Fakulteti Ekonomik

    Dekan i Fakultetit Ekonomik: Prof.As.Dr. Engjëll LIÇAJ

    Fakulteti është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nr. 650, datë 14.09.2011, si një nga njësitë kryesore të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, sot Kolegji Universitar “Reald”.
    Në fillim kishte në përbërjen e tij tre departamente: i Financës, Menaxhimit dhe Marketingut.

    Por, në Departamentin e Marketingut, numri i studentëve nga viti në vit pësoi rënie gjë që çoi në shkrirjen e tij. Sot Fakulteti Ekonomik ka në përbërjen e tij këto departamente:

    • Departamenti i Financës
    • Departamenti i Menaxhimit
    • Qendra Kërkimore.

    Fakulteti Ekonomik ofron dy programe studimi me kohë të plotë të Ciklit të Parë të studimeve: “Bachelor” “Financë” dhe “Bachelor” në “Menaxhim”, një program me kohë të plotë të Ciklit të Dytë të studimeve “Master Shkencor” “Financë dhe Tregje Financiare”, si dhe një program profesional 2-vjeçar “Asistent Administrativ”.

    Aktualisht, Fakulteti i Ekonomisë operon në bazë të programeve të reja mësimore, në përshtatje me programet e shkollave perëndimore dhe bazur në nevojat e tregut të Rajonit jugor.



    Departamenti Menaxhimit

    Ju përshëndes dhe ju uroj mirëseardhjen në Departamentin Menaxhim.

    Departamenti Menaxhim është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë pranë Kolegjit Universitar “Reald”. Ai është krijuar në vitin 2011, në fillim me një numër të vogël studentësh, që nga viti në vit numri i tyre është rritur ndjeshëm.
    Në departamentin tonë do të gjeni programe mësimore bashkëkohore me nivel të lartë shkencor, përafruar me universitetet evropiane me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Departamenti ynë ofron Programin e Studimit Bachelor në Menaxhim me perspektivë hapjen e Masterit për Menaxhim. Objektivi kryesor i Programit të Studimit “Bachelor në Menaxhim” është t’u japë studentëve një sistem bazë njohurish formuese në fushën e menaxhimit dhe të marketingut për formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushat përkatëse në subjekte të sektorit privat, të sektorit shtetëror dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këto fusha. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato: të menaxhimit, të marketingut, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që përfitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, duke rritur mundësitë për sukses profesional në tregun e punës.Ne kemi një staf tepër të kualifikuar e me përvojë të gjatë në mësimdhënie në arsimin e lartë. Në përbërje të stafit kemi një profesor, një Prof.Dr, një Prof.As., dy doktorë shkencash, dhe tre doktorantë.
    Për vitin akademik 2020-2021 ftojmë të gjithë maturantët e Rajonit jugor që të aplikojnë për studime në degën tonë.
    Apliko tani

    Departamenti i Financës

    Fusce euismod euismod enim non adipiscing. Integer ante nisi, dictum tempus elementum hendrerit, convallis a tortor maecenas sed ante.

    Fusce a justo non dui imperdiet ultricies. Donec consectetur metus sed velit placerat pulvinar. Nam neque libero, tristique eu placerat sed, consectetur mattis leo. Aliquam sapien nulla, mattis ac luctus tincidunt, gravida quam.

    Quisque volutpat nunc ligula. Praesent nec massa in tortor malesuada conse scelerisque. Sed lobortis interdum pulvinar. Maecenas et est vel nunc imperdiet blandit at sed turpis. Mauris non libero ut nulla tempus gravida nec vel praesent.

    Apliko tani

    Programet

    Programet e Fakultetit Ekonomik

     

     

    [/tab=”Bachelor në Menaxhim”]

     

    Cikli i studimit:

    Cikli i Parë i Studimit    

    Emërtimi  i diplomës:

    Bachelor në Menaxhim

    Kohëzgjatja e  programit të studimit: 3 vite / 6 semestra
    Forma e studimit:

    Studime me kohë të plotë

    Elementët  përbërës të planit mësimor    
    Kredite / vit

    60 ECTS    

    Kredite    gjithsej    

    180 ECTS    

    Ngarkesa  totale    në    auditor    /    vit     600 – 750 orë  në auditor 
    Ngarkesa  mësimore    në    orë    /    javë     20 -25 orë në auditor    
    Ngarkesa  totale    jashtë    auditorit    /    vit     750 -900 orë punë mësimore e studentit    
    Format  e    mësimdhënies

    Leksione    Seminare    Ushtrime    Laboratore  Projekte/Detyra    kursi

     

     

    [/tab][/tab=”Bachelor në Financë”]

     

    Cikli  i    studimit: Cikli  i    Parë    i    Studimit
    Emërtimi i diplomës: Bachelor në   Financë
    Kohëzgjatja    e    programit    të    studimit: 3 vite /  6 semestra
    Forma    e    studimit: Studime me kohë të plotë
    Elementët përbërës të planit mësimor
    Kredite/vit 60 ECTS 
    Kredite    gjithsej 180 ECTS
    Ngarkesa  totale    në    auditor    /    vit 600 – 750   orë    në    auditor
    Ngarkesa  mësimore    në    orë    /    javë 20 – 25    orë    në    auditor
    Ngarkesa  totale    jashtë    auditorit    /    vit 750 – 900    orë    punë    mësimore    e    studentit
    Format  e    mësimdhënies Leksione    Seminare    Ushtrime    Laboratore Projekte / Detyra kursi

     

    [/tab]

     

    [/tabs=”Program profesional 2-vjeçar Asistent Administrativ”]

     

    Emërtimi i programit:                              Program studmimi profesional “Asistent Administrativ”.

    Emërtimi i diplomës:                               “Asistent Administrativ”.

    Kohëzgjatja e programit:                          2 vite akademike (4 semestre).

    Forma e studimeve:                                   Me kohë të plotë.

    Niveli i kualifikimit (KSHK):                   Niveli 5.

    Gjuha e studimeve:                                   Gjuha shqipe.

    Kredite:                                                        120 ECTS.

    Forma e studimit:                                       Me kohë të plotë.