “Master profesional” shpall vendimin e motivuar të pranimeve ose mospranimeve në programin e studimit.

38.5.Ankesat kundër vendimit të pranimit bëhen në Dekanatin e Fakultetit, i cili shpall vendimin e tij brënda 5 ditëve nga paraqitja e ankesës.

Neni 39 Dokumentacioni i pranimit

39.1.Kandidati që kërkon të ndjekë studimet nw programin e studimit “Master profesional” duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  1. Diplomë e shkollës së lartë.
  2. Dëftesë e notave e nivelit Bachelor, (autentike ose të fotokopjuar dhe të noterizuar).
  3. Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
  4. CurriculumVitae.
  5. Kërkesë me shkrim dhe letër motivimi ku të shprehë qartë qëllimin e ndjekjes së studimeve në programin e studimit.
  6. Rekomandim nga një institucion ose nga dy studiues të specialitetit përkatës me titull ose gradë shekncore persona të cilët i njohin aftësitë akademike, profesionale, kërkimore dhe personale të kandidatin.
  7. Çertifikatë provimesh ose kursesh kualifikimi ose fotokopje të noteruar të tyre dhe botime të realizuara nga kandidati nëse ka.
  8. Mandat pagesën e regjistrimit.KREU VIII

Faqe 19 nga 24

page20image1904
page20image2072
page20image2232

STUDENTËT

Neni 40 Statusi i studentit

40.1.Kandidati fitues i konkursit të pranimit ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik për të cilin konkuroi nëse regjistrohet në Sekretarinë Mësimore të KUR brenda afateve të parashikuara. Me regjistrimin ai fiton statusin e studentit pasuniversitar dhe të gjitha të drejtat që burojnë prej tij.

40.2.Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës ose me përjashtimin e personit nga KUR.

Neni 41
Të drejtat e studentëve

Studentët pasuniversitarë kanë këto të drejta:

  1. a)  Të udhëhiqen nga rregulla dhe proçedura të formuluara qartë dhe të justifikuara në aspektin akademik.
  2. b)  Të jenë të mbrojtur nga diskriminimi i çdo lloji ose nga ndonjë kriter i papërshtatshëm i vlerësimit akademik.
  3. c)  Të kenë në dispozicion të gjithë informacionin që u takon të kenë për të gjitha çështjet akademike dhe veprimtarinë e shkollës.
  4. d)  Të përdorin pajisjet e shkollës, sipas rregullave përkatëse për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tyre shkencor, bibliotekën dhe Internetin;
  5. e)  Të paraqesin pikëpamjet e tyre pa frikë nga ndëshkimi.
  6. f)  Të përfaqësohen në organet drejtuese të shkollës.
  7. g)  Të marrin pjesë në vlerësimin e veprimtarisë së shkollës.
  8. h)  Të refuzojnë të kryejnë detyra që nuk lidhen me zhvillimin akademik dhe profesional.Neni 42 Përgjegjësitë e studentëve

Studentët pasuniversitarë kanë këto përgjegjësi:

Faqe 20 nga 24

page21image1904
page21image2072
page21image2232
  1. a)  Të njohin dhe të zbatojnë Rregulloren e programit tw studimit “Master profesional” dhe të KUR, kërkesat e planit dhe të programeve mësimore dhe të jenë të vetëdijshëm për zbatimin e tyre, në të kundërt shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.
  2. b)  Të sillen në një mënyrë të pjekur, profesionale, qytetare në tërë ndërveprimet në shkollë dhe në universitet me drejtuesit, personelin alademik dhe administrativ, studentët e tjerë dhe bashkëpunëtorët e shkollës.
  3. c)  Të përmbushin në kohë të gjitha kërkesat dhe detyrimet e programeve mësimore, të praktikës dhe të tezës.
  4. d)  Të kontribuojnë në zhvillimin e shkollës dhe krijimin e një klime pozitive në shkollë.
  5. e)  Të respektojnë kohën e pedagogëve.
  6. f)  Të paguajnë taksën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit në afatet e caktuara.
  7. g)  Të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të shkollës nga ana e tyre, dëmi material që mund ti shkaktojnë shkollës zhdëmtohet në masën që e gjykon Këshilli Drejtues i programit tw studimit “Master profesional”.Neni 43
    Përgjegjësitë e institucionit për studentët
    1. 43.1.  KUR u jep studentëve gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me Rregulloren e brendshme, strategjinë e zhvillimit të institucionit, kriteret e pranimit, planin dhe programet mësimore, rregullat e vlerësimit, rregullat e praktikës, rregullat e mbrojtjes së tezës, tarifën e shkollimit.
    2. 43.2.  Respekton të gjitha kriteret profesionale, shkencore dhe pedagogjike për mësimdhënien, praktikën, kërkimin dhe vlerësimin.
    3. 43.3.  Nxit studentët të marrin pjesë në veprimtaritë universitare.
    4. 43.4.  U asiston studentëve në plotësimin e kërkesave që lidhen me zbatimin e planit mësimor.
    5. 43.5.  Krijon kushtet e përshtatshme për realizimin e programit (siguron mjediset, rrjetin e informacionit, vë në di spozicion bibliotekën, mjete mësimore dhe teknologjinë elektronike).KREU IX MASAT DISIPLINORE

Faqe 21 nga 24

page22image1904
page22image2072
page22image2232

Neni 44

44.1.Shkelje e rregullave të shkollës quhen të gjitha veprimet e kryera nga ana e subjekteve që veprojnë në shkollë dhe që cënojnë personalitetin e subjekteve të tjera që veprojnë në shkollë.

44.2.Si veprime të ndëshkueshme quhen falsifikimi i dokumentave të ndryshme, kopjimi në provime, plagjiatura në punime shkencore, aktet e rrugaçërisë, të vjedhjes, shkelja e rregullores etj.

44.3.Ndaj personave që kryejnë këto veprime merren këto masa disiplinore:

a) vërejtje me shkrim
b) përjashtim nga shkolla për një vit c) përjashtim nga KUR.

44.4.Asnjë ndëshkim nuk mund të zbatohet pa u dëgjuar më parë personi që do të ndëshkohet.

44.5.Vendimet e Këshillit Drejtues mund të ankimohen pranë rektoratit brenda pesë ditëve nga dita e komunikimit të tyre. Ankimi i bërë nuk pezullon zbatimin e masës.

44.6.Masat disiplinore për personelin e akademik dhe administrativ merren sipas Kodit të Punës.

KREU X FINANCIMI I PROGRAMIT

Neni 45 Burimi i financimit

45.1.Programi i studimit “Master profesional” mbahet me vetëfinancim. Të ardhurat e saj formohen nga tarifa e shkollimit e paguar nga studentët, tarifa e regjistrimit për konkurim dhe nga të ardhurat e tjera të ligjshme.

45.2.Kolegji ka të drejtë të pranojë ndihma financiare që lidhen me objektin e veprimtarisë së saj në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 46

Tarifa e shkollimit

Faqe 22 nga 24

page23image1904
page23image2072
page23image2232

47.1.Tarifa e shkollimit për programin e studimit “Master profesional” propozohen nga Këshilli Drejtues në bazë të kostos dhe miratohet nga Bordi i Administrimit.

47.2.Tarifa e shkollimit prej lek në vit mund të paguhet me këste sipas vendimit të Drejtusit të programit tw studimit “Master profesional”.

47.3. Tarifa e regjistrimit për konkursin e pranimit.

Secili kandidat që dëshiron të regjistrohet për konkursin e pranimit nëprogramin e studimit “Master profesional” duhet të paguajë në ditën e regjistrimit një tarifë të caktuar. Kjo tarifë regjistrimi është e pakthyeshme për kandidatët që nuk fitojnë të drejtën e studimit. Fletëpagesa e tarifës së regjistrimit duhet të shoqërojë dokumentin e aplikimit dhe të përfshihet në dosjen e kandidatit.

47.4. Përdorimi i të ardhurave nga tarifa e shkollimit dhe tarifa e regjistrimit

  1. a)  Të ardhurat e siguruara nga tarifa e shkollimit përdoren për të mbuluar shpenzimet për shërbime operative, për investime, për shpërblime të personelit akademik, të personelit administrativ të shkollës dhe për të mbuluar veprimtaritë e shkollës të parashikuara në nenin 7 të kësaj Rregulloreje.
  2. b)  Të ardhurat nga tarifa e regjistrimit për konkurim përdoren për të mbuluar të gjitha veprimtaritë për zhvillimin e konkursit të pranimit.
  3. c)  Përfitimi i studentëve nga pagesa e tarifës së shkollimit përfshin: dokumentet zyrtare për ta, shfrytëzimin e bibliotekës, të internetit dhe pajisjet e tjera teknike dhe elektronike të shkollës. Kjo tarifë nuk mbulon shpenzimet individuale të shkollimit, si shpenzimet për tekste, për fotokopjim materialesh, për vizita studimore.KREU XI PRONËSIA INTELEKTUALENeni 47

Programi i studimit “Master profesional” ka të drejtën e pronësisë intelektuale dhe të drejtën e autorësisë për kërkimet, për botimet, për videot, projektet dhe produktet e tjera të përgatitura nga personeli dhe studentët e saj.

KREU XIII VLERËSIMI I SHKOLLËS

Faqe 23 nga 24

page24image1904
page24image2072
page24image2232

Neni 48

48.1. Kolegji kryen çdo dy vjet vlerësimin e brendshëm.
48.2. Kolegji kërkon akreditimin në afatet e parashikuara me ligj.

KREU XIV
VULA ZYRTARE DHE LOGO E KOLEGJIT

Neni 49

49.1. KUR ka vulën zyrtare sipas modelit të miratuar nga organi kompetent. 49.2. Të drejtën e vulës zyrtare e ka Rektori.
49.3. Programi i studimit “Master profesional” ka logon e tij.

KREU XV DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 50
Miratimi dhe zbatimi i Rregullores

Kjo rregullore hyn ne fuqi ne diten e miratimit te saj ne Senatin Akademik të KUR dhe zbatimi i saj sigurohet nga rektori dhe drejtuesit e njësive.

REKTORI Prof. Dr. Petrit KOTORI

Faqe 24 nga 24