Departamenti i Farmacise

pROGRAME sTUDIMI TE AKREDITUARA

CURRICULA STUDIMI NDERKOMBETARE

Departamenti i Farmacise

🎓


LLOJI I PROGRAMIT TE STUDIMI

Program i Integruar 5 – vjecare

📝


Numri i Krediteve

300 Ects

🏛️


Departamenti

Departamenti i Farmacisë

🌎


Gjuha e Studimit

Shqip / Italisht

Departamenti i Farmacisë – Kolegji Universitar “REALD”

Departamenti i Farmacisë në Kolegjin Universitar “REALD” është një qendër akademike dhe kërkimore e përkushtuar ndaj përgatitjes së profesionistëve të kualifikuar në fushën farmaceutike. Me fokus në edukimin cilësor, kërkimin shkencor dhe inovacionin, Departamenti luan një rol kyç në avancimin e shkencës farmaceutike dhe kontributin në shëndetin publik.

Misioni dhe Objektivat

Departamenti synon të:

Forcojë bashkëpunimet akademike dhe profesionale me institucione kombëtare e ndërkombëtare.

Përgatisë farmacistë të aftë për të përballuar sfidat e sistemit shëndetësor dhe industrisë farmaceutike.

Rrisë ndërgjegjësimin mbi përdorimin e sigurt dhe racional të barnave.

Promovojë kërkimin shkencor dhe përfshirjen e studentëve në projekte inovative.

Nxisë transferimin e njohurive dhe teknologjisë për zhvillimin e farmacisë dhe bioteknologjisë.

Programi i Studimeve

Departamenti i Farmacisë ofron:

  • Programin e integruar të studimit 5-vjeçar “Master Shkencor” në “Farmaci”, i cili përgatit profesionistë të aftë për të punuar në sektorin farmaceutik, shëndetësor dhe kërkimor. Ky program i ndjek standardet evropiane dhe siguron njohuri të thelluara në farmakologji, teknologji farmaceutike dhe biomedicinë.
  • Trajnime dhe certifikime profesionale, duke mundësuar zhvillimin e vazhdueshëm të studentëve dhe profesionistëve të shëndetit.
  • Kërkim shkencor dhe inovacion, në bashkëpunim me institucione akademike dhe qendra kërkimore kombëtare e ndërkombëtare.

Ekselenca Akademike dhe Partneritetet

Departamenti i Farmacisë në “REALD” zhvillon programe akademike dhe kërkimore të avancuara, duke përdorur laboratorë modernë dhe metoda bashkëkohore mësimdhënieje. Nëpërmjet një qasjeje ndërdisiplinore dhe bashkëpunimeve strategjike, ai kontribuon në përgatitjen e specialistëve të ardhshëm të farmacisë dhe zhvillimin e sektorit farmaceutik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

01

Oferta

Larmia e Programeve

18

Programe Studimi

02

Review

Marrëveshjet

  • Institucioni ka krijuar bashkëpunime strategjike me universitete të njohura në Shqipëri dhe Evropë

03

Vizion

Ndikim pozitiv

Kolegji Universitar “REALD” synon të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë duke ofruar një arsimim cilësor dhe përgatitje për tregun e punës

Akreditimi

Standardet

Akreditimi Ndërkombëtar

Kolegji Universitar “REALD” është akredituar nga organizatat ndërkombëtare si British