Qeveria Studentore

Qeveria Studentore e Kolegjit Universitar REALD:

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E STUDENTËVE

 Studenti ka të drejtë:

  1. Të ndjekë leksione, seminare  dhe të gjitha veprimtaritëe tjera mësimore,  të organizuara në përputhje me statusin e tij.
  2. Të përdorë pajisjet, bazën materiale dhe laboratorike te Kolegjit sipas rregullave përkatëse,për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor,bibliotekën dhe mjediset sportive e kulturore të Kolegjit Universitar.
  3. Të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese, në përputhje me Ligjin nr. 80/2015, “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Statutin e Kolegjit.
  4. Të organizohet në shoqata të ndryshme jopolitike në përputhje me aktet ligjore e nënligjore përkatëse.
  5. Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit kur plotëson kushtet e përcaktuarame vendim të Këshillittë Ministrave, Senatit  e në marrëveshjet ndër shtetërore ose ndër universitare.
  6. Të shprehë opinionin e tij për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të universitetit
  7. Të ankohet për shkelje te rregullave dhe standardeve akademike nga ana e pedagogeve, te mos realizimit te procesit temësimdhënies, të rregullave të zhvillimit të provimit dhe për vlerësimin e tij të pamerituar.
  8. Të ankohet për shkelje të etikës akademike, të konfliktit të interesit dhe të çdo rasti tjetër që cenon integritetin e studentit.

 

Studenti është i detyruar:

  1. Të njohë me hollësi statutin, rregulloren e Kolegjit dhe çdo rregullore tjetër e detyrimet qe lindin per te dhe të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt, Kolegji nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre;
  2. Të njohin të gjitha kërkesat  e  përgjithshme të Kolegjit, si dhe  kërkesat specifike të programit në fushën që ata kanë zgjedhur. Studentët janë përgjegjës për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave dhe rregulloreve përkatëse në bazë të diplomave që ata synojnë;
  3. Të zbatojë  të  gjitha  rregullat  që  rrjedhin  nga  Statuti  i  Kolegjit dhe nga kjo rregullore;
  4. Të respektojë Kodin e Etikes së Kolegjit.
  5. Të shlyejë detyrimet e përcaktuara ne programin e studimit, si dhe çdo detyrim tjetër financiar dhe material ndaj Kolegjit të parashikuar në kontratë;
  6. Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të Kolegjit nga ana e tij; dëmet material që ai mund të ketë bërë zhdëmtohet në masën e përllogaritur.

 


Turoriati Studentor dhe Këshillimi i Karrierës

Koordinator përgjegjës për Tutoriatin Studentor dhe Këshillimin e Karrierës:  Doct. Ilmijona HANAJ

E-mail: ila.hanaj@outlook.it 

Cel: +355 (0) 69 659 4016


TUTORIATI STUDENTOR

Qëllimi i tutoratit dhe synimet:

Qëllimi i implementimit te sistemit te tutoratit është t’i krijojë studentëve në çdo kohë mundësinë të këshillohen me pedagogët, koordinatorët rreth problemeve të tyre akademike si dhe ofrimin e përkrahjes dhe mbështëtjes maksimale për komunimin dhe bashkëpunimin e studentëve me stafin akademik të KUR.

Tutorati synon:

  1. orientimin dhe këshillimin e studentëve përgjatë programit të studimeve;
  2. bërjen e studentëve bashkë-protagonistë të procesit formues;
  3. heqjen e pengesave të mundshme në mësimnxënien e lëndëve , duke ofruar një metodë studimi studentëve të cilëve u mungon;
  4. promovimin e frekuentimit aktiv të programeve të studimit dhe një pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet formuese edhe nëpërmjet iniciativave në përshtatje të nevojave e kërkesave e aftësive individuale të tyre.
  5. Kështu, tutorati synon të kontribuojë gjithashtu edhe në:

a) zvogëlimin e numrit të studentëve që braktisin studimet;

b) rritjen e përqindjes së të diplomuarve në krahasim me të rregjistruarit në programin e studimeve;

c) zvogëlimin e numrit të mbartësve, duke përshtatur kohëzgjatjen reale me kohëzgjatjen ligjore të programit të studimeve;

d) favorizimin e hyrjes së studentëve në tregun e punës.

Organet Kompetente:

Organ kompetent qe merret me koordinimin, bashkerendimin dhe funksionimin e veprimtarise se tutoratit janë këshillat e fakulteteve në bashkëpunim me departamente dhe Zyrën e Zhvillimit të Karrierës (më poshtë ZZHK).

Shefi i Departamentit të Fakultetit pasi konsultohet me Këshillin e Fakultetit dhe ZKSH, në fillim të vitit akademik percakton listen emerore sipas numrit proporcional të studenteve të regjistruar në fakultet.

Koordinatori i Fakultetit për tutoratin:

  1. Këshilli i Fakultetit emëron, brenda muajit tetor, një Koordinator të fakultetit për tutoratin. Koordinatori përcaktohet nga rradhët e tutorëve brënda Fakultetit. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e sistemit të tutoratit duke raportuar mbi ecurinë apo mangësitë e punës së kryer.
  2. Koordinatori përcakton takime mujore me tutorët e fakultetit dhe në fund të takimeve raporton pranë Këshillit të Fakultetit mbi punën e kryer nga tutorët .
  3. Pasqyrat e takimeve pasqyrohen pranë zyrës së zhvillimit të karrierës.

Funksioni i tutorit:

Tutorët janë pika e parë dhe më e drejtëpërdrejtë e referimit për studentët, përgjatë gjithë jetës së tyre akademike, nga momenti i rregjistrimit në programin e studimit deri në përfundimin e tij e më pas raporti me tregun e punës.

Funksionet kryesore të tutorit, konsistojnë në:

  1. dhënien e një suporti si nga këndvështrimi informues ashtu edhe njohës për ta nxitur atë për një pjesmarrje sa më aktive në jetën universitare në të gjitha format dhe fushat e saj;
  2. mbështetjen e studentit në fillim dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit të studimit duke lehtësuar hyrjen e tij në botën akademike
  3. promovimin e kapaciteteve individuale;
  4. ndihmën ndaj studentit për rritjen profesionale të tij gjatë programit të studimit;
  5. ndihmën dhe këshillimin e studentëve për problemet që lindin gjatë viteve të studimeve;
  6. mbështetjen e studentëve për parandalimin e largimeve apo zgjatjes së kohës së studimeve përtej kohëzgjatjes normale;
  7. ofrimin e mundësisë për studentin që ai të mund të këshillohet me pedagogët,specialistët dhe koordinatorët rreth problemeve të tij akademikë;
  8. këshillimin e studentëve për lëndët me zgjedhje;
  9. këshilllimin e studentëve për përzgjedhjen e programeve të studimit;
  10. këshillimin e studentëve për përzgjedhjen e temës së diplomës të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve;