Qëllimi dhe objektivat
a. Mësimdhënie:
- Përpunimi i planeve mësimore (kurrikulat) sipas kërkesave të Deklaratës së Bolonjës dhe udhëzimeve të MASR.
- Orientimi i programeve mësimore drejt institucioneve homologe perëndimore.
- Kualifikimi i stafit akademik nëpërmjet specializimeve pasuniversitare dhe marrjes së titujve dhe gradave shkencore.
- Përmiresimi i materialeve didaktike në shërbim të mësimdhënies.
- Ngritja e bazës laboratorike në nivelet bashkëkohore të mësimdhënies.
- Përdorimi në vazhdimësi i metodave të reja të mësimdhënies.
- Terheqja e studentëve sa më cilësorë në degët e shkencave mjekësore dhe shkencave humane e ekonomike.
- Përfshirja e mendimit të studentëve për arritjen e objektivave të mësipërme.
b. Kërkimi shkencor:
- Angazhimi në projektet kërkimore të iniciuara nga MASR dhe BE.
- Integrimi në projekte kërkimore – shkencore me partnerë vendas dhe të huaj.
- Krijimi i një baze eksperimentale për kërkimet shkencore.