Zyra e Financës
Përgjegjëse: Flutura GACAJ
E-mail: financa@unireald.edu.al
Përgjegjësitë dhe kompetencat:
Zyra e Financës merret me zbatimin e politikave ekonomike-financiare të Kolegjit Universitar “Reald” (KUR). Ajo ka këto detyra kryesore:
- Organizon dhe drejton punën për çështjet ekonomiko-financiare të KUR, në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore dhe aktet themeluese të shoqërisë.
- Mban dokumentacionin e plotë dhe të saktë të të ardhurave dhe të shpenzimeve, sipas llojit të shërbimit, ose sipas elementeve të shpenzimeve, duke bërë përmbledhëse dhe raporte mujore dhe/ose periodike të treguesve të ndryshëm.
- Përpunon dhe raporton për treguesit përmbledhës financiarë dhe për investimet e bëra nga KUR.
- Kryen regjistrimet kompjuterike të dokumenteve financiare dhe bankare sipas programeve të caktuara dhe të miratuara.
- Mban dhe organizon kontabilitetin dhe dokumentet financiare të shoqërisë si dhe raporton pranë organeve fiskale në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
- Organizon kontabilitetin dhe raporton periodikisht tek Administratori/ Rektori raportet financiare të nevojshme për drejtimin financiar.