Njesia e Sigurimit te Brendshem te Cilesise

 

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, (në vijim NJSBC), është strukturë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, implementimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të cilësisë në KUR,  mbështetur në standardet shtetërore të cilësisë si dhe standardet dhe udhëzimet europiane për Sigurimin e Cilësisë në Hapsirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Rrjeti i Cilësisë përbëhet nga Njesia e Sigurimit të Brendëshëm të Cilësisë, si stukturë me vete paralele me zyrën e Kurrikulave, e ngritur pranë rektoratit të KUR, me përfaqësues të cilësisë në çdo njësi kryesore.

Struktura e NJSBC

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është organ kolegjial. Ajo përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, nga të cilët 3 (tre) janë përfaqësues të personelit akademik të njësisë kryesore, 1 (një) përfaqësues i Këshillit Studentor dhe 1 (një) ekspert i jashtëm. Anëtarët zgjidhen në mënyrë të posaçme nga Senati Akademik për një periudhë 4 vjeçare me mundësi rizgjedhjeje.

  1. Msc. Seljana LEKAJ         – kryetar i NJSBC.
  2. Msc. Arnold SINANAJ     – anëtar
  3. Msc. Egi BITRAJ                – anëtar
  4. Klara HITAJ                        – anëtar/student
  5. Arqile MISHTAKU           – anëtar/ekspert i jashtëm.

Kompetencat e NJSBC

Përveç detyrave të parashikuara në Statut, NJSBC ka edhe këto kompetenca:

  1. Rrit profilin e Sigurimit të Cilësisë duke kultivuar një kulturë cilësie në KUR.
  2. Siguron vijueshmërinë periodike dhe të përvitshme të programit të Sigurimit të Cilësisë;
  3. Lehtëson grumbullimin e informacionit mbi raportet e Sigurimit të Cilësisë;
  4. Lehtëson reagimin (feedback) dhe linjat e drejtimit për përpiluesit e rishqyrtimeve dhe raporteve;
  5. Lehtëson dhe inkurajon stafin në procesin e mësimdhënies dhe vlerësimit;
  6. Administron  të dhënat  statistikore më qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë;
  7. Merr përgjegjësinë për çdo lloj procesi shtesë të Sigurimit të Cilësisë, si rishqyrtimet periodike, etj;
  8. Merr drejtimin në përgatitjen e dokumenteve për qëllime të jashtme si: akreditimi, bashkëpunimi i KUR me organizata dhe institucioneve relevante;
  9. Pajis rektorin me raport mbi sigurimin e cilësisë;
  10. Asiston dekanët dhe fakultetet në zhvillimin dhe vënien në jetë të procedurave për verifikim dhe përmirësim të cilësisë;

Rregullat për vlerësimin e brendshëm të cilësisë

  1. NJSBCduhet të planifikojë organizimin e vlerësimittë brendshëm të cilësisë të programeve të studimit dhe të vlerësimit të brendshëm institucional.
  2. Për të realizuar këtë duhet të ngrihet grupi i vlerësimit të brendshëm, ku merr pjesë edhe një përfaqësues nga organizimet studentore.
  3. Në rast nevoje, ftohet një përfaqësues ekspert i jashtëm me pervoje te gjere akademike. Grupi i vlerësimit të brendshëm ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e institucionit.
  4. Vlerësimi i brendshëm duhet te realizohet në përputhje me udhëzimet përkatëse të ASCAL. Konkluzionet e vlerësimit të brendshëm duhet te mbështeten në analizën statistikore të të dhënave, në konstatimet e nxjerra nga regjistrat, në sondazhet, pyetsorët dhe intervistat e organizuara me stafin akademik, stafin joakademik dhe studentët.
  5. KUR  duhet të publikojë rezultatet e vlerësimit të kryer on line.
  6. NJSBC në bashkëpunim me ASCAL duhet tëorganizojë trajnim të anëtarëve të grupit të vlerësimit. Për anëtarët e grupit të vlerësimit njësia duhet të marrë masat e sigurimit të kushteve të përshtatëshme për realizimin e kësaj detyre.
  7. KUR  duhet të ketë përgjegjësinë e sigurimit të burimeve të nevojshme financiare për mbulimin e gjithë aktiviteteve të procesit të vlerësimit të brendshëm.
  8. NJSBC duhet të mbajë lidhje të vazhdueshme me ASCAL në realizimin e vlerësimit të brendshëm të cilësisë dhe vlerësimin e jashtëm.

Regullore e NJSBC