SESION SHKENCOR PËR PREZANTIMIN E GJETJEVETË PROJEKTIT:“STUDIM MBI PËRDORIMIN E SUBSTANCAVE NARKOTIKE NGA MINORENËT NË RAJONIN FIER – VLORE”

Projekt I Financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)

Më datë 29/03/2025, në ambientet e Kolegjit Universitar Reald, u zhvillua me sukses Seksioni Shkencor me temë:

“Ndikimi i substancave narkotike te minorenët në rajonin Fier-Vlorë”

Ky seksion shkencor u organizua në kuadër të projektit të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe mblodhi akademikë, studiues, mjekë dhe ekspertë të fushës për të analizuar një prej problematikave më shqetësuese të kohëve të fundit.

🔹 Hapja e eventit u bë nga Prof. Dr. Spiro Caushi, Rektor i Kolegjit Universitar Reald, i cili theksoi rëndësinë e këtij studimi për shoqërinë dhe nevojën për politika parandaluese efektive.

🔹 Dr. Engjëllushe Zenelaj, Drejtuesja e projektit, prezantoi një pasqyrë të përgjithshme mbi qëllimin, objektivat dhe metodologjinë e ndjekur gjatë kërkimit shkencor.

🔹 Dr. Andrin Tahiri, Shef i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUNT, prezantoi një case report mbi ndikimin e substancave narkotike tek minorenët dhe lidhjen e tyre me patologjitë kardiake, duke sjellë të dhëna të rëndësishme nga terreni.

🔹 Dr. Ejona Shaska, Shefe e Shërbimit Akut në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë, ndau një analizë të pasojave të substancave narkotike në shëndetin mendor të minorenëve, bazuar në raste të trajtuara në institucionin e saj.

🔹 Dr. Ermelinda Durmishi, pedagoge dhe eksperte e projektit, prezantoi perceptimin e minorenëve dhe punonjësve të sistemit arsimor mbi këtë fenomen, duke nxjerrë në pah faktorët kryesorë që ndikojnë në përdorimin e substancave dhe nevojën për ndërhyrje të shpejta.

🔹 Briseida Çakërri, pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali”, përmbylli aktivitetin duke prezantuar konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga ky studim, të cilat synojnë të ndihmojnë institucionet përkatëse në hartimin e politikave mbrojtëse për të rinjtë.

Përfundime dhe rekomandime

Nga diskutimet dhe analizat e prezantuara u arrit në përfundimin se:
✅ Përdorimi i substancave narkotike tek minorenët në rajonin Fier-Vlorë është një problem në rritje që kërkon vëmendje urgjente.
✅ Është e nevojshme një ndërhyrje e përbashkët mes institucioneve shëndetësore, arsimore dhe organeve ligjzbatuese për të parandaluar përhapjen e këtij fenomeni.
✅ Edukimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve, si dhe trajnimi i mësuesve dhe prindërve, janë hapa të domosdoshëm për të ndikuar në parandalimin e përdorimit të substancave narkotike.

Seksioni shkencor u vlerësua si një sukses dhe një hap i rëndësishëm në ndërgjegjësimin dhe trajtimin e këtij problemi në nivel rajonal. Kolegji Universitar Reald dhe ekipi kërkimor mbeten të angazhuar për të vazhduar studimet në këtë fushë dhe për të kontribuar në zgjidhjen e kësaj sfide sociale.

SESION SHKENCOR PËR PREZANTIMIN E GJETJEVETË PROJEKTIT:“STUDIM MBI PËRDORIMIN E SUBSTANCAVE NARKOTIKE NGA MINORENËT NË RAJONIN FIER – VLORE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *