Bando 2023 – 2024

Il seguente BANDO riservato ai cittadini dell’Unione Europea

 

Bando 2023 – 2024

 


 

FORUM SHKENCOR RAJONAL
“SFIDAT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR VLORË”

KOLEGJI UNIVERSITAR REALD &  ZYRA ARSIMORE VENDOREVLORË-HIMARË

ORGANIZOJNË

FORUMIN SHKENCOR RAJONAL
DATA E FORUMIT: 29 PRILL 2023
AFATI PËR DORËZIMIN E ARTIKULLIT: 23 PRILL 2023
NJOFTIMI PWR PRANIMIN E PUNIMIT: 27 PRILL 2023
GJUHA E ARTIKULLIT: SHQIP
ADRESA E DORËZIMIT TË ARTIKULLIT: buletini@unireald.edu.al

 

 

 

 

 

 

DETAJET E ORGANIZIMIT   BROSHURA


INTERNATIONAL SEMINAR

Sustainable Coopetition Between Italian and Albanian Academic Contexts.

Which instruments from EU?

 

 Participate

 Merr pjese ne Seminar

Lista e Fituesve te Raundit te Pare Unireald

 Lista e Studenteve te Raundit 1

Programet e reja që mundëson UNIREALD


Kalendari Akademik 2021 – 2022       

KALENDARI AKADEMIK

Viti Akademik 2021-2022

SEMESTRI I  (15 Jave) 18 TETOR 2021 – 11 SHKURT 2022
Semestri I (Pjesa e parë, 10 javë) 18 Tetor – 24 Dhjetor
Dita e parë e vitit akademik E hënë, 18  Tetor
Dita e Pavarësisë (pushim me 30 nentor) E Diel, 28 Nentor
Dita e Çlirimit (pushim, më 1Dhjetor) E Hene,29 Nëntor
Dita e Rinisë E Merkure, 8 Dhjetor
Pushimet e dimrit (2 javë) 25 Dhjetor – 9 Janar 2022
Semestri I (Pjesa e dytë, 5 javë) 10 Janar – 11 Shkurt
Sezoni I provimeve te mbartura 31 Janar – 4 Shkurt 2022
Dita e fundit e semestrit I E premte, 11 Shkurt 2022
Sezoni I provimeve Semestrit I (3 Javë) 14 Shkurt – 4 Mars 2022
Sezon I Dimrit I Mbrojtjes se diplomës 7 Mars – 11 Mars 2022
SEMESTRI II(15 javë) 7 MARS  – 17 QERSHOR 2022
Dita e Verës E Hene, 14 Mars
Dita e Nevruzit E  Martë, 22 Mars
Dita e PashkësKatolike, (pushim, më 18 Prill) E diel, 17 Prill
Dita e Pashkës Ortodokse, (pushim, më 25 Prill) E diel, 24 Prill
DitaNdërkombëtare e Punës (pushim, më 3 Maj) E Djelë, 1 Maj
Provimet e ndermjetme 9 Maj – 13 Maj
Sezoni I provimeve te Mbartura 30 Maj -3 Qershor
Dita e fundit e semestrit II E premte, 17Qershor
Sezoni I provimeve të semestrit II (3 javë) 20 Qershor – 8 Korrik
Dita e Kurban Bajramit  9 Korrik 2022
Sezoni I Mbrojtjes se Diplomës 12 – 19 Korrik
Sezoni I  Riprovimeve 12 – 23 Shtator

Kalendari Akademik

                 

 


Corsi In Lingua Italiana


 

Orari i Provimeve të Simestrit të Dytë

Orari i Fakultetit te Ekonomisë

Fakulteti I Ekonomise


Orari i Departamentit te Shkencave Teknike Mjekesore (Bachelor & Master Profesional)

Shkencat Teknike Mjekesore + MP Infermieri


Orari i Departamentit te Stomatologjisë

Departamenti i Stomatologjis


Orari i Provimeve te Farmacisë

Orari i Provimeve Farmaci

 


Njoftim!

PLAN MASASH, PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE DHE MBYLLJEN E VITIT AKADEMIK 2020-2021, NË KOLEGJIN UNIVERSITARE “REALD”.

Plan Masash Per Zhvillimin e Provimeve

(Klikoni buttonin per te shfaqur materialin)


 

Njoftim !Ministria e Mbrojtjes

Ju informoj se; në faqien zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes mod.gov.al , është publikuar Njoftim i Qendrës së Personel rekrutimit, kërkon të rekrutojë 50 kandidat, për ndjekjen e studimeve të Kursit të Oficerit të Ri, për vitin akademik 2021 – 2022.
Kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:

Kriteret dhe Kerkesat

 

Duke shpresuar në mirkuptimin dhe dëshirës për bashkëveprim.
Ju falemnderit për mirkuptimin!
Shefi i Seksionit të Rekrutimit të qarkut Vlorë
Nikollaq Leraj
Tel.0694202430
Adresa: Ish Shkolla e Aviacionit Vlorë

 

 THIRRJE PËR MATURANTËT / APLIKANTËT

 

Të dashur maturantë / aplikantë!

 

Aplikimet për vitin akademik 2020 – 2021 kanë filluar.

Aplikoni tani.

Zgjidhni mundësinë Tuaj më të mirë. Zgjidhni Kolegjin Universitar “REALD” si preferencën Tuaj të parë.

Aplikimet për raundin e parë të regjistrimeve nisin më datë 29 Korrik 2020 dhe përfundojnë më datë 03 Gusht 2020.

Aplikimet kryhen online nëpërmjet portalit të maturantit në U-ALBANIA. (https://ualbania.arsimi.gov.al).

 

Ju mund të zgjidhni programet:

  1. Program i integruar Msc. në “Farmaci”
  2. Bachelor në “Teknik Laboratori në Mjekësi”
  3. Bachelor në “Higjenist Dentar” (në gjuhën italiane).
  4. Program profesional 2-vjeçar në “Ndihmës Dentar”
  5. Bachelor në “Financë”
  6. Bachelor në “Menaxhim”
  7. Program profesional 2-vjeçar në “Asistent Administrativ”
  8. Master profesional në “Menaxhim Infermieror”
  9. Master profesional në “Fizioterapi”
  10. Master i shkencave në “Financë dhe Tregje Financiare”.
  • Për çdo pyetje apo paqartësi, Ju ftojmë të na kontaktoni në cdo moment në adresen e-mail: universitetireald@yahoo.com .
  • Sqarojmë se, në bazë të Udhëzimit nr. 15, datë 26.05.2020, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kandidatët që dëshirojnë të ndjekin program të dytë studimi që nuk janë në të njëjtin cikël studimi me ciklin në të cilin janë diplomuar më parë, aplikimin duhet ta bëjnë online me formulatët A1 dhe A1Z në portalin e maturës shtetërore matura.qsha.gov.al

 

Ju mirëpresim në Kolegjin Universitar “REALD”!

 

 

N J O F T I M

PËR PRANIM APLIKIMI PËR STAF AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË MJEKËSI, FIZIOTERAPI DHE FINANCË

 Kolegji Universitar “Reald”, njofton hapjen e aplikimeve për staf akademik, me kohë të plotë, për vitin akademik 2022 – 2023.

 Pranojmë aplikime për staf akademik  në fushën e Mjekësisë, Stomatologjisë, Farmacisë, Fizioterapisë dhe Financës. Aplikantët duhet të plotësojnë këtë kriter kryesor:

 Të kenë titull akademik “PROFESOR” / “PROF.AS” apo gradë shkencore “DOKTOR” në fushën e tyre të studimeve.

Aplikantët për staf akademik me kohë të plotë, duhet të dorëzojnë në zyrën e Burimeve Njerëzore, në Kolegjin Universitar “Reald”, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për staf akademik;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Kopje të diplomës së ciklit të parë/dytë të studimeve dhe e listës së notave, të noterizuar;
  4. Kopje e gradës shkencore/titullit akademik, të noterizuar;
  5. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit;
  6. Letër rekomandimi;
  7. Kopje e kartës së identitetit;
  8. Certifikata trajnimi apo pjesëmarrje në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare;
  9. Kopje të librezës së punës;
  10. Letër motivimi;
  11. Artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit;
  12. Një fotografi.

Ju lutemi për çdo sqarim drejtohuni në Zyrën e Burimeve Njerëzore në Kolegjin Universitar “Reald”.

E-mail: universitetireald@yahoo.com

Tel: 069 55 277 63 069 94 11 289  &  068 20 32 298

Ju mirëpresim!

R E K T O R I

Prof. Dr. Spiro CAUSHI

 

URDHËR Nr. 32, datë 20.03.2020

“PËR ZHVILLIMIN E PROCESIT MËSIMOR ONLINE NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “REALD”

Bazuar në nenin 37 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; në nenet 98 e 99 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”; nenin 9, të Statutit të Kolegjit Universitar “Reald”, miratuar me Urdhër nr. 147, datë 13.03.2017 të ministrit të Arsimit dhe Sportit; si dhe në Urdhrin nr. 91, datë 09.03.2020, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë; si dhe Vendimit nr. 31, datë 09.03.2020, të Senatit Akademik, “Për pezullimin e procesit mësimor në Kolegjin Universitar “Reald”, nga data 10 – 23 mars 2020 dhe zëvendësimin e tyre në ditët në vazhdim”,

Për arsye të zhvillimit të procesit mësimor online, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore (shpallur për parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19):

URDHËROJ :

  1. Procesi mësimor në të gjitha njësitë kryesore dhe njësitë bazë në Kolegjin Universitar “Reald”, të zhvillohet online në mënyrë virtuale.
  2. Zhvillimi i procesit mësimor online të bëhet duke filluar më datë 24.03.2020 e deri në daljen e një vendimi të dytë për fillimin e procesit mësimor në auditore me prezencë fizike.
  3. Procedurat e zhvillimit të procesit mësimor online do të realizohen si më poshtë:

Çdo pedagog i stafit akademik, sipas ngarkesës së semestrit të II, të vitit akademik 2019-2020:

  1. Përcakton një nga format online të komunikimit në grup, sipas përcaktimeve në këtë urdhër;
  2. Krijon grupin virtual të programit të studimit me studentët e grupit, sipas planit mësimor. Grupi virtual i studimit krijohet me të gjithë, apo më shumicën e studentëve të atij grupi studimi;
  3. Jep udhëzime, materiale, leksione në formate të ndryshme për grupin e krijuar, lidhur me përvetësimin e lëndës përkatëse. Formatet e materialeve mund të jenë në “word”, “pdf”, “powerpoint”, “excel”, etj;
  4. U përgjigjet pyetjeve të studentëve për çështje të ndryshme të mësimit;
  5. Jep detyra dhe ushtrime lidhur me lëndët në varësi të veçantive të secilës lëndë;
  6. Ndjek ecurinë e përgatitjes së detyrave të kursit, si dhe të studentëve që po përgatitin tezat e diplomës;
  7. Informon përgjegjësin e njësisë bazë për ecurinë e zhvillimit të mësimit online;
  8. Dokumenton zhvillimin e mësimit në evidencat përkatëse;
  9. Sistemet virtuale të komunikimit në grup, për zhvillimin e procesit mësimor online, të zgjidhen nga pedagogët duke marrë në konsideratë interesat e lëndës respektive, si më poshtë:

– Google Clasroom;

– WhatsApp;

– Viber;

– E-mail;

– Facebook;

– Skype;

– Të tjera.

  1. Ngarkohen dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve për ndjekjen e zbatimit të këtij Urdhëri.
  2. Personeli ndihmës-akademik mbështet dhe lehtëson zhvillimin online të procesit mësimor.
  3. Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

REKTORI

Prof. Dr. Spiro CAUSHI

VENDIM Nr. 31, datë 09.03.2020

“PËR PEZULLIMIN E PROCESIT MËSIMOR NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “REALD”, NGA DATA 10 – 23 MARS 2020 DHE ZËVENDËSIMIN E TYRE NË DITËT NË VAZHDIM”

 Bazuar në nenin 37 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; në nenet 98 e 99 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”; nenin 9, të Statutit të Kolegjit Universitar “Reald”, miratuar me Urdhër nr. 147, datë 13.03.2017 të ministrit të Arsimit dhe Sportit; si dhe në Urdhrin nr. 91, datë 09.03.2020, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

Për arsye të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 (Coronavirus), Senati Akademik në Kolegjin Universitar “Reald”,

V E N D O S I :

  1. Pezullimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore dhe njësitë bazë në Kolegjin Universitar “Reald”, nga data 10.03.2020 deri më datë 23.03.2020. Mësimi do të rifillojë më datë 24.03.2020.
  2. Dekanët dhe shefat e departamenteve të hartojnë grafikun e zëvendësimit të procesit mësimor, pas datës 24.03.2020.
  3. Senati Akademik dhe Rektorati do të mblidhen vetëm në rast se Rektori e gjykon se ka çështje emergjente për të diskutuar
  4. Për zbatimin e këtij Vendimi, ngarkohen dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve në Kolegjin Universitar “Reald”.
  5. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I SENATIT

 Prof. Dr. Spiro CAUSHI

SI TË APLIKONI NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “REALD”

 Hapat që duhen ndjekur dhe afatet për t’u regjistruar në Kolegjin Universitar Reald

Aplikimi do të kryhet në lidhjen vijuese: qsha.gov.al

Aplikimet mund të bëhen jo vetëm nga maturantët e këtij viti akademik, por edhe nga maturantët që janë diplomuar vite më parë.

Këtu janë disa hapa praktikë se si të aplikoni për studime në Kolegjin Universitar Reald.

Hapi 1: Aplikantët paguajnë tarifën në zyrat e Bankës Shqiptare ose në ndonjë bankë tjetër në shumë prej 2000 lekë (fatura mund të shkarkohet në faqen e internetit qsha.gov.al/).

Hapi 2 – Aplikantët japin pranimin e pagesës në sekretarët mësimdhënës të shkollës së mesme.

Hapi 3 – Aplikantët duhet të aplikojnë në lidhjen në internet: matura.qsha.gov.al.

Hapi 4 – Studenti mund të rendisë deri në 10 preferenca, por nëse dëshiron të studiosh me ne, duhet të na rendisësh zgjedhjen e parë dhe programin që dëshiron të studiosh.

Hapi 5 – Aplikantët fitues mund të vijnë në ambientet tona në mënyrë që të regjistrohen për shkallën që ata zgjodhën.

Kriteret e pranimit publikohen në faqen informuese të Ministrisë së Arsimit: Uebfaqja U-Albania.

Si të regjistroheni në programin e zgjedhur në Kolegjin Universitar Reald?

  1. Studentët që regjistrohen për herë të parë duhet të jenë të pranishëm në sekretar me dokumentacionin vijues:
  2. Dokumenti i identifikimit (ID ose pasaportë)
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës shtetërore të Maturës me raportin e notës, ose me një lloj tjetër diplome ose certifikate të marrë jashtë vendit, dhe që është vlerësuar nga Ministria e Arsimit.
  4. Deklarata e paraqitur në aneksin nr. 3.

 Me transferim:

  1. Dokumenti i identifikimit (ID ose pasaportë)
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës shtetërore të Maturës me raportin e notës, ose me një lloj tjetër diplome ose certifikate të marrë jashtë vendit, dhe që është vlerësuar nga Ministria e Arsimit.
  3. Vërtetim çregjistrimi nga institucioni tjetër,
  4. Programi i studimit,

 Programi i dytë:

  1. Dokumenti i identifikimit (ID ose pasaportë)
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës shtetërore të Maturës me listën e notave, ose me një lloj tjetër diplome ose certifikate të marrë jashtë vendit, dhe që është vlerësuar nga Ministria e Arsimit.
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës “Bachelor” së bashku me listën e notave.

Pse duhet të zgjedh për të studiuar në Kolegjin Universitar Reald?

Komunitetet universitare janë aktorë shumë të rëndësishëm të krijimit të kapitalit njerëzor dhe projektit të zhvillimit.

  1. Kolegji Universitar Reald ka hartuar një plan veprimi për të rritur inteligjencën e vendit, duke synuar një sinergji funksionale midis rritjes ekonomike dhe punësimit, dijes dhe teknologjisë bashkëkohore, reformimit të programeve akademike dhe profesionale. Gjatë vitit të kaluar akademik Kolegji Universitar Reald kaloi me sukses procesin e akreditimit nga Kompania Britanike. Kolegji u akreditua për një periudhë pesë vjeçare nga maksimumi gjashtë vjet.
  2. Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shkencave të Mjekësisë janë pjesë e studimit në kolegjin tonë dhe janë ndër sektorët që do të ndryshojnë të ardhmen e afërt në fushën e kujdesit shëndetësor, shërbimeve financiare dhe bujqësisë.
  3. Për të trashëguar transmetuar njohuritë në tregun e punës, kolegji ka hapur dy programe të reja dy vjeçare “Asistent dentar” dhe “Asistent Administrativ”. Ne synojmë të furnizojmë tregun me profesionistë të gatshëm për të hyrë në tregun e punës. Këto programe pranojnë studentë që nuk kanë kritere për GPA-në e më shumë se 6 për të hyrë në një program universitar Bachelor.
  4. Kolegji Universitar Reald ofron një proces mësimor të një niveli të lartë dhe i përgjigjet kritereve të kohës, dhe kontribuon me forcë për sfidat që ka arsimi i lartë, shoqëria shqiptare dhe zhvillimi i vazhdueshëm i Shqipërisë. Në kolegjin tonë do të gjeni infrastrukturën e nevojshme dhe një jetë të pasur dhe të shëndetshme studentore. Marrëveshjet që kolegji ka me Universitetin e Mjekësisë në Tirane, Universitetin e Vlorës Ismail Qemali janë tregues i besueshmërisë së këtyre institucioneve ndaj nesh.
  5. Komuniteti REALD karakterizohet nga studentë krijues, pasionantë dhe analitikë. Ata kanë një entuziazëm të pakufishëm për të mësuar dhe një aftësi për të përqafuar të riun. Ata e duan kolegjin Reald, një nga kolegjet më intelektuale në vend. Edukimi “Reald” karakterizohet nga bashkëveprimi i ngushtë midis studentëve dhe stafit akademik në një atmosferë të një shqetësimi të përbashkët akademik dhe të mësuarit aktiv. Mundësia për të bashkëpunuar me studentë kurioz dhe pasionant është një nga tiparet e jashtëzakonshme të përvojës akademike të Reald. Në “Reald”, studentët ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kujdesen për njëri-tjetrin.
  6. Të dashur prindër dhe familjet e studentëve, pritjet dhe sakrificat për edukimin e fëmijëve tuaj do të gjeni një partner të sigurt në Kolegjin Universitar REALD. Kostoja e arsimit për studentët që vijnë nga Vlora, Fieri, Berati është më e ulët se sa kërkohet për studime në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Kostoja e jetesës, akomodimit dhe transportit është më e ulët se sa ato që kërkohen kur studiojnë në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Për më tepër, Kolegji Universitar REALD u ofron ndihmë mjekësore falas familjeve të studentëve të saj në shërbime mjekësore si Fizioterapi, Stomatologji, etj. Edukimi i ofruar në Kolegjin Universitar REALD është pika fillestare e zhvillimit tuaj profesional. Ne do të punojmë shumë për të kontribuar në të ardhmen tuaj duke ju siguruar njohuritë, vlerat dhe cilësitë e duhura për të qenë profesionistët e ardhshëm të ndryshimit të cilët do të kontribuojnë në transformimin e vendit, vendit tuaj, vendit tonë.

Preavviso

Annunciamo l’avvio della collaborazione con UCM – United Campus of Malta con l’attivazione dei corsi di laurea in:

Dental Science” e “Fisioterapia

Detti corsi di studio sono di diritto maltese e abilitati al rilascio del titolo di laurea avente valore legale in tutti i paesi europei e in quelli del Commonwealth.

Il Collegio Universitario “Relad” interviene nell’accordo con la sola messa a disposizione dei propri laboratori e strutture didattiche al fine di organizzare lezioni, quelle maggiormente professionalizzanti, da tenere in Albania. Ciò in un’ottica di mobilità temporanea di studenti e di docenti e per favorire processi di internazionalizzazione delle istituzioni accademiche dei due paesi.

Di seguito il Link dei bandi par la partecipazione al concorso d’ammissione:

https://ucm.edu.mt/#test_in

Per informazioni è possibile chiamare il seguente numero:  0039 350 0816811 

Si të aplikoj?

Për vitin akademik 2020-2021 në Kolegjin Universitar REALD.
– Maturantët duhet të aplikojnë në linkun: http://qsha.gov.al/.
– Mund të rendisni deri në 10 preferenca, por duhet të zgjidhni si preferencë të parë Kolegji Universitar REALD dhe programin që ju doni të studioni.
– Maturantët fitues vijnë në sekretari për të vijuar me regjistrimin e tyre në degën e përzgjedhur. më shumë…


2 vjeçare që mundëson UNIREALD


Programet që mundëson UNIREALD


 Programet e reja që mundëson UNIREALD