Historiku i UNIREALD

Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” (në vijim ASAR) u licencua me Vendim Nr. 650, datë 14.09.2011, të Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” organizohet në dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Humane dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore me programet e studimit:

  • “Bachelor” në “Financë”.
  • “Bachelor” në “Menaxhim”.
  • “Bachelor” në “Marketing”.
  • “Bachelor” në “Infermieri“. 
  • “Master i Shkencave” në “Stomatologji”.
  • “Master i Shkencave” në “Farmaci”.

Me Urdhër Nr. 336, datë 13.8.2012, të ministrit të Arsimit, ASAR lejohet të çelë studimet ne programin:

  • “Bachelor” në “Fizioterapi” 
  • “Master profesional” në “Menaxhim Infermieror”.

Me Urdhër nr. 147, datë 31.03.2017, të ministrit të Arsimit dhe Sportit është miratuar statuti i ri dhe është ndryshuar emërtimi i institucionit nga ASAR, në Kolegji Universitar “Reald”.

Në vitin akademik 2018 – 2019, KUR ka hapur 5 (pesë) programe të reja, nga të cilat një program i ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në “Teknik laboratori në mjekësi”, dy programe të ciklit të dytë master, nga të cilët një program studimi “Master Profesional” në “Fizioterapi” dhe një program studimi“Master i Shkencave” në “Financë dhe Tregje Financiare”, si dhe 2 (dy) programe me karakter profesional, konkretisht  “Asistent Administrativ” në Fakultetin e Shkencave Humane, dhe  “Ndihmës Dentar” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore. Këto programe janë licensuar nga MASR me urdhrat e mëposhtëm:

Urdhër nr. 422, datë 16.07.2018, “Për hapjen e programit të studimit të ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në “Teknik laboratori në mjekësi”, në K.U “Reald”.

Urdhër nr. 421, datë 16.07.2018, “Për hapjen në Kolegjin Universitar “Reald”, të programit të studimit me karakter profesional në “Asistent Administrativ”.

Urdhër nr. 391, datë 10.07.2018, “Për hapjen në Kolegjin Universitar “Reald”, të programit të studimit me karakter profesional në “Ndihmës Dentar”.

Urdhër nr. 449, datë 25.07.2018, “Për hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional” në “Fizioterapi”, në Kolegjin Universitar “Reald”.

Urdhër nr. 420, datë 16.07.2018, “Për hapjen e programit të studimite të ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në “Financë dhe Tregje Financiare”, në Kolegjin Universitar “Reald”.

Gjithashtu, nga MASR janë riorganizuar edhe disa programe studimi, në programe të përbashkëta studimi me Universita degli Studi di Foggia/Itali. Këto riorganizime janë bërë

Urdhër nr. 457, datë 27.07.2018, “Për riorganizimin e programit të integruar të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Stomatologji dhe Proteza Dentare”, në Kolegjin Universitar “Reald”.

Urdhër nr. 463, datë 27.07.2018, “Për riorganizimin e programit të studimit të ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në “Infermieri”, në Kolegjin Universitar “Reald”.

Urdhër nr. 464, datë 27.07.2018, “Për riorganizimin e programit të studimit të ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në “Fizioterapi”, në Kolegjin Universitar “Reald”.

KUR funksionon në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në kuadrin rregullues të nxjerrë nga Ministria e Arsimit. Pjesë e kuadrit rregullues të funksionimit të Kolegjit janë edhe dokumentet e brendshme (statut, rregullore, udhëzime) të miratuara nga strukturat përkatëse vendimmarrëse (Bordi, Senati Akademik).

KUR përfaqëson një institucion të arsimit të lartë privat që bazuar në stratëgjinë e institucionit ofron programe studime në ciklin e parë dhe të dytë me kohë të plotë.

Studimet në ciklin e parë zgjasin tre vite akademike dhe plotësohen me 180 ECTS. Duke respektuar kërkesat e Kartës së Bolonjës, këto studime synojnë të pajisin studentët me njohuritë bazë mbi metoda dhe parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike praktike nëpërmjet kryerjes së praktikave profesionale. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën përkatëse. 

Programi i integruar i ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Famaci” ka kohëzgjatje normale 5 vite akademike, me 300 kredite (ECTS). Programi Master profesional në “Menaxhim Infermieror” 1 (një) vit akademik, me 60 kredite (ECTS).

Ndërsa  programi i integruar i ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Stomatologji dhe Proteza Dentare” ka kohëzgjatje normale 6 vite akademike (12 semestra),  me 360 kredite (ECTS).

Gjithashtu, KUR organizon dhe programe studimi 2 (dy) vjecar, në programet profesionale në “Asistent Administrativ” dhe “Ndihmë Dentar”, me nga 120 kredite (ECTS).