RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE

page1image1920
page1image2088
page1image2248

REPUBLIKA E SHQIPERISEKOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RREGULLORE

PËR
ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE

(Miratuar me Vendimin nr. 19, datë 01.08.2017, të Senatit Akademik)

Vlorë, 2017

1

Neni 1 Objekti i rregullores

Kjo rregullore përcakton rregulla për përgatitjen, organizimin, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultateve te zgjedhjeve për organet drejtuese në Kolegjin Universitar “REALD”.

Neni2 Baza ligjore

Kjo rregullore mbështetet ne Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor ne institucionet e arsimit te larte ne Republikën e Shqipërisë” dhe Statutin e Kolegjit.

Neni 3 Parimet e përgjithshme

  1. Zgjedhjet për organet drejtuese te Kolegjit jane periodike, cdo 4 vjet.
  2. Zgjedhjet behen me votim te lire, te fshehte, te barabarte dhe te drejtperdrejte, sipas rregullave te parashikuara ne kete rregullore.
  3. Zgjedhesit e ushtrojne lirisht te drejten e votes.
  4. Cdo zgjedhes ka te drejten e nje vote te vetme per zgjedhjen e cdonjerit prej autoriteteve ose anetareve te organeve drejtuese.
  5. Kur kandidon nje kandidat i vetem, ky i fundit shpallet fitues me jo me pake se 50 perqind plus nje te votave te vlefshme. Nese kandidatet nuk arrijne te fitojne nje numer te tille votash, 15 dite pas dites se zgjedhjeve zhvillohet nje raund i dyte, pas te cilit nese kandidati i vetem nuk fiton 50 perqind plus nje te votave te vlefshme, shpallen zgjedhje te reja.
  6. Ne rastin kur per anetare te Senatit Akademik konkurrojne me shume kandidate se sa numri i mandateve te caktuara per njesine kryesore perkatese, fitues shpallen kandidatet qe fitojne numrin me te madh te votave te vlefshme te zgjedhesve qe marrin pjese ne votim. Per kandidatet qe fitojne numer te barabarte votash, zgjedhja per anetar te Senatit Akademik behet me short. Shorti organizohet dhe realizohet nga Komisioni i Zgjedhjeve.
  7. Ne rastin kur mbeten vende vakante per anetare ne Senatin Akademik, per arsye se numri i kandidateve eshte me i vogel se numri i mandateve, ne njesine kryesore perkatese zhvillohet nje raund i dyte zgjedhjesh, 15 dite kalendarike pas dites se zgjedhjeve. Per kete raund kane te drejte te regjistrohen kandidate te tjere qe i plotesojne kerkesat e parashikuara ne Ligjin nr. 80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne institucionet e arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise” dhe kerkesat e kesaj rregulloreje.

Neni 4
Periudha zgjedhore dhe thirrja e zgjedhjeve

Dita e fillimit te procesit zgjedhor dhe dita e zgjedhjeve caktohet dhe shpallet nga Rektori i Kolegjit.

Neni 5 Komisioni i Zgjedhjeve (KZ)

Zgjedhja e anetareve te KZ eshte detyre dhe pergjegjesi e Senatit Kolegjit.

Neni 6Qendrat e Votimit

Akademik të

Prane Kolegjit caktohen Qendrat e Votimit nga KZ. Si rregull, cdo qender votimi ka deri ne 1000 (nje mije) zgjedhes, te te gjitha trupave zgjedhore, perfshire studentet. Ne rast se njesia kryesore ka me shume se 1000 (nje mije) zgjedhes, KZ mund te caktoje me shume se nje qender votimi.

Neni 7
Zgjedhesit dhe pergatitja e listes se zgjedhësve

Ne zgjedhjet për anatrë të senatit akademik listat e zgjedhësve përbehet nga anetaret e personelit akademik me kohe te plote te njesive kryesore. Anetaret e personelit akademik dhe studentet qe ndjekin studimet ne ciklin e pare dhe ciklit e dyte.

Organ pergjegjes per hartimin e listes se zgjedhesve jane strukturat e burimeve njerezore te Kolegjit, ndersa per studentet, sekretarite mesimore përkatëse.

Neni 8
Kriteret per anetaret e senatit akademik

Kandidatet per anetar te Senatit Akademik, duhet te plotesojne kriteret e përcaktuara ne kete rregullore dhe ne Ligjin nr. 80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne institucionet e arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise”.

Kandidatet per anetar te Senatit Akademik i perkasin kategorise “Profesor” ose kane graden shkencore “Doktor” (“PHD”), te fituar prane universiteteve te vendeve anetare te OECD-se ose BE-se. Ne mungese te kandidateve me kete titull dhe per efekt perfaqesimi, kategoria e tyre mund te zbrese, sipas percaktimeve te bera ne statutin e Kolegjit.

3

Kandidatet per anetar te Senatit Akademik i perkasin kategorise student te ciklit te pare dhe te ciklit te dyte. Ne rastet kur nje student i zgjedhur ne senatin akademik perfundon studimet universitare ose humbet statusin e studentit, ai zevendesohet nga kandidati pasardhes ne renditje, per nga numri i votave te grumbulluara ne zgjedhjet e fundit, deri ne perfundim te mandatit te nisur.

Neni 9 Dokumentacioni per kandidim

1. Dokumentacioni per kandidim nga kandidatet dorezohet ne KZ dhe përmban:

  1. Kerkesen per kandidim, e cila permban, emrin; atesine; mbiemrin; datelindjen; gjinine; shprehjen e vullnetit per kandidim;
  2. deklarimin qe nuk eshte i denuar me vendim gjyqesor te formes se prere per vepra penale;
  3. deklarimin se nuk ka shkak per te qene objekt i Ligjit nr. 138/2015 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike” dhe Ligjit nr. 45/2015 “Per te drejten e informimit per dokumentet e ish-sigurimit te shtetit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise”.

2. Dokumentet e kandidimit per studentet dorezohen ne KZ, dhe permbajne:

a. Kerkesen per kandidim, e cila perfshin, emrin, atesine, mbiemrin, datelindjen, gjinine dhe shprehjen e vullnetit per kandidim.

Neni 10
Perfaqesimi i njesive kryesore dhe studentëve ne Senatin Akademik

Numri i antareve të Senatit Akademik të cilët do të përzgjidhen janë: 2 përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore (+ 1 Dekani i këtij fakultet si pozicion, për të cilin nuk ka zgjedhje), 1 përfaqësues nga Fakulteti i Ekonomisë (+ 1 Dekani i këtij fakultet si pozicion, për të cilin nuk ka zgjedhje), si dhe 1 përfaqësues i studentëve.

Neni 11
Vendndodhja e komisioneve zgjedhore dhe vendeve te numerimit te votave

1. Vendndodhja e komisoneve zgjedhore percaktohet sipas rregullit te meposhtem:

a) Selia e KZ vendoset ne godinen qendrore te Kolegjit.

2. Vendet e numerimit te votave percaktohen sipas rregullit te meposhtem:

a) Votat per anetar te Senatit Akademik, numerohen ne nje salle ne godinen qëndrore të Kolegjit

b) Vendet e numerimit te votave duhet te jene salla me permasa te medha, te cilat te krijojne mundesine, per zhvillimin normal te procesit te numerimit te votave.

Neni 31
Pergatitja e dokumentacionit zgjedhor

Per zgjedhjet per Senatin Akademik, janë dy fletëvotimi:
a) Fletevotimi per anetar te Senatit Akademik nga personeli akademik; b) Fletevotimi per anetare te Senatit Akademik, perfaqesues i studenteve;

Fleta e votimit pergatitet prej KZ. Informacioni qe permban fleta e votimit eshte:

a) Ne krye te fletes se votimit vendoset emertesa per te cilin do te perdoret;

b) Emri, atesia, mbiemri, per kandidatet e regjistruar per organin drejtues perkates, te cilet renditen sipas rendit alfabetik;

c) Ne rastin kur per anetar i Senatit Akademik eshte regjistruar dhe konkurron vetem nje kandidat, ne fleten e votimit krahas emrit te tij vendosen alterantivat per votim “Pro” ose “Kunder”;

e) Fleta e votimit per studentet ka te shkruar “Per student”.

Neni 37
Vleresimi, numerim i votave dhe nxjerrja e rezultatit per zgjedhjen per anetare ne Senatin Akademik

Procedurat per vleresimin, numerimin dhe nxjerrjen e rezultatit per anetare ne Senatin Akademik kryhen prej KZ-se, ne nje salle te caktuar prej saj dhe qe ndodhet ne mjediset e Kolegjit.

Neni 38 Ankimet

5

Cdo kandidat pjesemarres ne zgjedhjet per anetar ne Senatin Akademik ka te drejte te ankohet ne KZ, brenda 2 diteve kalendarike, nga data e shpalljes se vendimit.

Cdo vendim i KZ eshte i ankimueshem ne Bordin e Administrimit brenda 2 diteve nga dita e shpalljes se vendimit. Bordi i Administrimit shprehet me vendim te arsyetuar brenda 5 diteve pune.

Neni 41 Dispozita te fundit

Me perfundimin e procesit KZ shpall rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve per Senatin Akademik te Kolegjit, si dhe kategorite e tjera sipas percaktimeve te kesaj rregullore.

KZ i percjell Rektorit vendimin per shpalljen e fituesit rektor te institucionit te Arsimit te Larte publik.

I gjithe dokumentacioni zgjedhor ruhet ne arshiven e Kolegjit ne baze te rregullave te percaktuara ne kuadrin ligjor per administrimin, ruajtjen dhe arshivimin e dokumentacionit. Fletet e votomim asgjësohen pas 3 muajsh pas shpalljes të rezultatit te votimit.

Neni 42

Miratimi dhe zbatimi i Rregullores

Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e miratimit të saj në Senatin Akademik të KUR dhe zbatimi i saj sigurohet nga Rektori.

REKTORI Prof. Dr. Petrit KOTORI