KËSHILLI I ETIKËS

Këshillit të Etikës, në Kolegjin Universitar “Reald” përbëhet nga:

  1. Dr. Përparim FAKAJ            – kryetar
  2. Msc. Lejdi FETAHU             – anëtar
  3. Msc. Arnold SINANAJ         – anëtar.

Këshilli i Etikës funksionon bazuar në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin  e Kolegjit, si  dhe  Kodin e  Etikës të  miratuar nga Senati Akademik. Kodi i Etikës përcakton mënyrën e marrjes së vendimeve, paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, ekzekutimin e vendimeve dhe sanksionet përkatëse.

Në Kodin e Etikës përcaktohen detyrimet e personelit dhe studentëve, mosrespektimi dhe shkelja e tyre, konsiderohet shkelje e etikës dhe është objekt i shqyrtimit në Këshillin e Etikës dhe nga autoritetet drejtuese të çdo niveli apo organi kolegjial.

Shkelje të rregullave etike konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga ana e personelit akademik, personelit administrativ, personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe studentit që cenojnë personalitetin e të tjerëve, etikën akademike, rregullat dhe normat etiko-morale tëinstitucionit e të shoqërisë, sipas Kodit të Etikës i cili miratohet nga Senati Akademik.

Këshilli i Etikës është organ kolegjial i cili diskuton probleme të etikës së jetës akademike dhe i paraqet propozime rektorit për këto çështje.

Organet dhe autoritet drejtuese të Kolegjit janë të detyruara të vënë në dispozicion të Këshillit të Etikës të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e kërkuar për shqyrtimin e ankesave përkatëse. Këshilli  i  Etikës  pasi  shqyrton  çështjen  në  fjalë,  i  bën propozime autoritetit drejtues përkatës, ose drejtpërdrejtë  rektorit kur kërkesaështë bërë prej tij, për të vendosur mbi masat disiplinore.