KOHËZGJATJA E STUDIMEVE

Afati  i  studimeve  për  çdo  cikël  studimesh  është  i  përcaktuar  në  Ligjin  nr 80/2015, “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

Studenti mund të përfundojë studimet e plota dhe të mbrojë diplomën, brenda afatit të rregullt të studimeve ose tej kufirit që parashikon ky afat, por në sistemin e studimit me kohë te plotë ky afat nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i afatit të rregullt.

 

NDJEKJA E NJË PROGRAMI TË DYTË STUDIMI

Personat që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi. Në këtë rast si rregull përzgjidhen kandidatët, të cilët kanë mesatare më të lartë. Kritere specifike për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në rregullore te fakulteteve