ZHVILLIMI I PROVIMEVE

 

  1. Provimet zhvillohen në fund të realizimit të programit të miratuar mësimor. Vendi dhe ora e provimit, shpallet një muaj para.
  2. Në varësi të programit studentët mund të paraqesin një detyrë kursi lidhur me lëndën ose një krijim didaktik, teorik aplikativ, në funksion si një aspekt të modernizmit të procesit mesimor.
  3. Pedagogu i lëndës dorëzonë në sekretari tezat e provimit 30 minuta para fillimit të orarit zyrtar të provimit.
  4. Sekretaria përgatit tezat e provimit sipas standartit të caktuar, duke i miratuar nga përgjegjësi ose zëvendesi i tij në departament.
  5. Fletët e provimit bëhen të qarta, të pastra, të vulosur pa asnjë shënim. Në to shënohet emri i studentit i mbuluar siç vendos departamenti.
  6. Sekretaria identifikon para vlerësimit të fletëve studentët, ndërsa pedagogu siguron qetësi e normalitet gjatë zhvillimit të provimit.
  7. Studentët nuk duhen të përdorin stilolaps të kuq e ngjyra të përafërta me të, të gjitha ngjyrat e tjera jane të lejuara
  8. Në provim mbahet proces verbal, në të cilin shënohen emrat e pjesëmarrësve me nënshkrimin e tyre, për pjesëmarrjen në provim.
  9. Nuk lejohet shfrytëzimi i literaturave, bisedave apo telefonatave gjatë orës së provimit.
  10. Në provimin e diplomës pranohen ata studentë që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike dhe financiare me institucionin.
  11. I`u tërhiqet vëmendja ose mbahen në shënim studentët që nuk jane korrekt gjatë zhvillimit të provimit. Në rast të përsëritur mbahen në shënim për të mos u njohur provimi dhe teza e studentit nuk vlerësohet.
  12. Sekretaria është përgjigjëse për sekretësinë e dokumentacionit, ndërsa pedagogu është përgjigjës për seriozitetin e zhvillimit të provimit.
  13. Pedagogu i lëndës bën ndarësimin me pikë dhe kërkon çkodimin e fletëve për të mbushur formularin përkatës me të dhënat e tjera. Tezat e provimeve të kontrolluara dhe të vlerësuara dorëzohen brenda javës.
  14. Pedagogu shkruan në fletën e provimit, pikët e temës, duke i vendosur në faqen e parë sasinë e pikëve të provimit. Duhet të perdorin vetem stilolaps me bojë në ngjyrën blu.
  15. Provimi përfundimtar zhvillohet dy orë, në datën e caktuar të sezonit të provimeve.
  16. Në proces verbalin përfundimtar duhet të firmosin dy pedagogë që ndjekin provimin.
  17. Kriteret e vlerësimit shënohen në fletën e pasme të kopertinës së tezës.
  18. Provimi përfundimtar vlerësohet maksimalisht me 80 pikë.
  19. Fletët e provimeve asgjesohen në sezonin pasardhës.