ZHVILLIMI I PROVIMEVE
- Provimet zhvillohen në fund të realizimit të programit të miratuar mësimor. Vendi dhe ora e provimit, shpallet një muaj para.
- Në varësi të programit studentët mund të paraqesin një detyrë kursi lidhur me lëndën ose një krijim didaktik, teorik aplikativ, në funksion si një aspekt të modernizmit të procesit mesimor.
- Pedagogu i lëndës dorëzonë në sekretari tezat e provimit 30 minuta para fillimit të orarit zyrtar të provimit.
- Sekretaria përgatit tezat e provimit sipas standartit të caktuar, duke i miratuar nga përgjegjësi ose zëvendesi i tij në departament.
- Fletët e provimit bëhen të qarta, të pastra, të vulosur pa asnjë shënim. Në to shënohet emri i studentit i mbuluar siç vendos departamenti.
- Sekretaria identifikon para vlerësimit të fletëve studentët, ndërsa pedagogu siguron qetësi e normalitet gjatë zhvillimit të provimit.
- Studentët nuk duhen të përdorin stilolaps të kuq e ngjyra të përafërta me të, të gjitha ngjyrat e tjera jane të lejuara
- Në provim mbahet proces verbal, në të cilin shënohen emrat e pjesëmarrësve me nënshkrimin e tyre, për pjesëmarrjen në provim.
- Nuk lejohet shfrytëzimi i literaturave, bisedave apo telefonatave gjatë orës së provimit.
- Në provimin e diplomës pranohen ata studentë që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike dhe financiare me institucionin.
- I`u tërhiqet vëmendja ose mbahen në shënim studentët që nuk jane korrekt gjatë zhvillimit të provimit. Në rast të përsëritur mbahen në shënim për të mos u njohur provimi dhe teza e studentit nuk vlerësohet.
- Sekretaria është përgjigjëse për sekretësinë e dokumentacionit, ndërsa pedagogu është përgjigjës për seriozitetin e zhvillimit të provimit.
- Pedagogu i lëndës bën ndarësimin me pikë dhe kërkon çkodimin e fletëve për të mbushur formularin përkatës me të dhënat e tjera. Tezat e provimeve të kontrolluara dhe të vlerësuara dorëzohen brenda javës.
- Pedagogu shkruan në fletën e provimit, pikët e temës, duke i vendosur në faqen e parë sasinë e pikëve të provimit. Duhet të perdorin vetem stilolaps me bojë në ngjyrën blu.
- Provimi përfundimtar zhvillohet dy orë, në datën e caktuar të sezonit të provimeve.
- Në proces verbalin përfundimtar duhet të firmosin dy pedagogë që ndjekin provimin.
- Kriteret e vlerësimit shënohen në fletën e pasme të kopertinës së tezës.
- Provimi përfundimtar vlerësohet maksimalisht me 80 pikë.
- Fletët e provimeve asgjesohen në sezonin pasardhës.