KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

KRITERET E PRANIMIT TE KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

1

Bazuar në nenin 37 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; në nenet 98 e 99 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”; në nenin 9, pika 2, gërma “f”, të Statutit të Kolegjit Universitar “Reald”, miratuar me Urdhër nr. 147, datë 13.03.2017 të ministrit të Arsimit dhe Sportit;

Senati Akademik në Kolegjin Universitar “Reald”,

Vendosi:

a. Në programet profesionale të studimit 2 (dy) vjeçar, kriter i pranimit është përfundimi i shkollës së
mesme.
b. Në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, në të gjitha programet, kriter i pranimit është nota mesatare
e shkollës së mesme e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.
c. Në programet e integruara të ciklit të dytë, kriter i pranimit është nota mesatare e shkollës së mesme e
përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.
d. Në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” dhe “Master i shkencave”, kriter i pranimit është
përfundimi i ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në të njëjtën degë ose në degë tjetër të përafërt.
e. Renditja e studentëve fitues për regjistrim të bëhet në rend zbritës duke filluar nga nota mesatare më
e lartë.

 

Vendim Senati nr.1  dt. 12.01.2022