CIKLET DHE TITUJT E STUDIMEVE UNIVERSITARE

 

Programet e studimeve në Kolegjin Universitar “Reald” organizohen në dy cikle të njëpasnjëshme studimi, përkatësisht:  Cikli i Parë dhe Cikli i Dytë i studimeve.

Programe studimi të Ciklit të Parë:

  1. Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet profesionesh e specialitetesh.
  2. Programet e studimeve të  ciklit  të  parë  realizohen me  180  kredite (ECTS, më tej kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike.
  3. Në përfundim  të  programeve  të  studimeve  të  ciklit  të  parë  lëshohet  diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Programtë Integruara studimi të Ciklit të Dytë:

  1. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë synojnë të japin njohuri bazë dhe të thelluara, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe specifike në një fushë të caktuar.
  2. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë realizohen me jo më pak se 300  kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është jo më pak se 5 vite akademike.
  3. Në përfundim  të programeve të  integruara të studimeve të ciklit të dytë lëshohet  diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Programe studimi të Ciklit të Dytë:

  1. Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30 – 40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën dhe kohëzgjatja normale etyre është 2 vite akademike.Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
  2. Programet e  studimeve  “Master  Profesional”  ofrojnë  arsimim  dhe  trajnim  të mirëfilltë profesional dhe realizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është përkatësisht 1 dhe dy vite akademike. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në fushën e arsimimit e të trajnimit profesional të kryer.