MBROJTJA E DIPLOMËS

 

Në përfundim të programit të studimeve, studentët kanë të drejtë të diplomohen. Kërkesat e diplomimit janë paraqitur në kurrikulat e çdo programi studimi. Sekretaria mësimore është e detyruar t’i përcjellë me shkresë të veçantë përgjegjësit të departamentit dhe dekanit të fakultetit listën e studentëve që kanë plotësuar detyrimet e një programi studimi dhe çdo detyrim tjetër financiar të cilët kanë të drejtën e provimit te formimit ose mbrojtje e tezës së diplomës. Sekretaria mësimore mban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave.

Përgjegjësi i departamentit pas marrjes së listës së studentëve ngre një komision ad hoc, i cili verifikon nëse këta studentë kanë plotësuar detyrimet e programit të studimit. Pas verifikimit lista e studentëve që kanë të drejtën e mbrojtjes së tezes së diplomës, ose provimin e formimit e firmosur nga anëtaret e komisionit, i përcillet përgjegjësit të departamentit.

Në  përfundim  të  programit  të  studimeve  të  ciklit  të  parë,  për  fitimin  e  diplomës parashikohet përgatitja e një teze diplome ose punimi të pavarur. Për fitimin e diplomave të ciklit të dytë të studimeve parashikohet përgatitja e një teze diplome, të përpunuar në mënyrë krijuese e të pavarur nga studenti. Drejtuesit e temave të diplomës propozohen nga departamenti sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore dhe miratohen nga Rektori.

Mbrojtja e diplomës bëhet e hapur. Procedura e mbrojtjes përfshin një paraqitje të përmbledhjes së punimit të diplomës, pyetje dhe përgjigje. Në përfundim juria bazuar në vlerësimin  e  udhëheqësit dhe  punimin  e  studentit, bën  vlerësimin  me  notë.  Juria dhe kryetari i saj miratohet nga dekani i fakultetit me propozim të përgjegjësit të departamentit dhe përbëhet nga 5 (pesë) vetë. Shlyerja e detyrimeve të programit të studimit dhe çdo detyrimi tjetër financiar dhe material kundrejt Kolegjit, është kusht paraprak për kryerjes e mbrojtjes së tezës se diplomës.

Përgjegjësi i departamentit i përcjellë dekanit të fakultetit listën e studentëve të diplomuar. Dekani nëpërmjet një shkrese e përcjellë ketëlistë Rektoratit për të mundësuar pajisjen e të diplomuarit me kartonin e diplomës.

Rregullore e diplomimit