KËSHILLI I FAKULTETIT
Është organ kolegjial vendimmarrës i fakultetit, i cili përbëhet nga dekani dhe përgjegjësit e departamenteve. Ky organ ushtron këto kompetenca si më poshtë:
- I propozon Rektoratit për miratim, strukturën dhe numrin e punonjësve në fakultet.
- Miraton numrin e studentëve që do të punësohen gjatë kohës së studimeve në fakultet me pozicionet përkatëse, së bashku me pagesat e tyre.
- Shpall projektet fituese, për t’u financuar nga fondet për kërkim shkencor nga buxheti i fakultetit, si dhe bursat për studime apo kërkime shkencore që administrohen nga vetë fakulteti.
- Miraton listën e periodikëve shkencorë ku do të pajtohet fakulteti si dhe titujt e librave që do të blihen për bibliotekën e fakultetit.
- Miraton mënyrën e përdorimit të dhurimeve që janë kryer në favor të një departamenti, duke marrë parasysh propozimin e departamentit përfitues.
- Ushtron edhe kompetenca të tjera që përcaktohen në rregulloren e Fakultetit, bazuar në specifikën e secilit Fakultet.