ZYRA E KËSHILLIMIT TË KARRIERËS

Një status të rëndësishëm në politikat dhe parashikimet strategjike të akademisë së studimeve të aplikuara reald zë zhvillimi i karrierës dhe punësimi i studentëve tanë. Zyra e Këshillimit të Karrierës, është në dispozicion të studentëve për të ndihmuar që secili prej tyre të zgjedh orjentimin dhe programin e duhur, në përputhje me prirjet, talentin dhe planin individual të karrierës.
Veprimtaria e zyrës së këshillimit të karrierës orjentohet drejtë informimit të studentëve dhe këshillimit të tyre që në momentin e rregjistrimit me çdo informacion në lidhje me programet e studimit të ofruara, avantazhet që secili prej tyre ofron, mundësitë e punësimit në të ardhmen, etj.

Gjthashtu, zyra e këshillimit të karrierës ofron asistencë për cdo student në disa drejtime kryesore si:

  • Zgjedhja e programit të studimit dhe paketa e lëndëve të secilit program;
  • Organizimi i praktikave dhe programeve të shkëmbimit sipas secilit program;
  • Përfshrja në aktivitete akademike dhe profesionale sipas secilit program;
  • Mundësitë e punësimit sipas secilit program studimi, etj.

Zyra e këshillimit të karrierës ndjek dhe mbështet ecurinë akademike dhe profesionale të studentëve, mundëson çdo informacion dhe oportunitet të ofruar nga institucionet partnerë si për studentët ashtu dhe për kandidatët për student pranë institucionit tonë akademik.

Zyra e këshillimit të karrierës do të kooordinoj me fakultetet e asar tutoriatin, bazuar në rregulloren e tutoriatit.

Zyra e zhvillimit të karrierës do të koordinoj seksionin alumni, me qëllim ofrimin e mundësive të punësimit të studentëve falë bashkëpunimeve të vazhdueshme me sektorin publik dhe privat.

Procesi i këshillimit dhe këshillimit të karrierës është i lidhur ngushtësisht me  formimin akademik të studentëve, të ardhmen e të cilëve institucioni ynë arsimor e sheh të lidhur me mundësimin e punësimeve në institucionet jashtë vendit, falë bashkëpunimit të ngushtë me universitetin e salernos, por njëkohësisht studenteve ju krijohet mundësia që nëpermjet iniciativave publike e private, konferencave, leksioneve të hapura, serive të diskutimeve dhe debateve periodike, projekteve studentore në partneritet, si dhe përmes një numri të madh aktivitetesh ekstra- kurrikulare,  jo vetëm të përgatiten profesionalisht, por të kene qasjen korrekte ndaj botës akademike, duke formuar  një profili akademik individual i cili do t’ju  vlejë në karrierën e nesërme, por  edhe në studimet e mëtejshme.

Gjithashtu, zyra e këshillimit të karrierës përditëson studentët me informacion të hollësishëm mbi mundësitë e pjesëmarrjes në trajnime profesionale, forume rinore, aplikimet e mundëshme në konferencat vendase, rajonale dhe  ndërkombëtare.

Printo rregulloren e Këshillimit të Karrierës