BULETINI SHKENCOR
“REALD”
2016,Vol. 2,Issue 1
Liria e shprehjes si një e drejtë kushtetuese dhe mjetet për realizimin e saj
Author(s)
Msc. Fjoalda Rrokaj , Msc. Kozeta Halili
Abstract
Liria e shprehjes përbën gurin e themelit të të drejtave dhe lirive themelore sepse është një e drejtë garantuese e demokracisë të çdo shteti. Ajo paraqet të drejtën themelore të njeriut, e cila ka një rol thelbësor në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tjera. Fillimisht ky fakt është nënvizuar ne Rezolutën 59(1), e cila u miratua në sesionin e parë të Asamblesë të përgjithshme te Kombeve të Bashkuara, në vitin 1946. Kjo Rezolutë parashikon se: “Liria e Informimit është një e drejtë themelore e njeriut dhe guri i provës i të gjitha lirive të sanksionuara. Qëllimi i këtij punimi është të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të mundshme të Lirisë së Shprehjes, mënyrën e analizimit të rasteve konkrete dhe reagimi efektiv në rastet e shkeljeve, për të mbrojtur dhe promovuar Lirinë e Shprehjes. Ai gjithashtu përcakton mënyrën dhe rrethanat e caktuara kur mund të kufizohet liria e shprehjes.
DOWNLOAD ARTICLE