Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wp-plugin-bluehost domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home3/ghkxwmmy/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rregullore e programit Bachelor në Fizioterapi - Kolegji Universitar Reald

Rregullore e programit Bachelor në Fizioterapi

page1image1928
page1image2096
page1image2256

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RREGULLORE E PROGRAMIT Cikli i Parë i Studimeve”Bachelor” në ”Fizioterapi”

(Miratuar me Vendimin nr. 19, datë 01.08.2017 të Senatit Akademik)

Vlorë, 2017

Faqe 1 nga 14

page2image1904
page2image2072
page2image2232

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti i rregullores

Rregullorja e programit të ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në “Fizioterapi”vendos rregullat normative të funksionimit të shkollimit dhe të marrëdhënieve që krijohen midis subjekteve pjesëmarrëse në veprimtarinë e kësaj shkolle.

Rregullorja përcakton misionin e shkollës, strukturën e brëndshme dhe mënyrën e funksionimit të shkollimit, të drejtat dhe detyrimet e organeve drejtuese, të personelit akademik dhe administrativ, të studentëve, të bashkëpunëtorëve të shkollës; raportet midis tyre; rregullat për pranimin e studentëve, për mësimdhënien, për kërkimin, për praktikën, për vlerësimin, për diplomimin, për publikimet, për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, për rekrutimin e personelit dhe parashikon sanksionet në rastin e shkeljes së rregullores.

Neni 2 Qëllimi i rregullores

Rregullorja ka si qëllim të sigurojë kuadrin e brëndshëm juridik të nevojshëm për mbarëvajtjen e veprimtarisë së shkollës.

Kjo Rregullore është hartuar në përputhje me objektivat e programit përkatës të studimit, me planin e tij mësimor si dhe me veprimtaritë mësimore të tij.

Rregullorja përcakton aspektet organizative të programit të studimit dhe është hartuar duke respektuar lirinë akademike, si dhe të drejtat dhe detyrimet e stafit akademik dhe të studentëve

Neni 3 Baza ligjore

Rregullorja mbështetet në ligjin për arsimin e lartë, nё Statutin e Universitetit dhenë Rregulloren e përgjithshme të KUR, si dhe në aktet e tjera nënligjore.

Neni 4 Subjektet

Subjektet e kësaj rregulloreje janë organet drejtuese, personeli akademik dhe administrativ, këshillat dhe komisionet, studentët dhe bashkëpunëtorët e institucionit.

Faqe 2 nga 14

page3image1904
page3image2072
page3image2232

KREU II
STRUKTURA E PROGRAMIT TË STUDIMIT

Neni 5
Pranimet në programin e studimit

  1. Për t’u pranuar në këtë program studimi, studenti duhet të zotërojë një diplomë të shkollës së mesme vendase apo të huaj me kohëzgjatje tre vjet, ose, sipas sistemit të vjetër me kohëzgjatje katër vjet, ose dhe shkollë të mesme profesionale me kohëzgjatje pesë vjet.
  2. Kandidati mund të ketë edhe ndonjë diplomë tjetër studimi të ndjekur në një institucion jashtë vendit që njihet dhe është e vlefshme, në përputhje me legjislacionin ekzistues. Proçesi i vlerësimit të diplomës bëhet nga KUR.
  3. Po ashtu në këtë program studimi pranohen edhe kandidatë/studentë të cilët kanë një diplomë akademike të marrë në një institucion të arsimit të lartë në vend apo jashtë vendit dhe kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi. Proçesi i njohjes dhe vlerësimit të diplomës dhe të programit të studimit bëhet nga KUR (si njësi pritëse) në nivel fakulteti, nëse kërkohet njohje kreditesh nga programi pararendës.
  4. Programi i studimit pranon kandidatët në varësi të kapaciteteve infrastrukturore të KUR, diplomës së shkollës së mesme dhe testit të seleksionimit për pranim. Nëse numri i kandidatëve është më i madh se kapaciteti infrastrukturor i vënë në dispozicion për fakultetin, seleksionimi i tyre do të bëhet sipas kritereve që do të përcaktohen paraprakisht nga Këshilli i Fakultetit.
  5. Numri maksimal i studentëve që mund të regjistrohen dhe mënyrat e përzgjedhjes së tyre, do të bëhen publike çdo fillim viti akademik para fillimit të regjistrimeve.Neni 6
    Struktura e programit mësimor

1. Disiplinat mësimore dhe veprimtaritë e tjera formuese që ofrohen në këtë program studimi janë të organizuara në 6 kategori, nga A-F + teza.

Faqe 3 nga 14

page4image1904
page4image2072
page4image2232
  1. Disiplinat mësimore dhe veprimtaritë formuese që ofrohen në këtë program dhe kreditet për secilën prej tyre rishikohen në mënyrë periodike. Ndryshimet propozohen nga njësia bazë përgjegjëse dhe miratohen nga Këshilli i Fakultetit, duke marrë në konsideratë edhe mendimin e aktorëve të tregut të punës.
  2. Programi i studimit është i organizuar në cikle të njëpasnjëshme studimi, ku studenti në ciklin e parë do të marrë një formim të përgjithshëm të fushës duke u përgatitur nëpërmjet një formimi të përgjithshëm bazë, krahas të cilit do të ketë edhe formim karakterizues nëpërmjet disiplinave me zgjedhje, të cilat do të ofrojnë edhe një formim karakterizues të nevojshëm për të shërbyer në sektorë të ndryshëm.
  3. Praktikat profesionale të studentëve dhe trajnimet e tyre organizohen, ndiqen dhe mbikëqyren nga Dekanati, departamenti përgjegjës dhe mentorët e paracaktuar.
  4. Praktikat profesionale zhvillohen në institucionet e caktuara nga njësia bazë përgjegjëse dhe vlerësohen me nota, njëlloj si detyrimet e tjera. Zhvillimi i praktikës mësimore rregullohet me rregullore të veçantë.
  5. Diplomimi bëhet me përgatitjen dhe mbrojtjen e një punimi diplome për një temë të caktuar studimi dhe/ose kërkimi. Proçedurat e hollësishme në lidhje me diplomimin përcaktohen me rregullore të veçantë.
  6. Studenti nuk mund të mbrojë temën e diplomës pa marrë miratimin e udhëheqësit si garantues i cilësisë së saj akademike. Ky miratim i paraqitet Sekretarisë mësimore jo më vonë se dy javë përpara mbrojtjes.
  7. Në çdo rast, studenti nuk mund të mbrojë punimin e diplomës pa shlyer të gjitha detyrimet e tre viteve të ciklit të studimit.
  8. Studentiqëmerrnotëjokaluesenësezonineparëtëmbrojtjessëdiplomëskatë drejtë të paraqitet për mbrojtje në sezonin e ardhshëm. Studenti ka të drejtë të hyjë 2 (dy) herë në mbrojtjen e diplomës. Në rast se edhe pas herës së dytë rezulton mbetës, studenti duhet të ndryshojë temën dhe të paraqesë një punim të ri diplome.

10.Ndërkohë në rast nevoje dhe me kërkesën e studentit, kur ai ka shlyer të gjitha detyrimet, përjashtuar mbrojtjen e temës së diplomës, mund të pajiset nga KURme një dëshmi si “I padiplomuar ende” dhe me certifikatën e notave.

11.Veprimtaria mësimore është organizuar sipas sistemit me 2 semestra.

12.Veprimtaria mësimore në fushën përkatëse karakterizohet edhe nga veprimtaria kërkimore e cila është konceptuar në mbështetje të programit të studimit.

13.Në program janë parashikuar lëndët, modulet si dhe kreditet përkatëse, po ashtu dhe organizimi i tyre në orë mësimore. Shpërndarja e kreditit është bërë

Faqe 4 nga 14

page5image1904
page5image2072
page5image2232

referuar udhëzimeve dhe rregullave të vendosura nga ministria përgjegjëse për arsimin.

14.Programet e lëndës hartohen nga Pedagogu i ngarkuar nga Departamenti dhe miratohen nga Dekanati.

15.Në fillim të çdo semestri studentëve iu vihen në dispozicion programet për çdo lëndë që ofrohet. Këto programe shpërndahen në auditor nga pedagogu, depozitohen në librarinë e KUR, si edhe mund të publikohen në formën e një broshure nga KUR.

16.Nën përgjegjësinë e departamenteve organizohen edhe aktivitete të tjera

17.Përfundimi me sukses i programit të studimit e çon studentin në tregun e punës ose i jep mundësi atij për vazhdimin e programit të ciklit të dytë të studimeve.

Neni 7
Objektivat e programit të studimit

Objektivat kryesore të programit të studimit janë të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj. Objektivat specifikë të programit të studimit jepen në planin mësimor.

Neni 8 Kreditet

  1. Kreditet e atashuara për çdo lëndë mbajnë parasysh ngarkesën në orë mësimore në auditor, si dhe punën individuale që duhet kryer nga studenti në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të parashikuara në programin e lëndës.
  2. Studenti që ndjek këtë program studimi duhet të marrë 180 ECTS.
  3. Ky program studimi do të ofrohet vetëm me kohë të plotë. Secila disiplinë ka lëndën apo modulet përkatëse të cilat janë të shprehura në orë mësimore dhe kredite.
  4. Provimet organizohen sipas moduleve. Numri i përgjithshëm i lëndëve ose grup lëndëve të programit së bashku me praktikën mësimore dhe punimin e diplomës janë 22 në 3 vite.KREU IV
    VERIFIKIMI I DIJEVE TË FITUARA NGA STUDENTËT

Faqe 5 nga 14

page6image2160
page6image2328
page6image2488

Neni 9 Verifikimi i dijeve

1. Shkalla e përvetësimit të dijeve me shkrim dhe /ose me gojë bëhet me pikë nga 0- 100 pikë dhe rezultati përfundimtar konvertohet në notë nga 4 (katër) në 10 (dhjetë) si dhe shprehet me gërma nga F në A, sipas tabelës së mëposhtme. Notat nga 5 (pesë) në 10 (dhjetë) dhe gërmat nga E në A janë kaluese.

PIKËTNOT A
95 – 10010
91 – 9410
86 – 909
81 – 859
76 – 808
71 – 758
66 – 707
61 – 657
56 – 606
51 – 556
46 – 505
41 – 455
1 – 404

Neni 10 Provimet

  1. Provimet e ndërmjetëm, provimet përfundimtare dhe riprovimet zhvillohen brenda afatit të caktuar në Kalendarin e Struktures se Vitit Akademik. Në javën/ët e zhvillimit të tyre nuk zhvillohet mësim.
  2. Tezat e provimit formulohen nga titullari i lëndës dhe aprovohen nga përgjegjësi i departamentit përkatës.
  3. Provimet zhvillohen me goje ose me shkrim ne kete rast me procedurë sekretimi duke mbajtur të fshehtë emrin e studentit në fletën e provimit derisa pedagogu dorëzon provimet e korrigjuara në Sekretari, por mund te zhvillohen dhe me shkrim dhe me goje.

Faqe 6 nga 14

page7image1904
page7image2072
page7image2232
  1. Vlerësimi i studentit me pikë shënohet në fletën e provimit, me bojë te kuqe ose blu, dhe në formatin përmbledhës të vlerësimit të studentëve.
  2. Dorëzimiivlerësimevetëprovimevebëhetbrenda1javengadataezhvillimittë tyre. Brenda kësaj jave, në orarin e caktuar pedagogu i pret studentët për të sqaruar çdo ankesë apo pretendim që ata mund të kenë lidhur me vlerësimin. Pas këtij afati, pedagogu plotëson dhe dorëzon proçesverbalin përfundimtar në Sekretari.
  3. Nota e provimit të ndërmjetëm merret parasysh në vlerësimin përfundimtar të studentit në masën e caktuar sipas çdo programi.
  4. Pesha e provimit përfundimtar gjendet e shprehur në çdo program.
  5. Studenti fiton të drejtën për të hyrë në provimin përfundimtar të një lënde, kur ka shlyer detyrimet që lidhen me pjesëmarrjen në atë lëndë, të parashikuara në planin mësimor të KUR. Studentët që fitojnë të drejtën e dhënies së provimit regjistrohen në listën emërore të provimit.
  6. Për studentin që nuk merr pjesë në provimin përfundimtar të lëndës, pedagogubën shënimin “Nuk u Paraqit” në proçesverbalin përfundimtar të lëndës.Neni 10 Detyra e kursit
  1. Pedagogu përcakton llojin e detyrave së kursit.
  2. Mosrespektimi i afatit të dorëzimit të detyrave penalizohet me 0.5 pikë më pak nga 10 (dhjetë) pikët totale të detyrës për çdo ditë vonesë.Neni 11 Frekuentimi
  1. Programi i studimit është me kohë të plotë. Frekuentimi i leksioneve eshte i detyrueshem ne masen 50 % te
  2. Seminaret, ne masen 75 % dhe praktikat profesionale ushtrimet dhe praktikat janë të detyrueshme të frekuenohen në masën 100%.Neni 12 Vleresimi

Vlerësimi bëhet me pikë (përfshire pikët e vleresimit gjatë vitit) dhe konvertimi në

Faqe 7 nga 14

page8image1904
page8image2072
page8image2232

nota do te jetë:

  •   41 – 50 pikë ——– nota 5
  •   51 – 60 pikë ——– nota 6
  •   61 – 70 pikë ——– nota 7
  •   71 – 80 pikë ——– nota 8
  •   81 – 90 pikë ——– nota 9
  •   91 – 100 pikë ——– nota 10.Neni 13 Transferimet
  1. KUR, në përputhje me parimet e Proçesit të Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose jopublike dhe lejon transferimin e studentëve të tij në shkolla të tjera.
  2. Procedura e transferimit, nga bërja e kërkesës me shkrim nga studenti, deri në njohjen e lëndëve të zhvilluara nga studenti në Fakultetin nga transferohet dhe regjistrimin e tij në programin e studimit, rregullohet me udhëzim të vecantë.
  3. Studentëve të regjistruar në këtë program studimi mund t’ju njihen kredite tëfituara në programe të tjera studimi në fusha të njëjta ose të përafërta, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren përkatëse të transferimeve në KUR, por edhe njohuri dhe aftësi profesionale të çertifikuara siç mund të jenë njohuri të informatikës, apo edhe të gjuhës së huaj, apo njohuri të veprimtarive formuese të nivelit të pas shkollës së meme të cilat janë në përputhje me objektivat specifike të programit të studimit.
  4. Programi i studimit i ofron studentit gjithashtu mundësinë e lëvizjes së lirë si një program tjetër studimi të përafërt ose të ngjashëm po ashtu edhe në të njëjtin program, por në një institucion tjetër të arsimit të lartë.
  5. Studentët që janë regjistruar për të ndjekur programin e studimit si një program i dytë, u lind e drejta e njohjes së lëndëve të njëjta ose të ngjashme, duke respektuar rregullat e parashikuara në rregulloren mësimore.
  6. Tranferimi i studentëve është i lirë. Nuk pranohen transferime në semestrin e dytë të vitit të tretë.
  7. Nëse studenti kërkon të transferohet nga programe të tjera studimi në këtë program studimi atij i njihen vetëm kreditet e disiplinave të njëjta ose të ngjashme dhe kjo bëhet me vendim të komisionit.
  8. Në qoftë se studenti vjen nga një program studimi i njëjtë dhe ka shlyer detyrimet për pjesën të cilën e konsideron të përfunduar, lëndët dhe kreditet do

Faqe 8 nga 14

page9image1904
page9image2072
page9image2232

të njihen automatikisht, por nën përgjegjësinë e Këshillit të Fakultetit, i cili bën një verifikim sipas rregullores dhe shprehet për këtë me vendim të posatshëm.

9. Në rast njohjeje, studenti mbart notën me të cilën është vlerësuar në programin e mëparshëm të studimit. Studenti regjistrohet në vitin e dytë nëse i janë njohur jo më pak se 20 kredite dhe në nivelin e tretë nëse i janë njohur jo më pak se 70 kredite.

KREU V
RREGULLA TË PËRGJITHSHME MBI TEMËN E DIPLOMËS

Neni 14
Udhëheqësi i punimit të diplomës

  1. Në mënyrë që student ta kryejë sa më mirë këtë detyrë, ai udhëhiqet nga një lektor i KUR, i brendshëm ose i jashtëm, të koordinuar nga departamenti përkatës dhe të miratuar nga Këshilli i Fakultetit.
  2. Udhëheqësi i diplomës zgjidhet duke pasur parasysh këto kritere:
    1. Të jetë të paktën lektor i universitetit në ciklin përkatës të studimeve, me kohë të plotë apo të pjesshme.
    2. Të ketë të paktën gradën “Doktor i Shkencave” në fushën në të cilën studenti do të përgatisë temën e diplomës.
    3. Të ketë kryer punë kërkimore – shkencore, ose projekte të tjera akademike
    4. Në raste të vecanta Këshilli i Fakultetit miraton udhëheqës që kanë statusine “lektorit të ftuar”.
    5. Specializimi i lektorit është i rëndësishëm, pasi ai/ajo do ta ndjekë studentingjatë gjithë proçesit të përgatitjes dhe të shkrimit të temës së diplomës, siedhe do t’i japë udhëzime në lidhje me formulimin e një teze të qëndrueshme,strukturën e temës, si edhe burimet parësore e dytësore ku do të mbështetet punimi.Neni 15 Tema e zgjedhur

1. Tema e diplomës është punë kërkimore – shkencore e pavarur, e cila shërben si forma e fundit e vlerësimit të studentit gjatë studimeve dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë analitike dhe kritike.

Faqe 9 nga 14

page10image1904
page10image2072
page10image2232
  1. Tema e diplomës shërben si provë e dijeve dhe e aftësive të përftuara në KUR, si edhe si bazë për vazhdimin e studimeve në ciklet më të larta të studimit dhe/ose suksesin në karrierën profesionale.
  2. Diploma duhet të synojë analizën, interpretimin, shpjegimin dhe argumentimin e një teze ose të një pikëpamjeje të caktuar, duke përdorur metoda të ndrushme kërkimi, si edhe burime parësore e dytësore.Neni 16
    Përmbajtja e temës së diplomës

1. Tema e diplomës duhet të trajtojë: a. Cështje teorike:

  •   Ndërtimi i një hipoteze konceptuale, e cila synon të hetojë debatin akademik mbi konceptin/konceptet në fjalë;
  •   Analiza e një koncepti te një autor i caktuar dhe mbajtja e një qëndrimi;
  •   Aplikimi i një modeli teorik për të shpjeguar një fenomen, një proçess, njëmarrëdhënie, një ngjarje ose një situatë. b. Cështje empirike Testimi i një hipoteze empirike: parashtrimi i një hipoteze, e cila do të mbrohet (ose hidhet poshtë) nga studenti duke u bazuar në shqyrtimin e një cështjeje studimore/rasti empirik ose një analize krahasuese.2 Pavarësisht nga përmbajtja e temës, ajo duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
  1. Saktësi dhe thellësi në të kuptuarit e temës.
  2. Qartësi mbi qasjen ose metodën e përdorur për t’iu përgjigjur pyetjes sëkërkimit.
  3. Zhvillim të ideve vetjake.
  4. Shtrirje, cilësi dhe përmbajtje të literaturës së përdorur.
  5. Të ketë ndjekur rregullat bazë të shkrimit akademik për sa i përket strukturës, përdorimit të gjuhës standarte dhe formatit të citimeve e të referencave.Neni 17
    Zgjedhja dhe miratimi i temës së diplomës

Faqe 10 nga 14

page11image1904
page11image2072
page11image2232
  1. Tema propozohet nga studenti, me konsultim paraprak nga një pedagog i cili siglon formularin e aplikimit. Miratimi i saj bëhet nga Këshilli i Fakultetit pas përpunimit nga departamenti përkatës, në përputhje me kriteret e këtij udhëzimi, duke u mbajtur parasysh:a) Ngarkesën mësimore të pedagogut;b) Fushën e ekspertizës;
  2. Tema e Diplomës dorëzohet për mbrojtje dy javë para datës së caktuar për këtë qëllim, pasi ka marrë miratimin e udhëheqësit. Në këtë rast mosmiratimi, mbrojtja shtyhet për sezonin pasardhës.
  3. Në rast mosmiratimi studenti ka të drejtën e ankimimit pranë Këshillit të Fakultetit.
  4. Në rast mosrespektimi të këtyre afateve, tema shtyhet në sezonin tjetër.
  5. Tema duhet të dorëzohet në 4 kopje.Neni 18
    Rregullat e shkrimit të temës së diplomës nga studentët

Për realizimin e temës së diplomës dhe vazhdimin e mëtejshëm të studimeve, studenti duhet të zbatojë këto rregulla bazë të shkrimit akademik dhe drejtshkrimit:

  1. Tema duhet të jetë e plotësuar me citime nga burimet e ndryshme që janë shfrytëzuar për punimin e saj.
  2. Korrektesa akademike në shkrimin e diplomës duhet të bëhet në përputhje me Rregulloren e KUR.
  3. Studenti duhet të ketë një qëndrim dhe një metodologji të mirëpërcaktuar, e cila do të paraqitet me shkrim në kapitullin e parë hyrës.
  4. Detyra duhet të paraqitet e shtypur dhe me hapësirë 2 mes rreshtave për të lehtësuar leximin dhe për të krijuar mundësitë për qortim. Mund të përdoret hapësirë 1 ose 1.5 mes rreshatve në seksionin e referencave/bibliografisë.
  5. Shkrimi i temës duhet të jetë Times Neë Roman, 12.
  6. Faqet duhet të jenë me numër. Numri vendoset në të djathtë të faqes poshtë. Kapaku nuk ka numër faqeje.
  7. Bibliografia duhet të fillojë në faqe të re dhe të hartohet me rend alfabetik nga mbiemri i autorit.

Faqe 11 nga 14

page12image328

Tipi i veprimit

Semestri ECTS

Leksione

Seminare

Laborator Totali

Nr.

Lëndë / Module

Frekuentimi

24 I detyrueshëm

  1. 1  Psikologji Mjeksore
  2. 2  Sociologji
  3. 3  Anglisht6 + termonilogji
  4. 4  Shendet mjedisor
  5. 5  Shendet publik
  6. 6  Etike mjeksore
  7. 7  Statistike
  8. 8  Informatikë
  9. 9  Praktikë
  10. 10  Fizikë
  11. 11  Biofizikë
  12. 12  Biomekanikë
  13. 13  Biologji
  14. 14  Gjenetike
  15. 15  Biokimi mjeksore
  16. 16  Biokimi e aplikuar klinike
  17. 17  Terminologji Latine
  18. 18  Anatomi
  19. 19  Fiziologji
  20. 20  Mikrobiologji
  21. 21  Histologji- Embriologji
  22. 22  Mjeksi fizike dhe rehabilituese
  23. 23  Metoda rehabilituese
  24. 24  Kineziologji e përgjithshme
  25. 25  Semundje të Brendëshme

10 5 45 15 24 6 24 6 10 5 10 5 10 5 0 0 10 5 10 5 15 5 24 6 10 5 30 15 20 4 30 8

100 40 45 30 30 15 30 8 10 5 30 15 15 15 10 5

15 15

10 5 20 5 20 10 20 5 10 5 10 4

15 15

0 15 0 60 0 30 0 30 0 15 0 15 0 15 0 100 0 15 0 15

10 30 0 30 0 15 0 45 0 24 0 38 0 140 0 75 0 45 0 38 0 15 0 45 0 30 0 15

0 30

0 15 13 38 15 45 13 38

0 15 10 24

0 30

I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm

I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm

(njohuri) 1

26 Reabilitim I sëmundjeve të
brendeshme speciale 2

  1. 27  Farmakologji
  2. 28  Patologjitë e aparatit lokomotor
  3. 29  Reabilitim special
  4. 30  Fizioterapi instrumentale
  5. 31  Kineziologji speciale
  6. 32  Mjekesi reabilituesematernofetale
  7. 33  Mjekësi reabilituese tek fëmijët

C III 1 B III 2.5 B III 3 B III 2.5 B III 1

B III 1.5 B III 2

Neni 20
Plani mesimor i programit

A I 1.5

A I 1 A II 4 A I 2 A I 2 A II 1 A II 1 A II 1 A II 6.5 C I 1 C II 1 C II 2 A II 2 A I 1 A I 3 A I 1.5 A I 2.5 A I 9.5 B I 5 B II 3 B II 2.5 B II 1 B II 3 B II 2C III

Orë mësimore

C III

Faqe 12 nga 14

page13image296
  1. 34  Neuropsikiatri infantile + Teknikat speciale tëreabilitimit neuromotor
  2. 35  Shkenca infermieristike dheteknikat neuroreabilituese
  3. 36  Metodologji reabilitueseneuromotore speciale
  4. 37  Kirurgji speciale
  5. 38  Anatomi patologjike
  6. 39  Obstetrikë-Gjinekologji
  7. 40  Ndihma e shpejte
  8. 41  Ortopedi-Traumatologji +Infermieristika Ortopedi-traumatologji
  9. 42  Reumatologji
  10. 43  Praktika karakterizuese në kabinet
  11. 44  Metodologji dhe teknike reabilitimi motorik
  12. 45  Pediatri e reabilitim pediatrik
  13. 46  Klinika dhe rehabilitimi nëpsikiatri dhe psikiatri infantile
  14. 47  Fiziologjia, klinika dhereabilitimi neuro psikologjik
  15. 48  Klinika, Reabilitimi I aparatitc/v dhe respirator
  16. 49  Metodologjia e përgjithshme ereabilitimit me terapi manuale
  17. 50  Radiologji
  18. 51  Përgatitje teme kërkim shkencor
  19. 52  Legjislacion mjekësor+ Organizim shëndetësor
  20. 53  Geriartri + Kujdes paliativ
  21. 54  Onkologji
  22. 55  Dermatologji
  23. 56  Praktika profesionale
  24. 57  Teza e Diplomes

B III

B III D III

C III C III C IV C IV

C IV

C IV B IV

D IV B V B V

B V B V

B V B V D V

D V

C V C V C V

1 5 5 5 15

I detyrueshëm

I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm

I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm

I detyrueshëm

I detyrueshëm

I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm

I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm I detyrueshëm

I detyrueshëm

V+ EV

I28

7.5

3

0.5 1.5 0.5 0.5

2

1 23

3 4 3

3 5

3 1 1

1

2 0.5 0.5

75 10 32 112 30 15 0 45

8 0 0 8 20 4 0 24 8 0 0 8 8 0 0 8 15 15 0 30

10 5 0 15 0 0 0 345

30 15 0 45

40 20 0 60 30 15 0 45

30 15 0 45

50 25 0 75

30 15 0 45

10 5 0 15 10 5 0 15

10 5 0 15

15 15 0 30 80 0 8 80 0 8 00 0 420

F VI 8 0 0 0 120

Faqe 13 nga 14

page14image1920
page14image2088
page14image2248

KREU IV
FINANCIMI I PROGRAMIT TË STUDIMIT

Neni 21
Financimet dhe kostot e menaxhimit

1. Kostot e diplomes perballohen kryesisht nga te ardhurat (hyrjet) e siguruara nga tarifat e rregjistrimit (aplikimit) te kandidatreve si dhe tarifat e shkollimit te studenteve te rregjistruar prane Kolegjit.

2. Kostot e menaxhimit ndahen si me poshte:

  • –  Shperblimi per organizimin e programit dhe drejtimin e tij
  • –  Shperblimi per oret mesimore te personelit akademik
  • –  Materiale didaktike, bibliografike etj.
  • –  Blerje materialesh te invetarizueshme
  • –  Shpenzime per promovimin e programit
  • –  Shpenzime te tjeraKREU V DISPOZITA TE FUNDITNeni 22
    Miratimi dhe zbatimi i rregullores

10 % 60 % 10 %

8 % 3 % 9 %.

Kjo rregullore hyn ne fuqi ne diten e miratimit te saj ne Senatin Akademik dhe zbatimi i saj sigurohet nga Rektori dhe drejtuesit e njësive.

KRYETARI I SENATIT

REKTORI Prof. Dr. Petrit KOTORI

Faqe 14 nga 14