URDHËR
Nr. 1, datë 30.10.2020

PËR

“ZHVILLIMIN E PROCESIT MËSIMOR ONLINE, PËR VITIN AKADEMIK 2020 – 2021”

 

Bazuar në nenin 37 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; në nenet 98 e 99 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”; nenin 9, të Statutit të Kolegjit Universitar “Reald”, miratuar me Urdhër nr. 147, datë 13.03.2017 të ministrit të Arsimit dhe Sportit; si dhe në Shkresën nr. 5838/2, datë 30.10.2020, “Mbi fillimin e vitit akademik 2020-2021”, të ardhur nga MASR:

Për arsye të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19:

URDHËROJ :

1. Perocesi mësimor në të gjitha njësitë kryesore dhe njësitë bazë në Kolegjin Universitar “Reald”, të zhvillohet online në mënyrë virtuale (në distancë).

2. Zhvillimi i procesit mësimor online të bëhet duke filluar më datë 02.10.2020 e deri në daljen e një vendimi të dytë.

3. Zhvillimi i procesit mësimor online të bëhet në platformën online Google Clasroom.

4. Procedurat e zhvillimit të procesit mësimor online për të gjitha programet e studimit të realizohen sipas ngarkesës mësimore të vitit akademik 2020 – 2021.

5. Çdo pedagog të marrë masa për zbatimin e kësaj procedure:

a. Krijon grupin virtual të programit të studimit me studentët e grupit, sipas planit mësimor;

b. Jep udhëzime, materiale, leksione në formate të ndryshme për grupin e krijuar, lidhur me përvetësimin e lëndës përkatëse. Formatet e materialeve mund të jenë në “word”, “pdf”, “powerpoint”, “excel”, “video” (në formatin live stream ose të regjistruara);

c. U përgjigjet pyetjeve të studentëve për çështje të ndryshme të mësimit;

d. Jep detyra ushtrime dhe ndjek ecurinë e përgatitjes së detyrave të kursit;

e. Informon përgjegjësin e njësisë bazë për ecurinë e zhvillimit të mësimit online;

g. Dokumenton zhvillimin e mësimit në evidencat përkatëse.

6. Ngarkohen dekanët, përgjegjësit e departamenteve dhe stafi akademik për ndjekjen e zbatimit të këtij Urdhëri.

7. Ngarkohet personeli ndihmësakademik Znj. Rabianka SHKOZANJ (E-mail: rshkozanj@gmail.com, cel: 0684319385) të asistojë stafin akademik, të lehtësojë zhvillimin online të procesit mësimor dhe të dërgoj në adresat e studentëve/pedagogëve Manualin përkatës për përdorimin e platformës Google Clasroom.

Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

REKTORI

 Prof. Dr. Spiro CAUSHI