KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

STATUTI

(Miratuar me Urdhër nr. 147, datë 31.03.2017 të ministrit të Arsimit dhe Sportit)

TIRANË, 2016

PJESA E PARË

KREU I PARIME THEMELORE

Neni 1
Kolegji Universitar “REALD”

1. Kolegji Universitar “REALD” është Institucion Jopublik i Arsimit të Lartë, me karakter akademik, dhe shkencor.
2. Kolegji Universitar “REALD” është person juridik, i pavarur dhe laik.
3. Kolegji Universitar “REALD” ka strukturën e vet akademike dhe administrative, të miratuar nga organet drejtuese dhe Ministria përgjegjëse për arsimin, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Statuti i Kolegjit Universitar “REALD” është dokumenti bazë i veprimtarisë së Kolegjit. Statuti miratohet nga Senati Akademik me votat e 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.
5. Kolegji Universitar “REALD” funksionon në bazë të ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin
e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e
Shqipërisë”, akteve nënligjore nw zbatim tw tij dhe këtij Statuti.
6. Kolegji Universitar “REALD” është person juridik privat, i njohur nga Legjislacioni Civil dhe Tregtar Shqiptar, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 29.5.2009, me NIPT K86607207N.
7. Kolegji Universitar “REALD” zhvillon veprimtarinë e tij brenda sistemit
universitar jo publik dhe vetërregullon marrëdhëniet me qëllim përmbushjen e objektivave të tij.

Neni 2
Autonomia e Kolegjit Universitar “REALD”

Kolegji Universitar “REALD” gëzon liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

l. Liria akademike i garantohet nëpërmjet së drejtës:
a) Për të organizuar veprimtaritë e mësimdhënies, ato të kërkimit shkencor si edhe veprimtaritë krijuese;
b) Për të hartuar dhe zhvilluar programet e studimit dhe për të përcaktuar
fushat e kërkimit shkencor;
c) Për të organizuar procesin e promovimit të personelit akademik.

d) Të krijoje lidhje bashkëpunimi me universitetet dhe fakultetet analoge brenda dhe jashtë vendit.
e) Të botojë periodikisht buletinin shkencor të Kolegjit.

2. Autonomia financiare garantohet nëpërmjet së drejtës:
a) Për të krijuar të ardhura të ligjshme nga veprimtaria e mësimdhënies, nga veprimtaritë kërkimore-shkencore, nga shërbimet etj;
b) Për të përfituar fonde nga shteti dhe organizata të tjera;
c) Për të caktuar rregulla të brendshme të financimit e të përdorimit të të ardhurave;
d) Për të përcaktuar tarifat e studimit;
e) Për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që disponon, në funksion të realizimit të misionit të tij;
f) Për të përfituar burime financiare që lidhen me objektin e veprimtarisë së
kolegjit universitar “ Reald “ nga donatorë dhe organizma të tjerë të ligjshëm; g) Për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave, sipas veprimtarisë dhe nevojave të institucionit;

3. Autonomia organizative dhe e përzgjedhjes së personelit garantohet nëpërmjet së drejtës:
a) Për të vetëqeverisur, për të përzgjedhur organizmat drejtuese, për të organizuar strukturat dhe rregulluar mënyrat e ushtrimit të veprimtarisë së tyre nëpërmjet akteve të brendshme (Statutit dhe Rregulloreve të Kolegjit), të hartuara në përputhje me Ligjin dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi;
b) Për të përcaktuar kritere për pranimin e studentëve në programet e
studimit në përputhje me Ligjin dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi;
c) Për të lidhur marrëveshje me persona juridikë, publikë dhe privatë, vendas ose të huaj, për veprimtari mësimdhënëse, kërkimore-shkencore, kualifikuese, inovative, si edhe veprimtari të tjera të ligjshme etj
d) Për të caktuar në mënyrë të pavarur, numrin e personelit, pagat e personelit, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së tij në përputhje me formën e institucionit dhe legjislacionin në fuqi.

4. Veprimtaria e Kolegjit Universitar “REALD” zhvillohet në përputhje me rregullat dhe parimet e hapësirës evropiane të arsimit të lartë.
5. Shteti garanton paprekshmërinë e Kolegjit Universitar “REALD”dhe të territorit të
saj.
6. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të Kolegjit Universitar “REALD”, Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së

jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit.

 

Neni 3
Emri, stema dhe selia

Institucioni i Arsimit të Lartë, do të njihet me emrin Kolegji Universitar “REALD”. Ai ka stemën e tij dalluese e cila përbëhet nga një kurorë mbretërore, një libër, një imazh i detit dhe shkrimet përkatëse. Stema i bashkëlidhet këtij statuti si shtojca I dhe është pjesë përbërëse e tij. Selia e tij është e vendosur në “Vlorë”, Lagjia “24
Maj”, Rruga “Zahir Pajaziti”, pranë stacionit të trenit, Vlorë.

Neni 4
Qëllimi dhe Misioni i Kolegjit Universitar “REALD”

4.1 Kolegji Universitar “ REALD” ka për qëllim:

a) Të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor,
b) Të formojë specialistë të lartë, në përputhje me fushat e mësimdhënies të
miratuara nga MAS;
c) Të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe në forcimin e sigurisë publike dhe kombëtare;
d) Të zhvillojë programe mësimore dhe kërkimore në përputhje me prioritetet dhe interesat e zhvillimit të vendit;
e) Të kontribuojë në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e miratuara të arsimit të lartë.

4.2 Misioni i Kolegjit Universitar “REALD” përfshin:

a) Ofrimin e arsimimit të lartë dhe veprimtarisë krijuese në fushën e shkencave të Ekonomike dhe Mjekësore.
b) Zhvillimin dhe mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënies dhe veprimtarisë
akademike që kryhet brenda dhe jashtë vendit;
c) Formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të Financës, Menaxhimit, Infermierisë, Fizioterapisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë.
d) Thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën
Master Profesional ne Menaxhim Infermieror.
e) Kryerjen e studimeve kërkimore shkencore përputhje me prioritetet dhe interesat e zhvillimit të vendit;
f) Të ofrojë mundësit më të mira për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;

g) Të kontribuojë në mbështetje të prioriteteve strategjike dhe interesavetë zhvillimit të vendit;
h) Të kontribuojë në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e miratuara të
arsimit të lartë.

Në funksion të përmbushjes së misionit të Kolegjit në këtë statut sanksionon parimet e funksionimit të saj, strukturën, organet drejtuese dhe autoritetet drejtuese me kompetencat e tyre, organizimin e punës mësimore, shkencore, financiare dhe administrative, procedurat e pranimit dhe diplomimit të studentëve, mënyrën e rekrutimit të personelit akademik dhe administrativ me detyrimet e të drejtat e tyre, si dhe të drejtat dhe detyrimet e studentëve.

Neni 5
Detyrimet e Kolegjit

Duke gëzuar liri akademike dhe autonomi, sipas Ligjit, Kolegji angazhohet të përmbushë të gjitha detyrimet që burojnë nga Ligji, aktet nënligjore me të gjitha palët dhe në të gjitha marrëdhëniet e ligjshme. Më konkretisht, detyrohet të përmbushë, por duke mos u kufizuar vetëm në detyrimet e mëposhtme:
a) Të zhvillojë procesin mësimor dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore sipas
programeve mësimore të hapura pranë saj me qëllim qëtë përgatisë specialistë të lartë në nivelin e kërkesave të kohës në fushat respektive;
b) Të përballojë me shpenzimet e veta, procesin mësimor dhe kërkimor shkencor duke siguruar një nivel të lartë profesional dhe institucional për përgatitjen e studentëve;
c) Të kryejë brenda afateve të përcaktuara në ligj,në bashkëpunim me ASCAL,
procesin e vlerësimit dhe akreditimit, i cili duhet të bëhet i njohur për publikun;
d) Të paraqesë në MAS:
I) raportin e veprimtarisë mësimore në çdo fund viti akademik;
II) njoftimin për veprimtarinë kërkimore-shkencore në çdo fund viti kalendarik;
III) listën e personelit akademik në çdo fillim viti akademik dhe çdo semestër.
e) Të bëjë publike kriteret e pranimit të studentëve në të gjitha programet e studimit dhe ciklet.
f) Kryen procesin e vlerësimit të brendshëm në përputhje me afatet e përcaktuara dhe atë të akreditimit nga MAS duke bashkëpunuar me të, ndërkohë që vendimi bëhet i njohur për publikun nga agjencia përkatëse e vlerësimit të jashtëm.

Neni 6
Pasuria në pronësi dhe paprekshmëria e Kolegjit

1. Kolegji e zhvillon veprimtarinë e saj në mjediset dhe me mjetet e vëna në dispozicion nga Shoqëria Eskeld Sh.P.K.
2. Të gjitha mjediset e Kolegjit, gëzojnë paprekshmëri në kuptimin e Ligjit.
Mjediset e Kolegjit Universitar nuk lejohet të preken apo cënohen nga të tretët. Paprekshmëria përfshin moslejimin e ndërhyrjes në to apo të përdorimit të tyre nga çdo person tjetër fizik e juridik.
3. Për çdo cënim të paprekshmërisë, Kolegjit i lind e drejta e denoncimit të
shkeljes dhe kërkimit të ndëshkimit të shkelësit sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Neni 7
Organigrama përbërja strukturore e institucionit

Organigrama e Kolegjit Universitar “REALD”, me njësitë përbërëse të saj, që shpreh lidhjet dhe varësitë ndërmjet tyre është miratuar nga Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit.

Përbërja strukturore dhe organizative e Kolegjit Universitar “REALD” përbëhet nga: a) pjesa akademike e cila përbehet nga organet dhe autoritetet drejtuese akademike, njësitë kryesore (Fakultetet), njësitë bazë (Departamentet) dhe
qendrat kërkimore shkencore.
b) pjesa administrative, cila përbëhet nga organet dhe autoritetet drejtuese administrative dhe njësitë e shërbimit

Përbërja strukturore dhe organizative e Kolegjit Universitar “REALD”është përcaktuar në shtojcën 2, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij statuti.

PJESA E DYTË

ORGANET DHE AUTORITETET DREJTUESE

Neni 8
Organet dhe Autoritetet Drejtuese dhe organe të tjera

1. Në Kolegj organet drejtuese janë:
a) Senati Akademik, b) Rektorati,
c) Dekanati;
d) Asambleja e personelit akademik;

e) Këshilli i Etikës;
f) Komisioni i përhershëm për Menaxhimin Akademik g) Komisioni i përhershëm për Sigurimin e Cilësisë
h) Këshilli i Fakultetit
i) Njesia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë j) Bordi i Administrimit

2. Në Kolegj autoritet drejtuese janë:
a. Rektori b. Dekani
c. Përgjegjësi i Departamentit
d. Zv/Rektori dhe Zv/Dekani e. Administratori i Kolegjit
f. Administratori i Njësisë Kryesore

Seksioni l
SENATI AKADEMIK I KOLEGJIT

Neni 9
Senati Akademik

1) Senati akademik është organ kolegjial vendimmarrës i Kolegjit Universitar “REALD”, që përcakton politikat e zhvillimit të institucionit, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre. Senati akademik kryesohet nga rektori dhe mblidhet periodikisht.
2) Funksionet kryesore të senatit akademik janë:
a) Garanton autonominë e Institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve;
b) I propozon Bordit të Administrimit planin strategjik të zhvillimit të
Institucionit dhe miraton programin vjetor të veprimtarive të tij;
c) Miraton Statutin e institucionit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit. Statuti i miratuar dërgohet në ministrinë përgjegjëse për arsimin për miratim përfundimtar nga ministri;
d) Miraton strukturën akademike të institucionit, sipas kërkesave të Ligjit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit.
e) Miraton rregulloret e institucionit, rregulloret e njësive përbërëse të tij, rregulloret e programeve të studimit dhe rregulloret dhe aktet e tjera që janë kompetencë e senatit;
f) Miraton programet e reja të studimit, të kërkimit shkencor, ndryshimet në këto programe si edhe mbylljen e tyre. Gjithashtu miraton edhe kriteret e pranimit për çdo program studimi dhe kuotat e pranimit për këto programe.

g) Propozon mbylljen dhe riorganizimin e institucionit si dhe bashkimin me një Institucion tjetër të arsimit të lartë, pasi është marrë mendimi i Bordit të Administrimit;
h) Miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive kryesore ose bazë, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, duke marrë vlerësimin paraprak të Bordit të Administrimit;
i) Miraton ndryshimin e statutit, emrit ose stemës së Institucionit, sipas
përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjorë në fuqi.
j) Miraton planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore;
k) Miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të hartuar nga rektorati, dhe ia përcjell ministrisë përgjegjëse për arsimin.
l) Vlerëson dhe garanton sigurimin e brendshëm të cilësisë në institucion.
Anëtarët e kësaj njësie miratohen nga Senati, me propozimin e rektorit;
m) Në fund të çdo viti akademik organizon një mbledhje të përbashkët të Senatit Akademik me Bordin e Administrimit, ku diskutohet për veprimtarinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe atë financiare dhe administrative të institucionit.

Neni 10
Përbërja e Senatit Akademik

1. Anëtarët e Senatit Akademik zgjidhen drejtpërdrejtë nga asambletë e personelit akademik me kohë të plotë të njësive kryesore, në përputhje me ligjin dhe sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të Kolegjit Universitar “REALD”.
2. Senati Akademik i Kolegjit përbehet nga 7 (shtatë) anëtarë. Anëtarët e Senatit
Akademik, për efekt të zgjedhjes janë të ndarë si më poshtë:
a. Rektori i Kolegjit Universitar “REALD”.
c. 3 (tre) përfaqësues të Fakultetit të të Shkencave Mjekësore. d. 2 (dy) Përfaqësues të Fakultetit të Ekonomisë.
e. Një përfaqësues të studentëve.
3. Anëtarët e Senatit i përkasin kategorisë “Profesor” ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së, në mungesë të autoriteteve drejtuese me këtë titull dhe për efekt të përfaqësimit, kategoria e tyre mund të zbresë në gradën “Doktor” dhe “MSc”, me përjashtim të përfaqësuesve të studentëve.

Neni 11
Mandati i Senatit Akademik dhe i anëtarëve të tij

1. Senati Akademik si organ kolegjial ka mandat 4 vjeçar.

2. Mandati i anëtarit të Senatit Akademik fillon nga momenti i zgjedhjes dhe zgjat deri në përfundim të mandatit të Senatit Akademik.
3. Mandati i anëtarit të senatit akademik konsiderohet i përfunduar në mënyrë
të parakohshme në rastet kur anëtari:
a) Jep dorëheqjen si anëtar i senatit akademik;
b) Përfundon marrëdhënien e punës me Kolegjin Universitar “REALD”, apo përfundon/ndërpret studimet në Kolegjin Universitar “REALD”;
c) Ndërron jetë;
d) Nuk merr pjesë në më shumë se gjysmën e mbledhjeve të zhvilluara gjatë një viti akademik;
e) Dënohet për një vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
4. Senati Akademik konstaton vakancën e krijuar me anë të një vendimi deklarativ.
5. Vendi vakant i krijuar nga përfundimi në mënyrë të parakohshme i mandatit
të një anëtari të Senatit Akademik, plotësohet me një person tjetër të zgjedhur nga i njëjti grup i anëtarëve të Kolegjit Universitar “REALD”.
6. Zgjedhjet për plotësimin e vendit vakant në Senatin Akademik zhvillohen brenda 6 muajve nga data e vendimit për konstatimin e vakancës.

Neni 12
Mbledhja e parë e senatit akademik

1. Në mbledhjen e tij të parë, senati akademik thirret nga Rektori i Kolegjit
Universitar “REALD”.
2. Në këtë mbledhje zgjidhet nënkryetari i senatit akademik, nga radhët e anëtarëve. Zgjedhja e nënkryetarit bëhet edhe në rastet e mbarimit të mandatit në mënyrë të parakohshme të anëtarit të zgjedhur nënkryetar, apo kur nënkryetari jep dorëheqjen nga kjo detyrë.
3. Nënkryetari propozohet nga Kryetari i senatit akademik dhe zgjidhet me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të senatit akademik.
4. Në mbledhjen e tij të parë senati akademik miraton propozimet e Rektorit për pozicionin e Zëvendësrektorit të Kolegjit Universitar “REALD”.
5. Në mbledhjen e tij të parë senati akademik propozon komisionet e
përhershme si më poshtë:
a. Komisioni i përhershëm për Menaxhimin Akademik;
b. Komisioni i përhershëm për Vlerësimin e Cilësisë.
6. Senati Akademik ka të drejtën të ngre dhe komisione të tjera të nevojshme sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
7 Përbërja, të drejtat, detyrat dhe funksionimi i komisioneve të përhershme,
përcaktohen nga senati akademik në rregulloren e komisioneve të përhershme.

8 Senati akademik ngre Këshillin e Etikës, në përputhje me dispozitat e përcaktuar në këtë Statut dhe rregulloren e Këshillit të Etikës.

Neni 13
Thirrja e mbledhjes së senatit akademik

1. Senati akademik si rregull mblidhet të paktën një herë në muaj. Senati Akademik mund të miratojë rregulla shtesë, të cilat mund të përcaktojnë mbledhjen në një datë dhe orë të njëjtë, çdo muaj.
2. Mbledhja e Senatit akademik thirret nga:
a. Rektori (Kryetari i Senatit);
b. Nga anëtarë të senatit akademik të cilët përbëjnë të paktën ¼ e numrit të përgjithshëm të anëtarëve.
3. Mbledhja thirret nëpërmjet njoftimit me shkrim të rendit të ditës, të paktën 7 ditë përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes. Së bashku me njoftimin për rendin e ditës, thirrësit e mbledhjes njoftojnë edhe materialet mbi çështjet që do të shqyrtohen në mbledhje. Njoftimi i rendit të ditës dhe i materialeve bëhen me protokoll, në përputhje me rregulloren e brendshme për qarkullimin dhe administrimin e dokumentacionit.

Neni 14
Vlefshmëria e mbledhjes dhe e vendimeve të senatit akademik

1. Mbledhjet e senatit akademik drejtohen nga Kryetari. Nënkryetari i senatit akademik drejton mbledhjet e senatit në rast të mungesës së Kryetarit.
2. Mbledhjet e senatit akademik janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se 2/3 e anëtarëve të senatit akademik. Në rast se në mbledhje janë të pranishëm më pak se 2/3 e anëtarëve, atëherë mbledhja nuk zhvillohet dhe shtyhet për një datë tjetër, por jo më vonë se tetë ditë.
3. Anëtarët e senatit akademik e ushtrojnë vetë funksionin e tyre. Ata nuk mund
ta delegojnë votën një anëtari tjetër dhe as të votojnë në emër të një anëtari tjetër të senatit.
4. Votimi në senatin akademik si rregull është i hapur. Në rastet kur vendimi për të cilin do të votohet i referohet personave të përveçëm, senati mund të vendosë me shumicë të thjeshtë për të zhvilluar votim të fshehtë, në rast se kjo kërkohet nga secili prej anëtarëve. Procedurat për zhvillimin e votimit të fshehtë përcaktohen nga senati akademik.
5. Senati merr vendime me shumicë të thjeshtë, me përjashtim të rasteve kur për
marrjen e vendimeve kërkohet një shumicë e cilësuar, sipas përcaktimeve në këtë statut.

6. Vendimet e senatit akademik, si rregull hyjnë në fuqi menjëherë. Senati akademik mund të përcaktojë në vendim kohën e hyrjes në fuqi të tij.
7. Në mbledhjen e senatit akademik, mund të thirren Administratorët dhe
specialistë të fushave të ndryshme, që kanë dijeni mbi çështjet të cilat janë shtruar për diskutim. Specialistët mund të jenë të brendshëm apo të jashtëm.
8. Senati akademik, me ndihmën e Rektoratit cakton sekretarinë teknike, si një strukturë ad hoc, e cila përbëhet nga të paktën një person për mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes.
9. Pjesë e sekretarisë teknike do të konsiderohen edhe persona të tjerë, punonjës
të administratës të cilët japin shpjegime gjatë mbledhjes së Senatit, lidhur me materialet e paraqitura dhe çështjet që diskutohen.

Neni 15
Zbardhja, nënshkrimi dhe publikimi i vendimeve të senatit akademik

1. Vendimet e marra nga senati akademik zbardhen brenda ditës së nesërme të mbledhjes në të cilën vendimi është miratuar.
2. Vendimet e senatit akademik nënshkruhen nga anëtarët që kanë votuar për
vendimin.
3. Anëtari i senatit akademik, shënon në krah të nënshkrimit edhe fjalët “pro”
ose “kundër”, në varësi të mënyrës së votimit.
4. Vendimet e senatit akademik publikohen në përputhje me rregullat e brendshme të përcaktuara për qarkullimin dhe administrimin e dokumentacionit.
5. Për sa është e mundur, vendimet e senatit akademik publikohen në faqen e internetit të Kolegjit Universitar “REALD”.

Seksioni II REKTORATI I KOLEGJIT

Neni 16
Përbërja e Rektoratit të Kolegjit

1. Rektorati i Kolegjit Universitar “REALD”, është organ kolegjial ekzekutiv.
2. Rektorati përbëhet nga:
a. Rektori;
b. Zëvendësrektori;
c. Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore d. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë;
e. Administratori i Kolegjit.
3. Rektorati thirret në mbledhjen e parë nga Rektori.

Neni 17
Funksionet dhe detyra të tjera të Rektoratit

Funksionet e Rektoratit janë si më poshtë:
a) Harton planin disavjeçar të zhvillimit të Kolegjit;
b) Harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në
Senatin akademik;
c) Propozon kriteret për shpërndarjen e burimeve materiale dhe njerëzore akademike;
d) Harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në senatin akademik;
e) Propozon planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;
f) Paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
g) Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga senati akademik;
h) Monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të Kolegjit
Universitar “REALD”;
i) Ndjek veprimtarinë në njësisë së Kolegjit për përmbushjen e qëllimeve tëinstitucionit si dhe për zbatimin e akteve të organeve të Kolegjit.

Neni 18
Mbledhjet dhe vendimmarrja e Rektoratit

1. Rektorati mblidhet si rregull jo më pak se një herë në dy javë. Në raste të nevojshme Rektorati mund të mblidhet në çdo kohë, me kusht që të lihet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve që lidhen me çështjet për diskutim.
2. Mbledhja thirret nga Rektori, kryesisht apo me kërkesën e secilit prej anëtarëve të Rektoratit.
3. Mbledhja konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
4. Mbledhja nuk mund të zhvillohet dhe duhet të shtyhet, në rastet kur edhe pse është plotësuar numri i anëtarëve të nevojshëm, nuk është prezent anëtari, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen për të cilën do të merret vendim.
5. Si rregull Rektorati merr vendime njëzëri. Kur kjo nuk është e mundur
vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Në rastet kur nuk mund të arrihet shumica, vota e Rektorit është përcaktuese.
6. Procesverbali i mbajtur në mbledhjen e Rektoratit përbën dokumentin bazë për pasqyrimin e vendimmarrjes.

7. Vendimet e marra nga Rektorati, materializohen në formën e urdhrave të nxjerra nga Rektori iKolegjit Universitar “REALD”.

Seksioni III DEKANATI I KOLEGJIT

Neni 19
Përbërja e dekanatit të kolegjit

1. Dekanati i Kolegjit Universitar “REALD”, është organ kolegjial ekzekutiv.
2. Dekanati përbëhet nga:
a) Dekani;
b) Zëvendësdekani;
c) Administratori i njësisë kryesore;
3. Dekanati thirret në mbledhjen e parë nga Dekani.

Neni 20
Funksionet dhe detyra të tjera të Rektoratit

Funksionet e dekanatit janë si më poshtë:
a) Harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në
Rektorat dhe senat;
b) Propozon kriteret për shpërndarjen e burimeve materiale dhe njerëzore akademike të njësisë kryesore;
c) Harton dhe propozon projektbuxhetin për njësinë kryesore;
d) Paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
e) Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga senati akademik;

Neni 21
Mbledhjet dhe vendimmarrja e Dekanatit

1. Dekanati mblidhet si rregull jo më pak se një herë në muaj. Në raste të nevojshme Dekanati mund të mblidhet në çdo kohë, me kusht që të lihet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve që lidhen me çështjet për diskutim.
2. Mbledhja thirret nga Dekani kryesisht apo me kërkesën e secilit prej anëtarëve
të Dekanatit.
3. Mbledhja konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.

4. Mbledhja nuk mund të zhvillohet dhe duhet të shtyhet, në rastet kur edhe pse është plotësuar numri i anëtarëve të nevojshëm, nuk është prezent anëtari, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë meçështjen për të cilën do të merret vendim.
5. Si rregull dekanati merr vendime njëzëri. Kur kjo nuk është e mundur vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Në rastet kur nuk mund të arrihet shumica, vota e Dekanit është përcaktuese.
6. Procesverbali i mbajtur në mbledhjen e Dekanatit përbën dokumentin bazë për pasqyrimin e vendimmarrjes.
7. Vendimet e marra nga Dekanatit, materializohen në formën e urdhrave të nxjerra nga Dekani i njësisë kryesore.

Seksioni IV
ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK TË NJËSISË KRYESORE

Neni 22
Asambleja e personelit akademike njësisë kryesore

1. Asambleja e personelit akademik te njësisë kryesore të Kolegjit Universitar
“REALD”, ka këto funksione:
a) Zgjedh anëtarët e Senatit Akademik, sipas përcaktimeve në rregulloren e zgjedhjeve;
b) Zgjedh anëtarët e Komisioneve të Përhershme, sipas përcaktimeve në rregulloren e zgjedhjeve;

2. Asambleja e personelit akademik mund të ushtrojë edhe kompetenca të tjera, sipas përcaktimeve në rregulloret e brendshme të Kolegjit Universitar “REALD”.

Seksioni V KËSHILLI I ETIKËS

Neni 23
Këshilli i Etikës

1. Këshilli i Etikës në Kolegjin Universitar “REALD”, ngrihet me Vendim të Senatit Akademik. Ky këshill ka një mandat 4 vjeçar, me të drejtë riemërimi. Këshilli i Etikës përbëhet nga 3 anëtarë, të përzgjedhur nga punonjësit akademikë të Kolegjit.
2. Këshilli i Etikës ka si funksion kryesor diskutimin e problemeve që lidhen me
etikën e jetës universitare në Kolegjin Universitar “REALD”.
3. Këshilli i etikës merr vendime dhe i paraqet propozime Rektorit të Kolegjit.

Neni 24
Funksionimi i Këshillit të Etikës

1. Senati akademik cakton Kryetarin e Këshillit të Etikës.
2. Këshilli i Etikës mblidhet sa herë që paraqitet një kërkesë për shqyrtim nga subjektet e përcaktuara në pikën 4 të këtij neni.
3. Kërkesa që paraqitet për shqyrtim në Këshillin e Etikës përmban të paktën të dhënat e kërkuesit,një përshkrim të shkurtër të çështjes së shtruar për diskutim, si edhe materiale shoqëruese të cilat shërbejnë për shqyrtimin e çështjes.
4. Këshilli i Etikës merr në shqyrtim kërkesa të paraqitura nga
a) Senati Akademik;
b) Bordi i Administrimit;
c) Rektori;
d) Zëvendësrektori;
e) Dekani;
f) Këshilli i Studentëve;
g) Të paktën 2 anëtarë të personelit akademik të Kolegjit.

Neni 25
Kodi i Etikës

1. Kodi i Etikës diskutohet nga Këshilli i Etikës dhe më pas i kalon për miratim
Senatit akademik.
2. Kodi i etikës përfshin edhe rregulla më të detajuara mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Etikës, si dhe vendimmarrjet e këtij këshilli.

Seksioni VI KOMISIONET E PËRHERSHME

Neni 26
Komisionet e përhershme

Komisionet e tjera të përhershme janë organe kolegjiale, që kryejnë funksione sipas përcaktimeve në aktin e ngritjes nga senati akademik dhe rregulloret e funksionimit të tyre.

Seksioni VII
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Neni 27
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Kolegji Universitar “REALD” krijon Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, strukturë e cila do të jetë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e brendshëm të cilësisë.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është organ kolegjial. Ajo përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, nga të cilët 3 (tre) janë përfaqësues të personelit akademik të njësisë kryesore, 1 (një) përfaqësues i Këshillit Studentor dhe 1 (një) ekspert i jashtëm. Anëtarët e njësisë miratohen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit.

Neni 28
Kompetencat e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Kompetencat e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë janë:
1. Të hartojë politikat dhe procedurat për sigurimin e brendshëm të cilësisë, akte të cilat miratohen nga Senati Akademik.
2. Të hartojë standardet për sigurimin e cilësisë në përputhje me Kodin e Cilësisë.
3. Të vlerësojë në mënyrë periodike rezultatet e veprimtarive mësimore dhe kërkimore-shkencore në njësisë kryesore të Kolegjit në përputhje me standardet.
4. Të kryejë studime gjurmuese për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të ofruara nga Kolegji.
5. Në fund të çdo semestri, para sezonit të provimeve, ajo organizon pyetësorin studentor për cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi.
6. Pas çdo vlerësimi të raportojë para Senatit Akademik rezultatet dhe propozimet përkatëse.

Seksioni VIII Bordi i Administrimit

Neni 29
Bordi i Administrimit

1. Bordi i administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit, mbarëvajtjen financiare, administrative dhe të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të tij.
2. Funksionet e Bordit të Administrimit të Kolegjit janë si më poshtë:
a. Garanton qëndrueshmërinë financiare të Institucionit dhe përmbushjen e misionit të tij;
b. Jep mendim për projektrregulloren e Kolegjit dhe miraton rregulloren financiare të tij;

c. Përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron Institucioni nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si edhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit;
d. Është përgjegjës për caktimin e kritereve e të procedurave për punësimin e administratorëve dhe personelit administrativ, mbështetur në aktet e brendshme të Kolegjit dhe legjislacionin në fuqi;
e. Emëron dhe shkarkon administratorin e Kolegjit;
f. Zgjedh Rektorin e Kolegjit nga kandidaturat e propozuara/vetëshpallura;
g. Miraton paraprakisht statutin e Kolegjit, para se t’i përcillet Senatit Akademik;
h. Miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së Kolegjit, të hartuar nga rektorati.
i. Miraton nivelin e pagave për të gjithë personelin e Kolegjit.

Neni 30
Përbërja e Bordit të Administrimit

1. Bordi i Administrimit përbëhet nga pesë anëtarë të punësuar me kohë të pjesshme. Anëtarët e përzgjedhur kanë mandat katërvjeçar, me këtë përbërje:
a) 2 anëtarë nga stafi akademik, që përzgjidhen nga Senati Akademik, prej listave të propozuara nga njësia kryesore.
b) një anëtar nga jashtë institucionit, nga komuniteti i biznesit, që përzgjidhet dhe emërohetnga asambleja e ortakëve të shoqërisë themeluese të Kolegjit.
c) dy anëtar përzgjidhen dhe emërohen nga asambleja e aksionarëve/ortakëve të shoqërisë themeluese të Kolegjit.
2. Autoritetet drejtuese (rektori, administratori i Kolegjit, drejtuesit e njësive
kryesore, drejtuesit e njësive bazë dhe administratorët e njësive kryesore) nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Administrimit. Autoritete drejtuese të caktuara mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e Bordit të Administrimit, sipas problematikave për sektorët që mbulojnë.

Neni 31
Mandati i Bordit të Administrimit dhe i anëtarëve të tij

1. Bordi i Administrimit si organ kolegjial ka mandat 4 vjeçar.
2. Mandati i anëtarit të Bordit të Administrimit fillon nga momenti i zgjedhjes dhe zgjat deri në përfundim të mandatit të Bordit të Administrimit.
3. Mandati i anëtarit të Bordit të Administrimit konsiderohet i përfunduar në mënyrë të parakohshme në rastet kur anëtari:
a. Jep dorëheqjen si anëtar i Bordit të Administrimit;
b. Përfundon marrëdhëniet e punës me Kolegjin;
c. Vdes;

ç. Nuk merr pjesë në më shumë se gjysmën e mbledhjeve të zhvilluara gjatë një viti
akademik;
d. Dënohet për një vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
4. Bordi i Administrimit konstaton vakancën e krijuar me anë të një vendimi deklarativ.
5. Vendi vakant i krijuar nga përfundimi në mënyrë të parakohshme i mandatit
të një anëtari të Bordit të administrimit, plotësohet me një person tjetër nga i njëjti grup i anëtarëve të larguar.

Neni 32
Mbledhja e parë e Bordit të Administrimit

1. Në mbledhjen e tij të parë, Bordi i Administrimit thirret nga Rektori i Kolegjit;
2. Në këtë mbledhje zgjidhet kryetari i Bordit të Administrimit, nga radhët e anëtarëve të brendshëm, me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit.
3. Zgjedhja e kryetarit bëhet edhe në rastet e mbarimit të mandatit në mënyrë të parakohshme të anëtarit të zgjedhur kryetar, apo kur kryetari jep dorëheqjen nga kjo detyrë.

Neni 33
Thirrja e mbledhjes së Bordit të Administrimit

1. Bordi i Administrimit si rregull mblidhet të paktën një herë në muaj.
2. Mbledhja e Bordit, thirret nga kryetari i Bordit të administrimit apo dy anëtarë të tij.
3. Mbledhja mund të thirret edhe me kërkesë të Rektorit të Kolegjit.
4. Mbledhja thirret nëpërmjet njoftimit me shkrim të rendit të ditës, të paktën 7 ditë përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes. Së bashku me njoftimin për rendin e ditës, thirrësit e mbledhjes njoftojnë edhe materialet mbi çështjet që do të shqyrtohen në mbledhje. Përgatitja dhe njoftimi i rendit të ditës dhe i materialeve bëhen në përputhje me rregullat e brendshme tëpërcaktuara për qarkullimin dhe administrimin e dokumentacionit.

Neni 34
Vlefshmëria e mbledhjes dhe e vendimeve të Bordit të Administrimit

1. Mbledhjet e Bordit të Administrimit drejtohen nga Kryetari.
2. Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se gjysma e anëtarëve të Bordit të Administrimit. Në rast se në mbledhje janë të

pranishëm më pak se gjysma e anëtarëve, atëherë mbledhja nuk zhvillohet dhe shtyhet për një datë tjetër, por jo më vonë se tre ditë.
3. Anëtarët e Bordit të Administrimit e ushtrojnë vetë funksionin e tyre. Ata nuk
mund ta delegojnë votën një anëtari tjetër dhe as të votojnë në emër të një anëtari tjetër.
4. Votimi në Bordit e Administrimit është i hapur.
5. Bordit i administrimit merr vendime me shumicë të thjeshtë, me përjashtim të rasteve kur përmarrjen e vendimeve kërkohet një shumicë e cilësuar, sipas përcaktimeve në këtë statut.
6. Vendimet e Bordit të Administrimit, zbardhen nga Kryetari dhe si rregull hyjnë në fuqi menjëherë. Bordit i Administrimit mund të përcaktojë në vendim kohën e hyrjes në fuqi të tij.

Neni 35
Pjesëmarrës të tjerë në mbledhjen e Bordit të Administrimit

1. Rektori dhe Administratori i institucionit kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e bordit të administrimit, pa të drejtë vote, kur e vlerësojnë ata vetë, si dhe kur thirren nga ky bord.
2. Në mbledhjen e Bordit të Administrimit, mund të thirren specialist të fushave
të ndryshme, që kanë dijeni mbi çështjet të cilat janë shtruar për diskutim. Specialistët mund të jenë të brendshëm apo të jashtëm.
3. Administratori i Kolegjit cakton një person për mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve.
4. Pjesë e sekretarisë teknike do të konsiderohen edhe persona të tjerë, punonjës të administratës tëcilët japin shpjegime gjatë mbledhjes, lidhur me materialet e paraqitura dhe çështjet që diskutohen.

Seksioni IX Rektori

Neni 36
Rektori

1. Rektori është autoriteti më i lartë akademik i institucionit, si edhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare.
2. Rektori duhet të ketë titullin ” Profesor ” për një mandat katërvjeçar me të drejtë
rizgjedhje vetëm një herë në të njëjtin pozicion dhe institucion.

Neni 37
Funksionet dhe kompetencat e Rektorit të Kolegjit Universitar “REALD”

1. Rektori i Kolegjit ka këto funksione:

a. Drejton dhe përfaqëson Kolegjin në marrëdhënie me të tretët për çështjet akademike.
b. Është anëtar i Konferencës së Rektorëve.
c. Është Kryetar i Senatit.
d. Ushtron kontrollin e ligjshmërisë mbi autoritetet drejtuese të njësive kryesore.
e. Nwshkruan diplomat për përfundimin e programeve të studimit, që janë organizuar në Kolegjin Universitar “REALD”.
2. Rektori i Kolegjit ushtron edhe këto kompetenca:
a) Propozon emrin e Zëvendësrektorit për miratim në Bordin Administrativ dhe e emëron atë pas miratimit ;
b) Përzgjedh dhe emëron Dekanët e Fakulteteve;
c) Vendos për hyrjen e Kolegjit në lidhje me shkolla të larta të vendit dhe të huaja, shoqata e organizata të ndryshme, për shkëmbim përvoje dhe bashkëpunim meprocesin mësimor-shkencor, si dhe për kualifikimin e punonjësve mësimore;
d) Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga një
autoritetdrejtues i një njësie kryesore, rektori urdhëron shkarkimin e tij.
e) cakton njërin prej zëvendësve të autoritetit që do ta zëvendësojë autoritetin drejtues të shkarkuar deri në përzgjedhjen e autoritetit të ri, sipas këtij ligji.
f) Rektori organizon zgjedhjet e parakohshme dhe të zakonshme.
g) Miraton planin kalendarik të procesit mësimor për çdo vit shkollor;
h) Emëron punonjësit mësimorë e shkencorë, drejtuesit e strukturave të administratës si dhe specialistët e lartë, duke iu përmbajtur kritereve për zënien e këtyre vendeve, sipas përcaktimeve të njësive përkatëse, si dhe nënshkruan kontratat e punës së punonjësve të emërtesës së tij, sipas përcaktimeve të njësive përkatëse, si dhe i shkarkon ata në rastet e parashikuara me ligj dhe në përputhje me këtë Statut dhe akte të tjera;
i) Miraton punonjësit mësimorë shkencorë të cilët për vitin shkollor do të jenë
nën ngarkesën vjetore të normës mësimore, duke përcaktuar për çdo rast këtë ngarkesë.
j) Ngre komisione të cilëve ju ngarkon detyra të veçanta.
k) Nxjerr urdhra të brendshëm për veprimtarinë e përditshme të administratës së Kolegjit vendos masa disiplinore dhe administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe këtë Statut.
l) Delegon firmën nëpunësve të tjerë në vartësi të tij, për kryerjen e detyrave të
caktuara, kur e çmon të arsyeshme, me përjashim të nënshkrimit të diplomave.
m) Vendos përjashtimin nga Kolegji Universitar të studentëve për rastet e
parashikuara në rregulloren përkatëse të studentëve.
n) Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset e Kolegjit dhe mund t’u bëjë apel këtyre forcave në rast nevoje.

o) Rektori i Kolegjit kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në Statutin e Kolegjit apo akte të tjera.

Neni 38
Zgjedhja, mandati, emërimi dhe shkarkimi i Rektorit

1. Rektori i Kolegjit Universitar “REALD”, zgjidhet nga Bordi i Administrimit.
2. Për postin e Rektorit mund të konkurrojnë individë të personelit akademik të Kolegjitose individë jashtë saj me titull “Prof”. Këta të fundit, në rastin kur rezultojnë fitues, bëhen anëtarë të personelit akademik të institucionit.
3. Rektori i Kolegjit zgjidhet për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm njëë hëërëë nëë tëë njëëtin pozicion dhe institucion
4. Në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante ose të shkeljeve të rënda të ligjit, të pamundësisë për të kryer detyrënRektori shkarkohet nga presidenti, me propozim të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin.

Neni 39
Përfundimi i mandatit të Rektorit të Kolegjit Universitar “REALD”

1. Mandati i Rektorit të Kolegjit, përfundon me përfundimin e periudhës për të cilën është zgjedhur.
2. Mandati i Rektorit mund të përfundojë në mënyrë të parakohshme kur ai:
a. Jep dorëheqjen;
b. Ndërron jetë;
c. Bëhet e pamundur nga ana fizike ose mendore të ushtrojë funksionin;
ç. Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
3. Në rastet e përcaktuara nga ky nen, shpallen zgjedhje të parakohshme për zgjedhjen e Rektorit. Madati i rektorit te ri te zgjedhur është plotësues.

Seksioni X
DEKANI I FAKULTETIT NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “REALD”
Neni 40
Dekani

1. Dekani është autoriteti drejtues në një Fakultet të Kolegjit, i cili e përfaqëson atë dhe vepron në emër dhe për llogari të tij.
2. Dekani është personel akademik i kategorisë “Profesor”.

Neni 41
Funksionet dhe kompetencat e Dekanit

1. Dekani ka këto funksione:
a. Drejton dhe përfaqëson Fakultetin;
b. Është Anëtar i Senatit;
c. Ushtron kontrollin e ligjshmërisë mbi autoritetet drejtuese brenda fakultetit.
2. Dekani ushtron edhe këto kompetenca:
a. I propozon Rektorit emrin e Zëvendësdekanit, për miratim dhe emërim;
b. Emëron përgjegjësin e departamentit;
c. Emëron përgjegjësit e grupeve mësimore mbi bazën e propozimit të titullarit të njësisë bazë.
d. Organizon regjistrimin e studentëve sipas programeve të studimit në fakultet, në përputhje me kriteret dhe procedurat e miratuara për këtë qëllim;
e. Mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore dhe shkencore në njësitë bazë, duke koordinuar punët dhe bashkëpunuar me drejtuesit e njësive bazë;
f. Miraton komisionet e provimeve të formimit, e mbrojtjes së diplomave për
programet e studimit;.
g. I propozon rektorit përjashtimin e studentëve, për rastet e parashikuara në
Rregulloren e Fakultetit;
h. I paraqet rektoratit, për çdo vit, raportin për aktivitetin mësimor, shkencor dhe financiar të fakultetit, pas diskutimit dhe miratimit paraprak në dekanat.
i. Organizon konkurset e pranimeve të studentëve të rinj në fakultet dhe
kontrollon mirëfunksionimin e komisioneve të pranimeve;
j. Miraton rregulloret e brendshme të njësive në përbërje të fakultetit. k. Nënshkruan diplomat që lëshohën nga njësia kryesore përkatëse.
l. Në bazë të numrit të studentëve dhe të angazhimeve të fakultetit i propozon
Rektori hapjen e vendit për zëvendësdekan në atë fakultet;
m.Miraton kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të provimeve të pranimeve, të provimeve të formimit dhe të mbrojtjes së diplomave, tezat e provimeve të pranimit, të provimeve të formimit dhe temat e projekt – diplomave, me propozim të Përgjegjësit të Njësisë Bazë;
n. Dekani në ushtrim të kompetencave, shprehet me urdhra dhe udhëzime;
o. Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga përgjegjësi i një departamenti i propozon rektorit shkarkimin e tij. Rektori shprehet brenda një muaji;
p. Dekani cakton njërin prej përgjegjësve të grupeve kërkimore ose shkencore, që
do ta zëvendësojë autoritetin drejtues të pezulluar deri në emërimin e autoritetit të ri.
3. Dekani kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në Statutin e
Kolegjit apo akte të tjera.

Neni 42
Përzgjedhja, mandati, emërimi dhe shkarkimi i Dekanit

1. Dekani përzgjidhet dhe emërohet nga Rektori në përputhje me dispozitat e këtij statuti dhe legjislacionit në fuqi dhe dekretohet nga Rektori.
2. Për postin e Dekanit mund të konkurrojnë individë të personelit akademik të
fakultetit përkatës ose individë jashtë tij që kanë titullin “Prof” ose “Doktor/PHD”. Këta të fundit, në rastin kur rezultojnë fitues, bëhen anëtarë të personelit akademik të fakultetit përkatës.
3. Dekani i Fakultetit emërohet për një mandat katër vjeçar, me të drejtë riemërimi
vetëm një herë për të njëjtin pozicion dhe institucion.
4. Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga një
Dekan, rektori
urdhëron shkarkimin e tij. Rektori cakton njërin prej zëvendësdekanëve që do ta zëvendësojë
dekanin e shkarkuar deri në emërimin e dekanit të ri. Mandati i dekanit te ri është plotësues.

Neni 43
Përfundimi i mandatit të dekanit të Fakultetit

1. Mandati i Dekanit përfundon me përfundimin e periudhës për të cilën është zgjedhur.
2. Mandati i Dekanit mund të përfundojë në mënyrë të parakohshme kur ai:
a. Jep dorëheqjen;
b. Vdes;
c. Bëhet e pamundur nga ana fizike ose mendore të ushtrojë funksionin;
ç. Kur vendoset shkarkimi i tij;
d. Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Seksioni XI
PËRGJEGJËSI I DEPARTAMENTIT NË FAKULTETIN E KOLEGJIT

Neni 44
Përgjegjësi i Departamentit

1. Përgjegjësi i Departamentit është autoriteti drejtues në një Departament të
Fakultetit të Kolegjit Universitar “REALD”.
2. Përgjegjësi i Departamentit duhet të jetë personel akademik i kategorisë “Profesor”ose ka gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së. Në rastet kur nuk ka kandidatë të kësaj kategorie, mund të kandidojë për drejtues edhe lektori, kur ky i fundit mban gradën shkencore “Doktor”.

Neni 45
Funksionet dhe kompetencat e Përgjegjësit të Departamentit

Përgjegjësi i Departamentit ka këto funksione dhe kompetenca:
a) Drejton dhe përfaqëson departamentin;
b) Drejton e kontrollon gjithë punën mësimore-edukuese e shkencore nëdepartament.
c) Përzgjedh, midis kandidaturave konkurruese, kandidatët për t’u emëruar si
staf akademik me kohë të plotë në njësinë që ai drejton, apo edhe si staf i angazhuar me kohë të pjesshme në procesin mësimor. Këto kandidatura ia propozon dekanit;
d) Merr masa organizative dhe monitoruese për zhvillimin normal të procesit
mësimor dhe kërkimor nga punonjësit e njësisë bazë që ai drejton;
e) I propozon dekanit anëtarët e komisioneve të provimit të formimit apo edhe të mbrojtjes së diplomës për programet që mbulon njësia bazë e drejtuar prej tij;
f) Nxit dhe motivon punonjësit në realizimin efikas të detyrave si në procesin
mësimor, ashtu edhe në atë kërkimor-shkencor;
g) Kërkon rishikime dhe përmirësime të programeve të studimit, të kurrikulave dhe të
zhvillimit të praktikave profesionale në shoqëri tregtare (SHPK, SHA)
ose/dhe në institucione të tjera me të cilat kolegji ka lidhur marrëveshje.
h) Propozon kriteret për regjistrimin e studentëve, dekanit i cili i përcjell ato në senat për miratim.
i) Kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në Statutin e
Kolegjit apo akte të tjera.

Neni 46
Përzgjedhja, mandati, emërimi dhe shkarkimi i Përgjegjësit të Departamentit

1. Përgjegjësi i Departamentit përzgjidhet dhe emërohet nga Rektori, me propozim të Dekanit të Fakultetit.ëvetëm një hërë në të njëjtin pozicion dhe institucion.
2. Përgjegjësi i Departamentit emërohet për një mandat 4 vjeçar me të drejtë ripërsëritje, v
3. Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore nga përgjegjësi i një departamenti i propozon rektorit shkarkimin e tij. Rektori shprehet brenda një muaji. Dekanicakton njërin prej përgjegjësve të grupeve kërkimore ose shkencore që do ta zëvendësojë autoritetin drejtues të propozuar deri në emërimin e autoritetit të ri.

Neni 47
Përfundimi i mandatit të Përgjegjësit të Departamentit

1. Mandati i përgjegjësit të departamentit përfundon me mbarimin e periudhës për të cilën është zgjedhur.
2. Mandati i përgjegjësit të departamentit mund të përfundojë në mënyrë të parakohshme kur ai:
a. Jep dorëheqjen;
b. Kur ndërron jetë;
c. Bëhet e pamundur nga ana fizike ose mendore të ushtrojë funksionin;
ç. Kur vendoset shkarkimi i tij;
d. Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Seksioni XII
ZËVENDËSREKTORI DHE ZËVENDËSDEKANI I KOLEGJIT UNIVERSITAR
“REALD”

Neni 48
Numri dhe detyrat e Zëvendësrektorëve

1. Kolegji Universitar “REALD” ka një zëvendësrektor.
2. Zëvendësrektori ushtron këto detyra:
a) Zëvendëson Rektorin në raste të mungesës se tij me autorizimin e këtij të fundit;
b) Organizon dhe kontrollon punën mësimore-formuese-shkencore në
gjithë Kolegjin.
c) Ndjek hartimin dhe zbatimin e planeve e të programeve mësimore në fakultete dhe në departamente;
d) Ndjek dhe kontrollon ecurinë e zhvillimit të punës shkencore në
Kolegj;
e) Organizon dhe kontrollon punën për specializimin afatgjatë, brenda dhe jashtë vendit, tëpersonelit mësimor shkencor të Kolegjit;
f) Harton projekt-planin kalendarik të procesit mësimor në shkallë akademike dhe ia paraqet rektorit për miratim;
g) Kontrollon organizimin dhe zhvillimin e konkurseve të pranimit të studentëve të rinj;
h) Kontrollon dhe përgjithëson përvojën e fakulteteve dhe të njësive më të vogla mësimore të Kolegjitnë procesin mësimor-edukativ;
i) Ndjek bashkëpunimin shkencor të njësive të Kolegjit me institucione shkencore, shkolla të tjera të larta, firma, ndërmarrje prodhimi, etj.;

j) Organizon kryerjen e studimeve për zhvillimin perspektiv të Kolegjit në fushat që mbulon dhe ia paraqet Rektorit;
k) I paraqet Rektorit projektet e mundshme lidhur me punën shkencore;
l) Kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në këtë
Statut apo akte të tjera.
3. Rektori i Kolegjit ka të drejtë t‟i propozojë senatit akademik ndryshimin e
numrit të zëvendësrektorëve, duke përcaktuar edhe detyrat përkatëse.

Neni 49
Përzgjedhja, miratimi, emërimi dhe shkarkimi i Zëvendësrektorit në Kolegjin
Universitar “REALD”,

1. Zëvendësrektori në Kolegjin Universitar “Reald”, duhet të ketë titullin “Profesor”
ose gradën shkencore “Doktor/PHD”.
2. Rektori i Kolegjit propozon kandidaturën e përzgjedhur prej tij në senatin akademik.
3. Senati Akademik miraton propozimin e paraqitur nga Rektori, në mbledhjen e tij të parë.
4. Rektori i Kolegjit emëron Zëvendësrektorin e miratuar nga senati akademik.
5. Zëvendësrektori i Kolegjit shkarkohet nga Rektori, duke ndjekur të njëjtat procedura për emërimin e tij.
6. Zëvendësrektori largohet nga detyra kur:
a. Kur jep dorëheqjen;
b. Kur shkarkohet nga Rektori për shkelje të akteve ligjore e nënligjore apo me veprimet e tij, cënon veprimtarinë e Kolegjit;
c. Kur për arsye fizike apo mendore konstatohet pamundësia në kryerjen e detyrave të ngarkuara.
ç. Kur dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
7. Në rast shkarkimi të zëvendësrektorit, Rektori i propozon senatit akademik emrin e zëvendësrektorit të ri.

Neni 50
Zëvendësdekani në Kolegjin Universitar “REALD”

1. Zëvendësdekani emërohet dhe shkarkohet nga Dekani.
2. Zëvendësdekani duhet të jetë lektor i një lënde dhe në marrëdhënie pune në fakultetin përkatës.Zëvendësdekani ushtron kompetenca të përcaktuara në aktin e emërimit.
3. Zëvendësdekani zëvendëson Dekanin, në rastet kur ky mungon, ose në raste të
tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
4. Dispozita të tjera lidhur me zëvendësdekanin mund të përcaktohen në
Rregulloren e Fakultetit.

Seksioni XIII
ADMINISTRIMI I KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Neni 51
Autoritetet Administruese

1. Autoritete administruese në Kolegjin Universitar “REALD”janë:
a. Administratori i Kolegjit Universitar “REALD”;
b. Administratori/ët i/e Njësisë/ve Kryesore.
2. Autoritet e tjera emërohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe këtë Statut.

Neni 52
Administratori i Kolegjit Universitar “REALD”

1. Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të Institucionit. Ai është përfaqësues ligjori Institucionit për çështjet financiare dhe administrative.
2. Administratori emërohet dhe shkarkohet në/nga detyrë/a nga Bordi i
Administrimit.
3. Ai mund të jetë anëtar i asamblesë (ortak) ose jo.
4. Administratori duhet të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i shkencave” në fushën e drejtësisë ose ekonomisë dhe përvojë pune së paku 7 (shtatë) vjeçare në këto fusha.
5. Administratori i institucionit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër,
akademik apo administrativ.
6. Administratori i raporton për veprimtarinë e tij Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik, përkatësisht për përmbushjen e detyrimeve në fushën akademike dhe ato financiare e administrative.
7. Administratori kryen këto funksione kryesore:
a) Harton projektbuxhetin vjetor, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të Institucionit dhe në planin buxhetor e afatmesëm të tij;
b) Propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të
cilatia paraqet për miratim Bordit të Administrimit dhe mbikëqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre.
c) Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të Institucionit në strukturat e
varësisë së tij;
d) Zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik, me karakter financiar dhe administrativ;
e) I paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi
veprimtarinë financiare të Institucionit, në përfundim të çdo viti akademik;
f) Bashkëpunon me autoritetet dhe strukturat e tjera të Institucionit për çështje të administrimit të përditshëm;

g) Emëron dhe shkarkon administratorët e fakulteteve, dhe gjithë personelin administrativ të institucionit.
h) Plotëson kërkesat e Rektorit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike,
administrative dhe financiare.
i) Drejton veprimtarinë e administratës;
j) Drejton procedurat e marrjes në punë dhe vlerësimin e performancës së punonjësve të administratës; Nënshkruan kontratën e punës me punonjësit e administratës.
k) Përfaqëson ose bashkëpërfaqëson institucionin në të gjitha proceset gjyqësore
apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me palët e treta, persona, fizikë ose juridikë;
l) Është anëtar i Rektoratit.
m) Administratori kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në këtë Statut apo në aktet nënligjore.

Neni 53
Emërimi dhe shkarkimi i Administratorit të Kolegjit Universitar “REALD”

Për përzgjedhjen dhe emërimin e administratorit të institucionit ndiqen procedurat e mëposhtme:
a) Bordi i Administrimit miraton kriteret, që duhet të plotësojnë kandidatët;
b) Kolegji shpall publikisht, për dy javë kalendarike, vendin e punës dhe kriteret,që duhet të plotësojnë kandidatët për Administrator, si dhe shpall fillimin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së kandidatëve.
c) Bordi i Administrimit harton skemën e vlerësimit të kandidatëve duke përshkruar me hollësi mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
d) Përveç vlerësimit të dosjes mund të parashikohet edhe një intervistë;
e) Çdo anëtar i Bordit të Administrimit bën vlerësimin, me shkrim, sipas skemës së miratuar, për çdo kandidat dhe në fund, në bazë të pikëve të grumbulluara shpallet renditja e kandidatëve;
f) Bordi i Administrimit ka të drejtë të përzgjedhë, me votim të fshehtë, njërin
nga tri kandidatët, që kanë grumbulluar më shumë pikë. Fitues shpallet kandidati, që merr 2/3 e votave të anëtarëve.
g) Bordi i Administrimit, pasi bën përzgjedhjen e kandidatëve, shpall publikisht kandidaturën fituese.
h) Procedurat, që ndiqen nga Bordi i Administrimit, për shkarkimin e Administratoritdhe për mënyrën e votimit, janë të njëjta me ato të ndjekura për përzgjedhjen e tij.

Neni 54
Administratori i Njësisë Kryesore

1. Administratori i fakultetit (njësisë kryesore) është përgjegjës për mirëfunksionimin financiar dhe administrativ të tij.
2. Administratori i fakultetit përzgjidhet midis kandidaturave kërkuese për punësim në këtë post drejtues. Propozimin e kandidatit të përzgjedhur e bën Dekani i Fakultetit dhe ia paraqet Administratorit të Institucionit.Ky i fundit emëron administratorin e njësisë kryesore dhe e shkarkon atë.
3. Administratori i njësisë kryesore duhet të ketë formim universitar, së paku
në nivelin “Master i Shkencave” në fushën e drejtësisë ose ekonomisë, si dhe përvojë pune së paku pesë vjet në këto fusha.
4. Administratori i fakultetit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër, akademik apo administrativ.
5. Administratori i fakultetit, për veprimtarinë e tij i raporton administratorit të Institucionit, si dhe informon dekanin për gjithçka lidhur me mbështetjen e procesit mësimor dhe atij kërkimor.
6. Funksionet kryesore të administratorit të fakultetit janë:
a) realizon administrimin e përditshëm financiar të fakultetit;
b) mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë financiare të fakultetit;
c) plotëson kërkesat e dekanit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare;
d) bashkëpunon me autoritete të tjera në struktura të fakultetit, për çështje
themelore të administrimit të tij;
e) të tjera funksione, siç parashikohen në Rregulloren e Institucionit.

PJESA E TRETË PERSONELI I KOLEGJIT

Neni 55
Personeli i Kolegjit

1. Personeli i Kolegjit Universitar “REALD”, përbëhet nga personeli akademik, personeli ndihmës akademik dhe personeli administrativ.
2. Personeli mund të jetë i punësuar me kontratë, me kohëzgjatje të caktuar ose të pacaktuar, si edhe me angazhim me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.
3. Të drejtat dhe detyrimet e personelit përcaktohen në këtë Statut dhe në akte të brendshme, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

KREU III PERSONELI AKADEMIK

Neni 56
Statusi i personelit akademik

1. Personeli akademik gëzon status dhe trajtim të veçantë nga Ligji.
2. Aspekte të trajtimit të veçantë, si dhe përfitime të tjera të personelit akademik përcaktohen nga Bordi i Administrimit, në përputhje me rregulloren e këtij të fundit.

Neni 57
Kategoritë e personelit akademik

l. Personeli akademik kryen veprimtari të mësimdhënies, të kërkimit shkencor, shërbime për mbështetje dhe zhvillim të Institucionit, këshillim për studentët si dhe veprimtari të tjera.
2. Personeli akademik mund të jetë me orientim mësimor dhe/ose kërkimor-
shkencor. Sipas rolit dhe veprimtarisë që kryen, personeli akademik kategorizohet në:
a) profesorë;
b) lektorë;
c) asistent-lektorë,
Nivelet e pagave të kategorive të personelit akademik miratohen nga Bordi i
Administrimit.
3. Në kategorinë “Profesorë” përfshihen titullarë të lëndëve ose moduleve dhe udhëheqës të veprimtarisë kërkimore-shkencore. Ata mbajnë titujt akademikë “Profesor” ose “Profesor i Associuar” dhe punësohen me kontratë një vjecare me të drejtë përsëritje të kontratës.
4. Në kategorinë “Lektorë” përfshihen anëtarët e personelit akademik që zhvillojnë veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore, të cilët mbajnë gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, kanë së paku tre vite eksperiencë në mësimdhënie,para ose pas fitimit të kësaj grade, dhe punësohen me kontratë së paku një vjecare me të drejtë përsëritje.
5. Në kategorinë “Asistent-lektorë” përfshihen anëtarët e personelit akademik që zhvillojnë veprimtari mësimore-kërkimore, kanë së paku diplomën “Master i shkencave” dhe punësohen me kontratë me kohëzgjatje të caktuar, së paku njëvjeçare, me të drejtë përsëritje.
6. Ngarkesa mësimore vjetore e stafit akademik caktohet me vendim të Senatit
Akademik.

Neni 58
Personeli akademik i ftuar

1. Njësitë bazëtë Institucionit kanë të drejtëqë të kërkojnë të punësohen me kontratë, për periudha të shkurtra kohe, studiues apo personalitete të fushës, vendas apo të huaj.

2. Për përzgjedhjen e personelit akademik të ftuar ndërthuren kualifikimet e tyre me nevojën e njësisë bazë për veprimtari mësimdhënieje ose kërkimore- shkencore.
3. Personeli i ftuar punësohet, rast pas rasti, dhe zhvillimi i mësimit mund të organizohet me kohë të shkurtër sipas një plani të veçantë.

Neni 59
Punësimi i personelit akademik

1. Kriteret e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë përcaktohen nga njësia bazë, bazuar në nevojat e kësaj të fundit dhe miratohen nga rektori. Përzgjedhja e kandidatit drejtohet nga një komision ad-hoc, i përbërë në shumicë nga njësia bazë përkatëse.
2. Komisioni ad-hoc bën renditjen e kandidaturave, ia propozon rektorit dhe ky i fundit bën emërimin me kohë të plotë të punonjësit.

Neni 60
Personeli administrativ

1. Kategoritë e personelit administrativ dhe nivelet e pagave miratohen nga
Bordi i Administrimit.
2. Punësimi i personelit administrativ bëhet nga administratori i Institucionit, pas shqyrtimit të kërkesave të bëra nga kandidatët që kanë aplikuar. Kriteret e punësimit përcaktohen, rast pas rasti, sipas kërkesave të pozicionit të punës.
3. Procedurat për masat disiplinore janë ato që parashikon Kodi i Punës në
Republikën e Shqipërisë dhe Kodi i Etikës së Institucionit.

Neni 61
Personeli ndihmës akademik

1. Personeli ndihmësakademik ndahet në personel ndihmës akademik me karakter mësimor dhe ndihmës akademik me karakter administrativ.
1.1 Personeli ndihmës akademik me karakter mësimor ndihmon në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose kërkimit shkencor. Ai bën pjesë në stafin e njësisë bazë dhe shërben për mbështetjen e veprimtarive të kësaj të fundit. Këtu përfshihen laborantët, teknikët etj., sipas përcaktimeve të bëra në aktet e brendshme të institucionit.
1.2 Personeli ndihmësakademik me karakter administrativ ndihmon në
realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose të kërkimit shkencor dhe/ose të zhvillimit të institucionit në nivel njësie bazë, njësie kryesore ose në nivel të institucionit. Këtu përfshihet personeli i përcaktuar në aktet e brendshme të institucionit.

2. Kriteret e punësimit të personelit ndihmësakademik, me kohë të plotë, propozohen nga njësia të cilës ky personel i shërben, konkursi drejtohet nga një komision ad-hoc, i përbërë në shumicë nga përfaqësues të njësisë përkatëse.
3. Rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit ad- hoc, si dhe të përzgjedhjes së personelit ndihmës akademik caktohen në aktet e brendshme të institucionit.

Neni 62
Personeli administrativ

1. Kategoritë e personelit administrativ dhe nivelet e pagave miratohen nga
Bordi i Administrimit.
2. Punësimi i personelit administrativ bëhet me propozimin e administratorit të Institucionit, pas shqyrtimit të kërkesave të bëra nga konkurrentët dhe miratimit/emërimit të tyre nga Asambleja e Shoqërisë themeluese të Institucionit. Kriteret e punësimit përcaktohen, rast pas rasti, sipas pozicionit të vendit të punës që kërkohet punësimi.
3. Procedurat për masat disiplinore janë ato që parashikon Kodi i Punës në
Republikën e Shqipërisë dhe Kodi i Etikës së Institucioni.

PJESA E KATËRT
ORGANIZIMI I STUDIMEVE

Neni 63
Format e studimit dhe programet në Kolegjin Universitar “REALD”,

1. Format e studimeve universitare janë:
a) Studime me kohë të plotë;
b) Studime me kohë të zgjatur.
2. Programet e studimeve në Kolegjit Universitar “REALD”, organizohen në dy cikle të një pasnjëshme: cikli i parë dhe cikli i dytë, si dhe cikle të integruara studimi..
3. Kolegji ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në
module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student me kohë të plotë është 60 kredite.
4. Në Kolegjin Universitar “REALD”, programet e studimeve hartohen nga
departamentet. Këshillat e fakulteteve pasi japin miratimin e tyre, ia propozojnë për miratim Senatit Akademik.

5. Rektorati ka përgjegjësinë që të gjitha programet e studimeve që ofron Kolegji të shpallen publikisht para fillimit të aplikimeve për pranime në to, duke përcaktuar cilat janë të akredituara dhe cilat jo.
6. Programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë, si dhe programe të integruara të ciklit të dytë, janë programe të studimeve universitare.

Neni 64
Viti akademik dhe organizimi i mësimdhënies

1. Studimet në Kolegjit Universitar “REALD” zhvillohen me bazë vitin akademik. Shpallja e datës së fillimit tëvitit akademik bëhet sipas legjislacionit në fuqi.
2. Viti akademik organizohet në semestra sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 65
Tarifat e studimeve

1. Tarifat e studimeve përfshijnë tarifën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit. Tarifat e studimeve janëtë diferencuara sipas cikleve apo formave të studimeve.
2. Tarifat për të gjitha programet e studimeve propozohen nga Senati Akademik dhe
miratohen nga Bordi i Administrimit.
3. Studentët nënshkruaj kontratat përkatëse të shërbimit, në të cilat përcaktohen dhe tarifat e studimit për të gjitha programet dhe ciklet e studimit.

Kreu V
CIKLI I PARË I STUDIMEVE

Neni 66
Programet e ciklit të parë të studimeve

1. Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda parime shkencore të përgjithshme, dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh;
2. Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite europiane
(ECTS) (më tej kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike;
3. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë
universitare “Bachelor” në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë statut.

Neni 67
Pranimi në ciklin e parë të studimeve

1. Çdo person që ka mbaruar maturën shtetërore dhe përmbush kriterin ligjor të notës mesatare, ka të drejtë të konkurrojë për t‟u pranuar të ndjekë studimet në Kolegjin Universitar “REALD”,
2. Studimet në Kolegjin Universitar “REALD”, mund t‟i ndjekin edhe studentë të huaj, si dhe ata student sipas marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Kolegji ka të drejtë të propozojë kritere të veçanta të pranimit për çdo
program studimi. Këto kritere bëhen publike nga Kolegji, së bashku me informacionin e nevojshëm mbi Fakultetin përkatës dhe programet që ofron.

Neni 68
Elementët e programeve të studimeve të ciklit të parë

1. Programet e studimeve të ciklit të parë duhet të përmbajnë elementet e mëposhtme:
a. Të dhëna të përgjithshme për programin, formën dhe objektivat kryesorë,
planin e tij
Mësimor, shoqëruar me kreditet e detyrueshme të studimeve;
b. Klasifikimin e programit të studimit, që bëhet i zbatueshëm me krijimin e kuadrit
Kombëtar të kualifikimeve;
c. Kushtet e pranimeve në programin e studimeve dhe kriteret e përzgjedhjes në rastet e
Pranimeve me numër të kufizuar;
d. Metodat e vlerësimit të studentëve;
Kushtet për transferime ndërmjet programeve dhe kushtet për përfundimin e pjesshëm të programit, nëse ai e parashikon këtë gjë;
e. Titujt akademik dhe profesionalë, që akordohen sipas ligjit.
2. Elementë të tjerë të programeve të studimit mund të përcaktohen nga Senati akademik.

Neni 69
Lëshimi i diplomave dhe dokumenteve të tjera

1. Kolegji pajis studentët, që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e një programi studimi brenda afateve kohore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar.
2. Diplomat për ciklin e parë shoqërohen me suplementin e diplomës.
3. Suplementi i diplomës hartohet në përputhje me kërkesat e hapësirës evropiane të arsimit të lartë.Ai përshkruan, në veçanti, natyrën, nivelin, përmbajtjen, rezultatet e studimeve, që janë kryer dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës etj.

4. Përmbajtja dhe forma e diplomës dhe e suplementit të diplomës përcaktohen nga senati akademik, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë përgjegjëse për arsimin.
5. Çdo formë diplome ose certifikate, përpara se të lëshohet, regjistrohet në regjistrin
shtetëror të diplomave dhe certifikatave për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që mbahet në Ministrinë përgjegjëse për arsimin.

Neni 70
Titujt e diplomave të ciklit të parë në Kolegjin Universitar “REALD”

Kolegjit Universitar “REALD”, lëshon diploma “Bachelor”, për ciklin e parë të
studimeve sipas programeve të studimit.

Neni 71
Transferimet për ciklin e parë të studimeve

1. Kolegjit Universitar “REALD”, ofron mundësi për transferime të studentëve midis programeve të ciklit të parë, brenda Kolegjit apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë
2. Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student, meqëllim vazhdimin e studimeve, i takon strukturës mësimore që pranon studentin.
3. Kriteret kryesore për njohjen e plotë të krediteve të grumbulluara nga një student
janë si më poshtë:
a. Ngjashmëria e programit të studimit;
b. Koha e kryerjes së studimeve;
4. Kriteret kryesore për njohjen e pjesshëm të krediteve të grumbulluara nga një student janë si mëposhtë:
a. Ngjashmëria e programit të studimit;
b. Koha e kryerjes së studimeve;
5. Kritere të tjera më të detajuara për njohjen e krediteve sipas pikave 3 e 4 të këtij neni,
përcaktohen në rregulloret mësimore të Kolegjit.

KREU VI
CIKLI I DYTË I STUDIMEVE

Neni 72
Programet e ciklit të dytë të studimeve

Programet e ciklit të dytë të studimeve janë“Master i Shkencave” dhe “Master
Profesional”.

1. Programet e studimeve të ciklit të dytë japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë brenda një specialiteti;
2. Këto programe realizohen me me 60 ose 120 kredite ku përfshihen kredite për
projektin kërkimor, tezën dhe zgjatja normale e tyre është një ose dy vite akademike;
3. Studentët e këtij programi studimi përpara pranimit duhet të certifikuar për provimin e gjuhës së huaj, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare nga ministria përgjegjëse për arsimin, sipas nivelit të këkuar nga IAL.
4. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” ose “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer. Lëshimi i diplomave përciklin e dytë të provimeve bëhet në përputhje me përcaktimet e këtij statuti dhe kuadrit ligjor ne fuqi.

Neni 73
Elementët e programeve të studimeve të ciklit të dytë

1. Programet e studimeve të ciklit të dytë duhet të përmbajnë të njëjtët elemente që përcaktohen për programet e studimit të ciklit të parë.
2. Elementë të tjerë të programeve të studimit të ciklit të dytë mund të përcaktohen nga Senati
akademik.
Neni 74
Pranimi në ciklin e dytë të studimeve

1. Kanë të drejtë të aplikojnë për t‟u regjistruar në ciklin e dytë të studimeve individë që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë, si dhe plotësojnë standardet akademike të kritereve të pranimit të Kolegjit.
2. Kuotat dhe kriteret e pranimit në Kolegjit Universitar “REALD”, për programet e
studimeve të ciklit të dytë, miratohen nga Senati Akademik.

Neni 75
Transferimet për ciklin e dytë të studimeve

1. Kolegji ofron mundësi për transferime të studentëve midis programeve të ciklit të dytë, brenda Kolegjit Universitar “REALD”, apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë.
2. Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një
student, me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon strukturës mësimore që pranon studentin.
3. Kriteret kryesore për njohjen e plotë të krediteve të grumbulluara nga një student janë si më poshtë:
a. Ngjashmëria e programit të studimit;

b. Koha e kryerjes së studimeve;
4. Kriteret kryesore për njohjen e pjesshëm të krediteve të grumbulluara nga një student janë si mëposhtë:
a. Ngjashmëria e programit të studimit;
b. Koha e kryerjes së studimeve;
5. Kritere të tjera më të detajuara për njohjen e krediteve sipas pikave 3 e 4 të këtij neni, përcaktohen në rregulloret mësimore të Kolegjit.

Neni 76
Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

Organizimi dhe rregullat për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në Kolegjin Universitar “REALD”, bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë miratohen nga autoritetet kompetente shtetërore.

KREU VII PROGRAMI I DYTË I STUDIMIT

Neni 77
Ndjekja e një programi të dytë studimi

1. Individët që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi.
2. Këta individë duhet t‟i nënshtrohen kritereve, përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi

KREU VIII PROGRAME TË TJERA

Neni 78
Programet e studimeve ndërdisiplinore

1. Fakultetet në Kolegjin Universitar “REALD”, organizojnë programe të përbashkëta të studimeve ndërdisiplinore. Programe të tilla organizohen edhe në bashkëpunim me fakultete të institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë.
2. Në përfundim të programeve të studimeve ndërdisiplinore lëshohet diplomë
e përbashkët nga Kolegji Universitar “REALD” dhe nga institucioni tjetër i arsimit të lartë.

Neni 79
Programet e studimeve të përbashkëta

1. Programet e studimeve të përbashkëta realizohen në Kolegjin Universitar “REALD”ose në një prej Fakulteteve të Kolegjit në bashkëpunim me një ose disa institucione të tjera të arsimit të lartë, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë.
2. Programet e studimeve të përbashkëta organizohen nga vetë institucionet e
arsimit të lartë. Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e përbashkët ose diplomë e dyfishtë.

Neni 80
Programet e studimeve të formimit të vazhduar

1. Në vijim të programeve të ndryshme të studimeve, Kolegji Universitar “REALD”, ofron programe të studimeve të formimit të vazhduar, si formë e të mësuarit gjatë të gjithë jetës. Këto programe shërbejnë për specializime afatshkurtra, plotësime, thellime dhe freskime të njohurive. Ato mund tëjenë dhe programe të kërkimit të avancuar.
2. Programet e studimeve të formimit të vazhduar ndihmojnë individët në rritjen e
kualifikimit të tyre dhe të aftësive profesionale.
3. Në kuadër të programeve të studimeve të formimit të vazhduar, Kolegji organizon edhe forma të tjera të ndryshme të mësimit informal si kurse, shkolla verore dhe veprimtari të ngjashme.
4. Struktura e programeve, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, kohëzgjatja dhe kreditet
e tyre përcaktohen nga Kolegji në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Statut për programet e studimit.
5. Në përfundim të programeve të studimeve të formimit të vazhduar, Kolegji lëshon certifikatat përkatëse.

KREU IX
NJOHJA DHE EKUIVALENTIMI I DIPLOMAVE DHE PERIUDHAVE TË STUDIMIT

Neni 81
Njohja e diplomave, certifikatave, gradave dhe titujve të huaj

1. Nëpërmjet procedurës së njohjes, një diplomë e huaj njësohet me një diplomë shqiptare nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin dhe e së drejtës për punësim. Kjo vlen dhe përnjohjen e certifikatave, gradave ose titujve të huaj.
2. Institucioni përgjegjës për njohjen zyrtare në Republikën e Shqipërisë të diplomave ose certifikatave, të lëshuara nga institucione të huaja të arsimit të lartë, është Ministria Përgjegjëse për Arsimin, e cila e kryen këtë proces nëpërmjet njësisë

përgjegjëse të njohjes së diplomave, Ministria ka të drejtë të autorizojë Kolegjin Universitar “REALD”, për kryerjen e këtij procesi për rastete njësimit të diplomës nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin.

Neni 82
Ekuivalentimi i diplomave dhe i periudhave të studimeve

1. Nëpërmjet ekuivalentimit, pjesë ose programe të plota studimi ose diploma të marra në institucione të tjera të vendit ose të huaja njihen dhe ekuivalentohen nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm.
2. Ekuivalentimi bëhet nga Kolegji Universitar “Reald”, kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm si dhe procedurat për ekuivalentim përcaktohen në këtë statut, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

PJESA E PESTË KËRKIMI SHKENCOR
KREU X Neni 83
Kërkimi shkencor dhe zhvillimi

1. Kolegjit Universitar “REALD”, mund të kryejë kërkim shkencor, studime dhe projekte për zhvillim,veprimtari të tjera krijuese, sipas objektivave specifikë të Kolegjit.
2. Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet në Kolegjin Universitar
“REALD”, synon dhe në rritjen e cilësisë së arsimimit. Ajo u jep studentëve aftësi metodologjike për kërkim, jep mundësi të vazhdueshme në plotësimin e disiplinave mësimore me njohuri të avancuara, përmirëson kualifikimet e personelit akademik, si dhe krijon mjete materiale.
3. Personeli akademik është i lirë të kryejë veprimtari kërkimi e zhvillimi për të
tretë, por me kusht:
a. plotësimin e detyrimeve sipas kontratës së punës;
b. plotësimin e detyrimeve të fakultetit apo departamentit përkatës për kërkim shkencor.
4. Veprimtaritë e kërkimit e zhvillimit për të tretët, realizohen në Kolegjin Universitar “REALD”,” vetëm nëkuadër të marrëveshjeve me subjekte shtetërore apo private, vendase apo të huaja, në të cilat është palë Kolegji.
5. Marrëveshjet miratohen nga Bordi i Administrimit në përputhje me dispozitat
e përcaktuara në këtë Statut.

Neni 84
Veprimtaritë kërkimore

1. Veprimtaritë e kërkimit dhe zhvillimit duhet të sigurojnë integrimin e kërkimit me mësimin.
2. Temat ose afatet e kërkimit, drejtimet dhe vëllimi i punëve përcaktohen nga Departamentet dhe Fakultetet. Këto përcaktohen mbështetur në nevojat e zhvillimit të vendit, rëndësinë e kërkimi për arsimimin e studentëve, programet e bashkëpunimit shkencor, aftësimin e personelit akademik, si dhe burimet financiare në dispozicion.
3. Kolegji Universitar “REALD”, kryen për të tretë edhe shërbime të ndryshme të kualifikuara, si ekspertiza,analiza, këshillime, monitorime, shërbime informacioni etj., në përputhje me rregulloret e Fakulteteve.
4. Këto veprimtari kryhen me financime të palëve të interesuara. Të ardhurat nga
këto veprimtari konsiderohen të ardhura nga institucioni. Një pjesë e këtyre të ardhurave mund të përdoren edhe për shpërblimin dhe motivimin e personelit pjesëmarrës në këtë veprimtari, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5. Kolegji ka të drejtë të hartojnë programe dhe projekte kërkimore të bashkëpunimit
me institucione të tjera, publike ose private, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me shoqata, fondacione etj.
6. Kolegji përgatit një raport vjetor për veprimtarinë kërkimore-shkencore ose krijuesetë çdo lloji.

Neni 85
Planifikimi i veprimtarive kërkimore

1. Veprimtaritë kërkimore bëhen mbi bazën e planeve, programeve dhe projekteve të miratuara, nga Këshillat e Fakulteteve.
2. Performanca e punës kërkimore e të gjitha llojeve e niveleve vlerësohet nga
Këshillat e Fakulteteve dhe nga Senati Akademik, në përputhje me rregullat e përcaktuara në dispozitat përkatëse të këtij Statuti.
3. Programet e studimeve të ciklit të dytë konsiderohen punë kërkimore dhe i nënshtrohen gjithashtu planifikimit.

Neni 86

Qendra e kërkimit dhe zhvillimit

1.Qendra e kërkimit dhe zhvillimit ka strukturë të ngjashme me Departamentin dhe është e organizuar pranë fakulteteve.

2.Qendra e kërkimit dhe zhvillimit kryen veprimtari mësimore-shkencore dhe të zhvillimit.
3.Përgjegjësi i Qendrës së kërkimit dhe zhvillimit është drejtuesi për njësinë bazë
mësimore kërkimore. Ai duhet te jete “profesor” ose “profesor i asociuar” ose
“doktor i shkencave”.
4.Përgjegjësi i Qendrës së kërkimit dhe zhvillimit zgjidhet nga stafi i brendshëm i fakultetit miratohet nga Rektori dhe emërohet me vendim të Bordit Drejtues, për një periudhë një vjeçare, me të drejtë riemërimi.

PJESA E GJASHTË
SIGURIMI I CILËSISË NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “REALD”

KREU XI
CILËSIA E MËSIMDHËNIES

Neni 87
Sigurimi i brendshëm i cilësisë

1. Veprimtaria e sigurimit të brendshëm të cilësisë kryhet nga struktura që funksionojnë në nivelin e njësisë qëndrore (rektorat/institucional), nivelin e njësisë kryesore dhe nivelin e njësisë bazë.
2. Senati Akademik i Kolegjit Universitar “REALD”, vlerëson, garanton dhe mban
përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në institucion, në përputhje me standardet shtetërore.
3. Senati Akademik ngre Komitetin e Sigurimit të Cilësisë, i cili ka në përbërje:
a. Të paktën tre anëtarë të Senatit Akademik me gradë /titull shkencor b. Një përfaqësues nga Këshilli i Studentëve;
c. Një ekspert i jashtëm.
4. Komiteti vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore, kërkimore apo artistike, si dhetë veprimtarive administrative e financiare të institucionit. Komiteti ka autonomi operative dheakses në të gjitha të dhënat e institucionit.

Neni 88
Sigurimi i jashtëm i cilësisë

Sigurimi i jashtëm i cilësisë realizohet përmes proceseve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe akreditimit, në përputhje me afatet, procedurat dhe nga autoritetet e përcaktuara në legjislacionin nëfuqi për arsimin e lartë.

Neni 89
Akreditimi

1. Akreditimi kryhet në përputhje me procedurat, afatet dhe nga organet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
2. Çdo program/institucion i akredituar i nënshtrohet vlerësimit dhe akreditimit
periodik.
3. Vlerësimi dhe akreditimi periodik kryhet çdo 6 vjet.
4. Shpenzimet për vlerësimin e jashtëm të cilësisë përballohen nga vetë institucioni.
5. Rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit bëhen publike.

PJESA E SHTATË
BUXHETI ÇËSHTJE FINANCIARE DHE TË PRONËSISË KREU XII
Neni 90
Parime të përgjithshme

1. Të ardhurat e krijuara nga Kolegji Universitar “REALD”, përdoren tërësisht prej saj dhe pjesa e papërdorure tyre mbartet në vitin pasardhës.
2. Të gjitha transaksionet e arkëtimeve, përfshirë dhe ato të pagesave kryhen nëpërmjet sistemit bankar, duke respektuar të gjitha rregullat e kontrollit financiar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 91
Burimet e financimit

1. Kolegji Universitar “REALD”, financohet nga:
a. Kapitali i pronarit dhe pasuri të tjera të vëna në dispozicion prej tij;
b. Të ardhura të krijuara;
c. Burime të tjera të ligjshme.
2. Kolegji miraton rregulloren mbi mënyrën e përdorimit të fondeve të krijuara nga të ardhurat.

Neni 92
Të ardhurat e Kolegjit

1. Në të ardhurat e Kolegjit përfshihen:
a. Tarifat e studimeve;
b. Të ardhura nga organizimi i trajnimeve ose kualifikimeve për të tretë, sipas marrëveshjeve të lidhura;
c. Të ardhura nga shërbimet në fushën e botimeve.
d. Të ardhura nga kryerja e punimeve kërkimore të porositura dhe shërbimeve të tjera të specializuara;

e. Të ardhura që krijohen nga dhënia e aktiveve në përdorim të palëve të treta në trajtën ekontratave të qiradhënies dhe me forma të tjera kontraktimi;
f. Dhuratat, trashëgimitë dhe donacionet publike dhe private;
g. Financime të tjera të ligjshme.

Neni 93
Hartimi i buxhetit të Kolegjit

1. Projektbuxheti i Kolegjit hartohet nga Administratori, duke u mbështetur në programin buxhetor afatmesëm 3-vjeçar dhe në propozimet e ardhura nga strukturat përbërëse, si dhe miratohet nga senati akademik, pasi miratohet prej Bordit të administrimit.
2. Hartimi i buxhetit bëhet në përputhje me standardet e vendosura nga kuadri ligjor
në fuqi.

Neni 94
Pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të Kolegjit Universitar “REALD”

Pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë, kalojnë në administrimtë Kolegjit Universitar “REALD”, nga shoqëria Eskeld shpk.

Neni 95
Kontrolli dhe Auditimi i Brendshëm

Kontrolli dhe auditimi i brendshëm në Kolegjin Universitar “REALD” kryhet nga njësia e auditimit. Procesi i auditimit kryhet në përputhje me lëgjislacionin në fuqi dhe rregulloren e brenshme përkatëse.

PJESA E TETË STUDENTËT

KREU XIII
STUDENTËT DHE TË DHËNAT MBI STUDENTËT

Neni 96
Fitimi, pezullimi dhe humbja e statusit të studentit

1. Statusi i studentit fitohet me regjistrimin e tij nëKolegjin Universitar “REALD”.Ky status humbet me marrjen e diplomës ose certifikatës përkatëse, si dhe në rastin e çregjistrimit të studentit nga Kolegji Universitar “REALD”.
2. Studenti mund t’i pezullojë studimet dhe t’i rifillojë ato, në përputhje me rregullat
e përcaktuara në Rregulloren e Kolegjit Universitar “REALD”.

3. Studenti nuk mund të regjistrohet, njëkohësisht, në më shumë se një program studimi pranë Kolegjit Universitar “REALD”.

Neni 97
Të drejtat dhe detyrimet e studentit

1. Studentët kanë të drejtë:

1. Studentët kanë të drejtë:
a) të ndjekin të gjitha veprimtaritë mësimore që zhvillohen në kuadrin e programit të studimit ku ata janë të regjistruar, si edhe ato kulturore, artistike, sportive të organizuara nga Kolegji;
b) të marrin pjesë në organizma studentorë në përputhje me kërkesat e ligjit në fuqi;
c) të përdorin infrastrukturën, që Kolegji Universitar “REALD” vë në dispozicion të procesit mësimor, si dhe të përfitojë shërbimet mbështetëse që ofron ky institucion;
ç) të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes së Kolegjit, në përputhje me
përcaktimet e Ligjit dhe të këtij Statuti;
d) të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor, nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit;
e) të shprehin vlerësimin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit
të Kolegjit Universitar “REALD”;
f) të nënshkruajnë kontratë shërbimi, në momentin e regjistrimit në Kolegj, e cila ka elementet dhe formën që përcaktohen në udhëzimin e ministrit përgjegjës për arsimin, si edhe të pajiset me kartën e studentit;
g) të sigurohen nga Kolegji në një ndër shoqëritë e sigurimit, për të gjithë
kohëzgjatjen e parashikuar të studimeve, për riskun e ndërprerjes së veprimtarisë apo risqe të tjera, sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e përbashkët të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Financave.
gj) të gëzojë të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj.
2. Studentët kanë për detyrë:
a) të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga Kolegji Universitar “REALD”; b) tërespektojnë të drejtat e personelit dhe të drejtat e studentëve të tjerë; c) të paguajnë tarifat e përcaktuara nga Kolegji Universitar “REALD”;
d) të respektojnë Kodin e Etikës.

Neni 98
Këshillat e studentëve

1. Studentët kanë të drejtë të organizohen në këshilla studentore në nivel fakulteti,në nivel të Kolegji, si dhe në nivel kombëtar.
2. Këshillat e studentëve janë organizime të pavarura. Ato nuk zhvillojnë veprimtari
politike, as ekonomike dhe promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe

koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të Kolegji Universitar
“REALD”.
3. Këshillat e studentëve zgjidhen çdo dy vjet nga vota e studentëve dhe mbështeten në legjislacionin në fuqi. Mandatet e liruara (kur studenti mbaron studimet apo transferohet, si dhe raste të tjera) plotësohen, për kohën deri në përfundim të mandatit të nisur, nga kandidati pasardhës në renditje për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit.
4. Modalitetet dhe procedurat për krijimin, organizimin dhe funksionimin e këshillave të studentëve përcaktohen në rregulloren e Kolegjit Universitar “REALD”dhe në rregulloret e fakulteteve përbërëse, në përputhje me këtë Ligj, mbështetur edhe në propozimet e paraqitura nga studentët.
5. Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe bëjnë propozime për të gjitha
problemet me interes të përgjithshëm të Kolegji Universitar “REALD”dhe të fakultetit përkatës, siç janë ato për planet dhe programet e studimeve; për hapjen e programeve të reja; për rregulloret e veprimtarisë mësimore; për cilësinë e shërbimeve; për nivelin e tarifave të shkollimit; për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.
6. Kolegji Universitar “REALD”mbështet këshillat e studentëve dhe financon
veprimtaritë e tyre nga fondi i caktuar për këto qëllime në buxhetin vjetor të tij.
7. Krijimi, organizimi dhe funksionimin e tyre mbeshtetet ne ligjin per Arsimin e
Larte dhe ne propozimet e studenteve.
8. Promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e ideve dhe opinioneve të tyre në organet drejtuese të Kolegjit, në strukturat mësimore- kërkimore dhe të shërbimeve.

Neni 99
Dokumentacioni i procesit mësimor

1. Kolegji Universitar “REALD”është i detyruar nga Ligji të mbajë në formë të shkruar regjistrat e marr nga Ministria përgjegjëse për arsimin dhe më konkretisht:
a) regjistrin themeltar të studentëve;
b) regjistrin e arritjeve akademike;
c) regjistrin e lëshimit të diplomave dhe certifikatave.

2. Regjistri themeltar i studentëve është dokumenti që vërteton regjistrimin e studentëve nëKolegjin Universitar “REALD”. Ky regjistër:
a. Tregon që çdo student është pajisur me një numër unik matrikullimi, që e mban deri në marrjen e diplomës ose certifikatës;
b. Depozitohet në arkivat e shtetit, sipas kuadrit ligjor në fuqi, ndërsa kopja e njësuar me origjinalin ruhet për gjithë periudhën kohore të

ekzistencës së Kolegjit Universitar “REALD”apo vijimësisë së këtij institucioni me emër të ndryshuar, pa të drejtën e lëshimit të ekstrakteve nga regjistri që nga dita e dorëzimit të tij në arkivë.
c. Plotësohet edhe në formë elektronike.
3. Regjistri i arritjeve akademike është dokumenti që vërteton rezultatet e arritura nga çdo student i regjistruar në Kolegjin Universitar “REALD”, sipas programeve të studimit. Regjistri i arritjeve akademike:
a. Depozitohet në arkivat e shtetit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për arkivat, ndërsa kopja e njësuar me origjinalin ruhet për gjithë periudhën kohoretë ekzistencës së institucionit, pa të drejtën e lëshimit të ekstrakteve nga regjistri që nga dita e dorëzimit të tij në Arkivë.
b. Plotësohet edhe në formë elektronike.
4. Regjistri i lëshimit të diplomave dhe certifikatave është dokumenti që vërteton emetimin e tyre nga Kolegji Universitar “REALD”. Në këtë regjistër dokumentohet tërheqja e diplomës dhe suplementit të diplomës prej secilit student që ka përfunduar me sukses detyrimet akademikedhe ato të tjera institucionale me Kolegjin.

Regjistri i lëshimit të diplomave dhe certifikatave:
a. Depozitohet në arkivat e shtetit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për arkivat, ndërsa kopja e njësuar me origjinalin ruhet për gjithë periudhën kohoretë ekzistencës së Kolegjit Universitar “REALD” pa të drejtën e lëshimit të ekstrakteve nga regjistri që nga dita e dorëzimit të tij në Arkivë.
b. Plotësohet edhe në formë elektronike.
5. Kolegji Universitar “REALD” duhet të plotësojë elementet e regjistrave, të përcaktuara në pikën l, të këtij neni, në përputhje me aktet nënligjore. Dokumentacioni pas plotësimit përfundimtar të tij, depozitohet në arkivat e shtetit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për arkivat. Ndërsa kopja e njësuar me origjinalin ruhet në arkivin e Kolegjit Universitar “REALD”, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Rregulloren e Kolegjit pa të drejtën e lëshimit të ekstrakteve nga regjistri që nga dita e dorëzimit të tij në Arkivë. Në rastin e mbylljes së veprimtarisë së Kolegjit, regjistrat e tij, sipas përcaktimeve në pikën l, të këtij neni, dhe çdo dokument tjetër, depozitohen në arkivat e shtetit, sipas kuadrit ligjor për arkivat.

Neni 100
Baza e të dhënave të studentëve në Kolegjin Universitar “REALD”

1. Kolegji Universitar “REALD”, ruan të dhënat personale të studentëve, sipas kuadrit ligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

2. Proceset e ruajtjes dhe të përpunimit të të dhënave të studentëve prej Kolegjit dhe strukturave përbërëse të tij do të kryhen bazuar në parimin e konfidencialitetit dhe në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

PJESA E NËNTË DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

KREU XIV DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 101
Miratimi i statutit

1. Ky statut miratohet nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar “REALD”.
2. Statuti i Kolegjit mund të ndryshohet, sipas procedurave të përcaktuara në këtë
Statut.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij statuti shfuqizohet çdo akt tjetër me fuqi të njëjtë në Kolegjin Universitar “REALD”, si dhe çdo dispozitë e rregulloreve apo akteve të tjera, që janë në kundërshtim me këtë statut.

 

Neni 102
Dispozitat tranzitore

1. Studentët e regjistruar në një program studimi Kolegjin Universitar „REALD” para hyrjes në fuqi të këtij statuti, do të vazhdojnë studimet e tyre me të njëjtin program studimi për kohëzgjatjen normale të tij.
2. Dispozitat tranzitore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për arsimin e lartë,
janë të zbatueshme në Kolegjin Universitar “REALD”, pavarësisht përcaktimeve në këtë statut.
3. Dispozitat e statutit që janë në kundërshtim me dispozitat kalimtare të legjislacionit në fuqi, nuk janë të zbatueshme. Këto dispozita të statutit hynë në fuqi, në momentin e përfundimit tëefekteve ligjore të dispozitave kalimtare, në përputhje me afatet e përcaktuara në legjislacioninnë fuqi.

Neni 103
Vula e institucionit dhe faqja web

Kolegji Universitar “REALD”, ka vulën zyrtare sipas modelit bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij statuti si Shtojca 3, me këtë përshkrim: vulë në formë rrethore brenda së cilës shkruhet Kolegji Universitar REALD Vlore dhe në mes ka logon e institucionit.

Kolegji Universitar “REALD” ka faqen e tij të internetit me adresë www.asar.edu.al, e cila administrohet nga përgjegjësi i administrimit të faqes.

 

Neni 104
Hartimi i rregulloreve të brendshme

Në përputhje me Ligjin nr. 8012015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe me këtë Statut, hartohen dhe rregulloret e përcaktuara në këtë statut dhe aktet nënligjore nëfuqi.

Rregulloret e brendshme të njësive kryesore hartohen nga këshillat e këtyre njësive dhe miratohen nga rektori i Kolegji Universitar “ REALD” ndërsa rregulloret e brendshme të njësive bazë hartohen prej këtyre njësive dhe miratohen nga dekani i fakultetit .

Neni 105
Miratimi nga Senati Akademik

Ky Statut u miratua në mbledhjen e Senatit Akademik me Vendim nr. 56 datë
07.12.2016.

Neni 106
Hyrja në fuqi

Ky Statut hyn në fuqi, pas miratimit të tij nga ministri përgjegjës për arsimin.

(Miratuar me Vendim nr. 56, datë 07.12.2016 të Senatit Akademik)

Printo Statutin e KUR