TRANSFERIMET, EKUIVALENTIMI DHE NDËRRIMI I FORMËS SË STUDIMEVE

 

Transferimet e studimeve

Kolegji ofron mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjet me midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë institucionit apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, si dhe për transferime nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë. Këto transferime bëhen mbi bazën e kërkesës së studentit në përputhje më procedurat, kuota dhe kriteret e miratuara. Të gjitha trasferimet miratohen nga rektori.

Për procedurat e transferimeve, me vendim të rektoratit ngrihet komisioni përkatës në nivel Kolegji. Përbërja e komisionit ndryshohet me vendim të rektorit. Në çdo departament, me urdhër të dekanit ngrihen komisionet e ekuivalentimit dhe vlerësimit të cilat miratohen prej tij.

Të gjitha llojet e transferimeve bëhen mbi bazën e kërkesës së studentit duke plotësuar një formular tip. Ky formular publikohet në faqen zyrtare të Kolegji së bashku me informacionin e nevojshëm. Kerkesa per transferime pranohen dhe administrohen në Sekretarine mësimore gjatë gjithë viti akademik, deri në 10 shtator të cdo viti, përvec rasteve kur parashikohet ndryshe nga aktet e tjera nënligjore.

 

Transferimi për në institucione të tjera

Kërkesat e studentëve të Kolegj, të cilët duan të tranferohen në universitete të tjera të vendit, trajtohen nga dekanët e fakulteteve përkatëse dhe sekretaritë mësimore. Pas verifikimit të shlyerjes së detyrimeve nga kërkuesi, Kolegji pajis atë me dokumentacionin përkatës.

Studenti i çregjistruar për efekt transferimi, humbet statusin e studentit të Kolegjit, dhe i përcillet për zbatim Sekretarisë mësimore dhe zyrës së IT-së për kryerjen e gjithë veprimeve procedurale të mëtejshme.

 

Transferimi nga institucionet e tjera të arsimit të lartë

Kërkesat dhe dokumentacionin e studentëve që duan të transferohen në Kolegjin Universitar “REALD”, sekretaria u`a përcjell fakulteteve përkatëse. Komisioni i ekuivalentimit dhe vlerësimit, i ngritur pranë çdo departamenti, mbi bazën e dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, në se pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë

Komisioni i ekuivalentimit dhe vlerësimit brenda 3 ditëve i përcjell dekanit të fakultetit listë ne studentëve të propozuar që plotësojnë kriteret e trasferimit. Dekani i përcjell këtë listë sekretarise dhe për dijeni rektorit.

Vendimin për pranimin e studentëve të propozuar për transferim miratohet nga Rektori në përputhje me kuota dhe kriteret e miratuara.

Studentët që kanë kryer një pjesë të studimeve në institucione të huajatë arsimit të lartë, mund të transferohen në Kolegji Universitar “REALD”, bazuar në kërkesë netyre dhe dokumentacionin që paraqesin.  Pasi bëhet verifikimi për saktësinë e dokumentacionit, komisioni i ekuivalentimit dhe vlerësimit përcakton detyrimet nëse studenti pranohet. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e studentëve që kërkojnë transferim nga universitetet brenda vendit.

Vendimi i transferimit i përcillet nga rektorati, sekretarisë mësimore dhe zyrës së IT-së për kryerjen e gjithë veprimeve procedurale të mëtejshme.

Transferimet e studentëve brenda vetë institucionit mund të bëhen vetëm për programe të përafërta studimi. Për këto transferime ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e studentëve që kërkojnë transferim nga universitetet brenda vendit, në përputhje me kuotat dhe kriterete miratuara.