Plani i Punes I Kerkimit Shkencor 2020-2021

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RREGULLORE E QENDRËS KËRKIMORE SHKENCORE

(Miratuar me Vendim nr. 19, datë 01.08.2017, të Senatit Akademik)

Vlorë, 2017

1

RREGULLORE E QENDRËS KËRKIMORE SHKENCORE

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti

Kjo Rregullore ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë së Qendrave Kërkimore Shkencore (në vijim QKSH) në Kolegjin Universitar “Reald” (në vijim KUR), në përputhje me objektivat dhe misionin ligjor të institucionit, Ligjin Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL” , Statutin dhe Strategjinë e Zhvillimit Institucional të KUR.

Neni 2
Baza ligjore

Kushtetuta, Kodi i Punës, Kodi i Procedurave Administrative, ligji për Arsimin e Lartë, aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, Statuti dhe Rregullorja e KUR, janë baza ligjore e kësaj Rregulloreje.

Neni 3
Fusha e veprimit

Në KUR funksionon QKSH, si njësi bazë në Fakultetin e Shkencave Humane.
Rregullorja shtrin efektet e saj në të gjithë strukturën dhe personelin akademik, ndihmësakademik dhe studentët.

KREU I DYTË

FUNKSIONIMI I QENDRËS SË KËRKIMIT SHKENCOR

Neni 4
Qendra Kërkimore Shkencore

2

QKSH është njësi bazë në Fakultetin të Shkencave Humane (në vijim FSHH), që kryen veprimtari me karakter kërkimor, shkencor, studimor e botues, në përmbushje të misionit dhe përgjegjësive të saj.
Me resurset e veta, apo në bashkëpunim me pjesëtarë të stafit akademik të KUR, realizon projekte kërkimore, studimore e botuese, në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkencave politike, etj., në përputhje me prioritetet strategjike të zhvillimit të KUR.

Qendra mbështetë me personelin e vet akademik, realizimin e programeve të studimeve “Master i shkencave”, të ofruara nga departamentet dhe FSHH.

Neni 5
Struktura

Struktura e Qendrës, përbërja, funksionimi dhe drejtimi i saj përcaktohen në ligjin për arsimin e lartë, Statutin dhe Rregulloren e KUR.

Neni 7
Përzgjedhja, emërimi dhe shkarkimi i personelit

Punësimi në QKSH bëhet bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, aktet ligjore e nënligjore të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Statutin dhe Rregulloren e KUR.

Përzgjedhja e stafit për QKSH realizohet me procedurë të konkurrimit të hapur duke garantuar një proces transparent, të paanshëm dhe objektiv, sipas gjithë akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Kontrata e punës së stafit të përzgjedhur për t`u punësuar në QKSH nënshkruhet nga administrotori i KUR ose rektori, ndërsa emërimi në detyrë bëhet nga dekani i fakultetit.

Drejtori i Qendrës është në vartësi të drejtpërdrejtë të dekanit të fakultetit. Ai emërohet dhe shkarkohet nga dekani i fakultetit, sipas parashikimeve në Statut dhe Rregulloren e KUR.

Neni 8
Kompetencat dhe detyrat e Qendrës së Kërkimeve Shkencore

Qendra e Kërkimit Shkencor drejtohet nga drejtori i Qendrës, i cili është autoriteti më i lartë drejtues i njësisë bazë. Ai duhet të ketë të paktën gradën shkencore “Doktor”.

Plani i punës mujore të drejtorit të Qendrës miratohet nga dekanit të fakultetit.
3

Dekani i fakultetit dhe drejtori i Qendrës i raportojnë periodikisht rektorit dhe zv.rektorit për kërkimin shkencor, për aktivitetet kërkimore e shkencore mujore e vjetore të planifikuara, të realizuara dhe të parealizuara duke dhënë arsyet e mosrealizimit të tyre.

Plani vjetor i kërkimit shkencor dhe aktiviteteve të Qendres hartohet nga drejtori i QKSH në bashkëpunim me dekanin e fakultetit dhe i paraqitet zv.rektorit për kërkimin shkencor për miratim paraprak. Ky i fundit, nëpërmjet rektorit i`a prezanton Senatit Akademik për shqyrtim dhe miratim.

Përveç sa parashikohet në ligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, në Statut dhe në
Rregulloren e KUR, drejtori i QKSH-së ka edhe këto kompetenca:

a. Drejton e menaxhon punën e QKSH-së për realizimin e projekteve kërkimore e studimore shkencore në fushat që mbulon departamenti përkatës;

b. Ndjek e mbikëqyr punën për realizimin e botimeve si: revista shkencore , monografitë, manualet, tekstet mësimorë, buletinet, broshurat, guidat dhe punime të tjera të studiuesve, trupës akademike, stafit të Qendrës, për një audiencë sa më të gjerë;

c. Informon dhe asiston dekanin e fakultetit, zv.rektorin për kërkimin shkencor dhe nëpërmjet tij Rektorin, në çështjet që lidhen me kërkimet, studimet shkencore dhe botimet;

d. Informon Senatin Akademik, Rektoratin, Bordin e Administrimit dhe Dekanatin, periodikisht apo me kërkesën e tyre, për realizimin e planeve, programeve dhe projekteve kërkimore, studimore e të zhvillimit;

e. Siguron që punimet shkencore dhe botimet të përmbushin standardet më të larta të integritetit dhe të jenë në përputhje me parimet etike dhe normat ligjore mbi pronësinë intelektuale;

f. Bashkëpunon me departamentet për të siguruar të dhënat dhe materialet të nevojshme për realizimin e projekteve kërkimore, studimeve dhe botimeve sipas fushave të tyre të studimit;

g. Menaxhon punën për hartimin e projekteve kërkimore-shkencore, si dhe bën propozimet konkrete për përpilimin e projektbuxhetit për financimin e punimeve;

h. Menaxhon e monitoron punën për informimin e publikut dhe bërjen të njohur të rezultateve në fushën akademike dhe të kërkimeve, etj., duke përdorur teknika të ndryshme si: publikime, promovime, diskutime në grupe interesi, seminare, simpoziume, konferenca, etj.
i. Bashkërendon punën e Qendrës me njësitë akademike të KUR dhe të IAL-ve të tjera brenda dhe jashtë vendit, për realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, studimore e botuese, për pjesëmarrjen e resurseve akademike në programet e studimeve “Master i shkencave”, për

4 organizimin e veprimtarive të përbashkëta shkencore si konferenca, seminare, simpoziume, publikime, promovime, diskutime me grupe interesi, etj.

KREU I TRETË DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 9
Interpretimi i Rregullores

Të drejtën për interpretimin e kësaj rregulloreje e ka Rektori i KUR. Në rast të mosarritjes të një interpretimi, e drejta e interpretimit i kalon rektoratit dhe Senatit Akademik.
Për të gjithë situatat të cilat nuk gjejnë përgjigje në këtë Rregullore, vihen ne zbatim dispozitat e përcaktuara në Statutin dhe në Rregulloren e KUR.

Neni 10
Hartimi, përmirësimi dhe miratimi i Rregullores

Rregullorja e QKSH hartohet nga Rektori i KUR, dhe shqyrtohet në Rektorat dhe Bordin e
Administrimit. Ajo miratohet në Senatin Akademik.
Kjo rregullore është objekt i përmirësimit të vazhdueshëm. Përmirësimet mund të propozohen nga strukturat akademike, sektorët administrative e mbështetës, Këshilli Studentor, etj. Ndryshimet apo shtesat duhet të synojnë përmirësimin e rregullave ekzistuese apo plotësimin me rregulla të reja për situata që nuk janë normuar nga kjo rregullore, por që janë objekt i saj. Ndryshimet e propozuara ne këtë Rregullore miratohen ne Senatin Akademik.

Neni 11
Hyrja në fuqi

Kjo Rregullore hyn në fuqi pas miratimit të saj nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Reald”.

PRINTO RREGULLORE QKSH

 

Printo Plan Pune I NJSBC 2020-2021