KRITERET E KALIMIT NË VITIN PASARDHËS
Studenti kalon nga viti i parë në vitin e dytë, kur ka siguruar të paktën 30 kredite të vitit të parë.
Studenti kalon nga viti i dytë në vitin e tretë, kur ka siguruar të paktën 60 kredite nga viti i parë dhe i dytë
Studenti kalon nga viti i trete në vitin e katërt, kur ka siguruar të paktën 110 kredite nga viti i parë, i dytë dhe i tretë
Studenti kalon nga viti i katërt në vitin e pestë, kur ka siguruar të paktën 150 kredite nga viti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt.
Studenti i vitit të fundit që në përfundim të provimeve të vitit rezulton me 30 kredite të pashlyera, ka të drejtë t’i likuidoje ato në një periudhë të caktuar nga dekanati, përpara sezonit të diplomimit.
Studenti që shlyen këto detyrime, lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës. Në rast të kundërt, i lind e drejta e shlyerjes së tyre në sezonin e riprovimeve të vjeshtës.
Studenti lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës, pasi ka fituar të gjitha kreditet e parashikuara në programin mësimor.