Emërtimi i programit: Bachelor ne “Teknik ne radiologji , Imazheri dhe radioterapi”.
Emërtimi i diplomës: “Teknik ne radiologji,Imazheri dhe radioterapi”.
Kohëzgjatja e programit: 3 vite akademike .
Forma e studimeve: Me kohë të plotë.
Niveli i kualifikimit (KSHK): Niveli 6.
Gjuha e studimeve: Gjuha shqipe.
Kredite: 180 ECTS.
Forma e studimit: Me kohë të plotë.
Printo vendim të MinistrisëObjektivi kryesor e ketij programi do te jete pregatitja e Teknikeve te afte per sherbim ne fushen e Radiologjise dhe Imazherise, prane institucioneve shendetsore publike dhe jo
publike, etj.Kjo fushë formimi po gjen një treg gjithnjë e më të gjerë punësimi për studentët e diplomuar.
– Së pari, kjo lidhet me faktin se programe të këtij lloji, duke qenë të profilit profesional, orientohen direkt në tregun e institucioneve mjekësorë, pa qenë domosdoshmëria e plotësimit të studimeve me programe Master e më tej.
– Së dyti, në të gjithë vendin, po zgjerohet gjithnjë e më shumë tregu i sherbimeve mjekësore private.Kjo kërkon formimin e profesionistëve të tillë të cilët kërkohen të punësohen në të gjitha rajonet e vendit. Punësimi i studentëve veçanërisht në rajone larg kryeqytetit, favorizohet nga tendenca e të diplomuarve për tu punësuar në Tiranë apo jashtë vendit. Kjo “mungesë” Rajonale, nxjerr nevojën e formimit të profesionistëve të tillë, për të mbushur këtë treg si nga pikpamja sasiore ashtu dhe cilësore.Popullata e Rajonit të Jugut, ku perfshihen Qarqet e Vlores, Fierit , Beratit, Gjirokastres ku aktualisht vepron Kolegji Universitar “REALD”është rreth 400.000 banorë. Në të gjithë këtë rajon të gjerë,personeli teknik me formim arsim të lartë që kryejnë sherbime ne fushen e Radiologjise dhe Imazherise si dhe ne ate te Radioterapise mjekësore në dispozicion të kësaj popullate, në institucionet Shendetesore publike dhe private së bashku, është rreth 60 profesionistë të punësuar (1). Në raporte numerike është 1 teknik Radiolog për cdo 6600 banorë. Kjo detyron banorët e gjithë kësaj zone të plotësojnë kërkesat për marrjen e këtij shërbimi mjekësor shumë larg nga qendrat e tyre të banimit: në Tirane ose jashtë vendit (Itali – Greqi) ), ku përveç kostove financiare, ndikon dhe në vështirësimin e jetës të pacientëve dhe familjareve te tyre qe jane te detyruar ti shoqerojne.Edhe ne legjislacionin e vendit tone per forcimin e rolit te sherbimit Radiologjik dhe Imazherise te cilat perfshihen ne personelin e shkencave Teknike Mjekesore eshte miratuar ligji Nr. 27/2019 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin NR. 10 107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.Aktualisht nevojat ne tregun e punes ketu perrfshijne qe nga radiologet qe duhen per te realizuar grafine ose panorameksin e zgavres se gojes dhe deri ne futjen e teknikave te reja te diagnostikimit te mjaft semundjeve nepermjet aparaturave dhe pajisjeve te kohes si:MDCT – Multirow Detector Computed Tomography ; MR – Magnetic Resonance ;MRI – Magnetic Resonance Imaging ; PET – Positron Emission Tomography ;RMN – Risonanza Magnetica Nucleare ; SPECT – Tomografia Computerizzata a Emissione di Fotoni Singoli ; TC – Tomografia Computerizzata, US Ultrasonografia (Ecografia) .Futja ne protokollet mjekseore te diagnostikimit me ane te metodave te siper permendura do te rrite mundesine per punesim te Teknikeve te Radiologjise , Imazherise ne nje te ardhme te afert.