PRAKTIKA PROFESIONALE

 

Studentët kanë të detyrueshme kryerjen e praktikës profesionale, kur ajo përfshihet në programin e studimit. Me fillimin e vitit akademik, departamenti u komunikon studentëve kohën e kryerjes, programin, mënyrën e zhvillimit dhe shlyerjes së saj.

Praktikat profesionale zhvillohen në institucione sipas profilit të përgatitjes së studentit dhe nën drejtimin e pedagogut të caktuar nga departamenti përkatës. Sudenti detyrohet të respektojë rregullat e institucionit ku kryen këtë proces.

Gjatë kryerjes së praktikës profesionale, personeli akademik që drejton atë, ushtron kontroll të vazhdueshëm dhe mban lidhje me qendrën ku ajo kryhet. Në përfundim të praktikës profesionale, studenti përgatit një relacion për punën e kryer e cila vlerësohet nga pedagogu që e drejton praktikën pasi merr edhe mendimin e qendrës ku është kryer ajo. Vlerësimi bëhet me notë.