Pse duhet të zgjedh të studjoj në Kolegjin Universitar “REALD” Vlorë

Komunitetet e universiteteve janë aktorë të  rëndesishëm të krijimit të kapitalit njerëzor dhe projektimit të zhvillimit.

    1. Kolegji Universitar “REALD” ka hartuar një plan veprimi për rritjen inteligjente të vëndit, duke synuar një sinergji funksionale midis rritjes ekonomike dhe punësimit, dijeve dhe teknologjisë bashkëkohore, reformës së programeve akademike dhe profesionale.
      Kolegji Universitar “REALD” e ka kaluar me sukses fazën e akreditimit institucional nga Agjensia Britanike e Akreditimit (QAA) dhe Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë (ASCAL). Kolegji u vleresua për një periudhe 5 vjecare nga 6 vjet që është vlerësimi maksimal.
    2. Fakulteti Ekonomik dhe ai i Shkencave Mjeksore, janë pjesë e programeve të studimit në Kolegjin Universitar “REALD”  dhe janë ndër sektorët  që do të ndryshojnë shumë në të ardhmen e afërt të cilat janë, shërbimi financiar, sektori i shëndetsisë, etj.
    3. Për të kapërcyer atë trashëgimi që ka vendi midis sistemit arsimor dhe tregut të punës: asimetrinë e  arsimit dhe formimit/ ofertës profesionale, Kolegji Universitar “REALD” ka hapur programe të reja 2 vjecare të arsimit të lartë si “Ndihmës Dentar” dhe “Asistent Administrativ”. Ne synojmë të ofrojmë të diplomuar, me  shprehi për të hyrë në treg. Në këto programe do të përfshihen të gjithë ata maturantë që nuk plotesojnë kushtin e mesatares së notës të përcaktuar nga ministria përgjegjëse për arsimin, për të vazhduar studimet e larta.
    4. Kolegji Universitar “REALD” ofron një proces të mësimdhënies të nivelit të lartë dhe i përgjigjet kërkesave të kohës, si edhe kontribuon fuqimisht për sfidat që ka arsimi i lartë, shoqëria shqiptare dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Tek ne ju do të gjeni infrastrukturën e nevojshme, si edhe një jetë studentore të pasur dhe të shëndetshme. Marrëveshjet e bashkëpunimit që ka Kolegji Universitar “REALD” me Universitetin e Mjeksisë Tiranë, Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, Universitetin Europian të Tiranës, dhe me universitetet italiane: Universitetin e Foggias, Universitetin e Mesinës dhe Universitetin e Salernos, etj., janë tregues të besushmërisë së këtyre IAL ndaj aktivitetit mësimor shkencor që zhvillon Kolegji Universitar “REALD” në fushën e arsimit të lartë.
    5. Komuniteti i REALD karakterizohet nga studentë krijues, të pasionuar dhe analitikë. Ata kanë një entuziazëm të pakufishëm për të mësuar dhe një aftësi  për të përqafuar të rejat. Dhe ata e duan Reald-in, një nga kolegjet më intelektuale në vend. Arsimimi i KU “Reald” karakterizohet nga ndërveprimi i ngushtë midis studentëve dhe stafit akademik në një atmosferë me shqetësim të përbashkët akademik dhe mësim aktiv. Mundësia për të bashkëpunuar me studentet  kurioz dhe të pasionuar është një nga karakteristikat e jashtëzakonshme të përvojës akademike te “Reald”. Në KU “Reald”, studentët  ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kujdesen për njëri-tjetrin.
    6. Të nderuar prindër dhe familjarë të studentëve, pritshmërite dhe sakrificat për arsimimin e fëmijëve tuaj do të gjejnë një partner të sigurt te Kolegji Universitar “REALD”. Kostua e arsimimit të studentëve që vijnë nga qarqet Vlorë, Fier, Berat është më e ulët se ajo që kërkohet për studime në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Kostua e jetesës e akomodimit, transportit jane më të ulta se ato që kërkohen në rastin e kryerjes së studimeve në niversitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.  Përpos kësaj, Kolegji Universitar “REALD” ofron asistencë pa pagesë  në shërbimet mjekësore për familjarët e studentëve të tij në shërbime mjeksore si  Fizioterapi, Stomatologji, etj. Arsimimi i ofruar në Kolegjin Universitar “REALD”, është pikënisja e zhvillimit tuaj profesional. Ne do të punojmë fort që të kontribuojmë në të ardhmen Tuaj, duke ju pajisur me njohuritë, vlerat dhe cilësitë e duhura që ju të jeni profesionistët e ardhshëm të ndryshimit, të cilët do të kontriboni në  transformimin e vendit.