Emërtimi i programit: Bachelor ne “Informatik ekonomike”.
Emërtimi i diplomës: “Informatik Ekonomike”.
Kohëzgjatja e programit: 3 vite akademike .
Forma e studimeve: Me kohë të plotë.
Niveli i kualifikimit (KSHK): Niveli 6.
Gjuha e studimeve: Gjuha shqipe.
Kredite: 180 ECTS.
Forma e studimit: Me kohë të plotë.
Printo vendim të MinistrisëProgrami i studimit në Informatikë Ekonomike është projektuar për të aftësuar studentët në shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia e informacionit e aplikuar në funksion të ekonomisë. Studentët njihen me funksionimin e rrjetave kompjuterike, sikurse marrin njohuri në ndërtimin e aplikacioneve duke përdorur gjuhë programimi të avancuara. Përveç njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit, programi përfshin edhe njohuri të bollshme nga fusha e ekonomisë përmes zhvillimit të lëndëve si mikroekonomi, makroekonomi, marketing, statistikë, kontabilitet apo ekonometri. Këto kompetenca i përgatisin studentët për të qenë konkurrues në tregun e punës. Studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si në sektorin publik edhe në sektorin privat, si specialist ekonomie dhe informatike (IT), specialist në të gjitha strukturat e sistemit bankar dhe financiar. specialist në institucione financiare, specialist në sistemin e inspektoriateve, specialist i shoqërive të sigurimit, etj.
Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si:
• specialist Ekonomie dhe Informatike në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha,
• ekspert në fushën e teorive të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit
• specialist të kontabilitetit nacional
• ekspert për Bankat Qendrore dhe Tregtare
• specialist në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare
• ekonomistë të bizneseve në sfera të ndryshme aktiviteti.
Gjithashtu, studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punojnë si specialist i teknologjisë së informacionit:
• në administratën publike,
• në kompani implementimi zgjidhjesh informatike,
• në institucione bankare, shëndetësore, telekomunikacion,
• në ndërmarrje të ndryshme ekonomike.