NDËRPRERJA E STUDIMEVE

 

Studenti mund të ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit vetëm për këto raste:

  1. Kur sëmuret për periudha të gjata, të dokumentuara me raport komisioni mjeko-ligjor;
  2. Në raste fatkeqësish familjare e në kushte ekonomike të vështira, të dokumentuara këto nga zyrat përkatëse të pushtetit lokal;
  3. Në rastet kur studenti ndjek studime e kualifikime në institucione të tjera të arsimit të lartë vendas ose të huaj, me përjashtim të rasteve specifike të parashikuara në këtë rregullore.

Ndërprerja e studimeve deri në tre vjet për studentët e regjistruar në programet e ciklit të parë e të ciklit të dytë dhe deri në pesë vjet për studentët e regjistruar ne program të integruar, bëhet me miratimin e Rektorit dhe Administratorit. Ndërprerja e studimeve fillon që nga momenti i miratimit të lejes. Në të kundërt, studenti mban vetë përgjegjësi për pasojat.

Çdo ndërprerje e pajustifikuar është e barasvlershme me mosparaqitjen në procesin mësimor dhe viti konsiderohet si vit përsëritje.

Rikthimi i studentit, pas ndërprerjes së justifikuar të studimeve bëhet në fillim të çdo semestri, por jo më vonë se një muaj nga këto afate.