REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RAPORT VJETOR
Për vitin akademik 2020- 2021

Miratuar me Vendim nr. 11, datë 04.11.2021, të Senatit Akademik

Raport Vjetor 2020-2021


 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RAPORT VJETOR
Për vitin akademik 2019- 2020

Raport Vjetor 2019-2020


 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RAPORT VJETOR
Për vitin akademik 2018- 2019

Miratuar me Vendim nr. 11, datë 04.11.2021, të Senatit Akademik

Raport Vjetor 2018-2019


 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD”

RAPORT VJETOR
Për vitin akademik 2017 – 2018

AKRONIME:

KUR – Kolegji Universitar “Reald”
IAL – Institucion i Arsimit të Lartë.
MASR – Ministria e arsimit, Sportit dhe Rinisë.
QKSH – Qendra e Kërkimeve Shkencore.
LAL – Ligji i Arsimit të Lartë.

Kolegji Universitar “Reald” (në vijim KUR) është institucion jo publik i Arsimit të Lartë me karakter mësimor e shkencor. Ai ka për mision:
• Të jetë institucion i rëndësishëm në Shqipëri për diplomimin dhe trajnimin e specialistëve të lartë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për te permirësuar e bashkerenduar komponentet teknike, profesionale dhe ligjore të tregut shqiptar të punës.
• Të ofrojë programe mësimore të cilësisë më të lartë që kulmojnë me diplomat e Ciklit të parë të studimit të nivelit universitar si dhe me diplomat e Ciklit të pdytë të nivelit master dhe së fundi është diploma të Shkollës së Lartë të formimit profesional në disa programe.
• Të zhvillojë njohuritë përmes, punës akademike, punës kërkimore shkencore dhe aktivitetit kreativ.
Për zbatimin e këtij misioni si çdo institucion IAL, KUR ka marrë përgjegjësinë të marrë vendimet e duhura dhe të vendosë se çfarë duhet dhe çfarë mund të bëjë duke marrë parasysh problemet që ka shoqëria sot. Mendimi ynë është se kontributi në objektivat e një të ardhmeje të qëndrueshme në nivel lokal, rajonal, kombëtar është një detyrë urgjente dhe motivuese për universitetet e sotme. KUR ka punuar në këtë drejtim me një ndjenjë të madhe përgjegjësie, duke respektuar parimet e autonomisë dhe lirisë akademike.
Gjatë Vitit Akademik 2017 – 2018 veprimtaria mësimore e KUR u zhvilluanë 2 fakultete:
a) Fakulteti Shkencave Mjeksore;
•b)Fakulteti i Shkencave Humane. në të dy ciklet e studimit:• Programe të ciklit të parë të studimit Bachelor: 4 programe studimi me kohë të plotë me nga 180 ECTS
1. “Bachelor” në “Infermieri”;
2. “Bachelor” në “Fizioterapi”;
3. “Bachelor” në “Menaxhim”;
4. “Bachelor” në “Financë”.• Programe të integruara të ciklit të dytë të studimit:
2 programe studimi me kohë të plotë, me 300 ECTS
1. Diplomë e integruar, “Master i shkencave” në “Farmaci”.
2. Diplome e integruar, “Master i shkencave” në “Stomatologji”.• Master Profesional:
1 program studimi, me kohë të plotë, me 90 ECTS.
1. “Master Profesional”, në “Menaxhim Infermieror”.
Të gjitha këto programe, të cilat janë egzistuese dhe jane vleresuar nga MASR në mars të vitit 2017.
Në vitin 2017 u krye vlerësimi i jashtëm institucional i KUR. Grupi i vlerësimit të jashtëm përbëhej nga ekspertë të QAA, UK dhe ekspertë të ASCAL. Ky grup i konsideroi të plotësuara tërësisht standardet e cilësisë për kurrikulat e programeve të mësipërme.
Ndryshimet e bera në programet e lëndëve e kurseve të studimit të KUR, ka ardhur pas analizës vjetore të punës së departamenteve respektive, duke synuar freskimin e sylabuseve të lëndëve. Në mënyrë të vazhdueshme, ka pasur komunikime verbale midis departamenteve të fakulteteve, të cilët me stafet e tyre akademikë mbulojne lëndë te formimit të përgjithshëm ne kurset e studimit. Futja e kodeve në Programet e lëndeve sipas planeve mësimore, ishte detyrë që u realizua në vitin akademik 2017 – 2018. Kujdes i vecantë ju kushtua rifreskimeve te sylabuseve sidomod ne drejtim te literaturës së zgjedhur dhe të rekomanduar e cila do të reflektonte në kompetencat e stafit akademik të departamenteve respektive.Gjatë viti akademik 2017 – 2018 u realizua bashkimi i Departamenti të Infermjerisë me Departamentin e Fizioterapisë, duke krijuar kushte që Departamenti i Shkencave Teknike Mjeksore mund të ofrojë disa programe studimi.Mësimdhënia:
Në vitin akademik 2017 – 2018 hyrjet në KUR në programet e studimit ishin si më poshtë:
Cikli I,
Bachelor Cikli II
Program Integruar Cikli II
Master Profesional
53 17 15Numri total i studentëve, që ndjekin studimet në KUR për vitin akademik 2017 – 2018 ishte si më poshtë:Cikli I,
Bachelor Cikli II
Program Integruar Cikli II
Master Profesional
226 98 36

Në total numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2017 – 2018 është 85 studentë.

Në regjistrat e fakulteteve figurojnë një numër studentësh të mbetur, të cilët nuk kanë arritur të mbyllin studimet brenda afateve kohore të planeve mësimore respektive. Të gjithë këtyre studentëve ju është krijuar mundësia për të vazhduar studimet, mbi bazën e kërkesave individuale. Për studentët e transferuar pranë KUR, departamentet kanë organizuar punën për njohjen e disiplinave të marra dhe ekuivalentimin e tyre sipas planeve mësimore të egzistuese.

Në programet e studimit të ciklit të dytë është e mundur të aplikojnë edhe kandidatë që vijnë nga programe të ngjashme studimi. Në këtë rast, studentit i ngarkohen kredite të munguara nga cikli i parë i studimeve. Si rezultat i ndryshimeve në kurrikula, llogaritja e të gjitha krediteve të krahasuar me programin “Bachelor” bazë, shkakton mjaft problematika dhe e ngurtëson procesin. Për të lehtësuar, nga ana e KUR, për çdo program master përcaktohen disiplinat karakterizuese të ciklit “Bachelor”, të domosdoshme për vijimin normal të procesit mësimor.

Procesi mësimor:
Procesi i mësimdhënies në KUR zhvillohet prej orës 08:00 deri në orën 15:00, për shkak të mjediseve të mjaftueshme dhe për shkak të personelit me kontratë që e ka të mundur aktivizimin gjatë orëve të paradites.
Vitit akademik 2017 – 2018 në përgjithësi konsolidoi ndjeshëm përpjekjet për realizimin e një procesi mësimor duke rritur ndjenjën e përgjegjësisë në funksion të forcimit dhe modernizimit të edukimit të studentëve me qëllim përgatitjen e tyre profesionale dhe bashkëkohore. Ky vit akademik rezultoi me ngarkesë përtej normave të mësimdhënies për personelin akademik efektiv duke mbuluar 80% të oreve mësimore në auditor ndërsa personeli akademik me kontratë mbuloi një ngarkesë prej 20% te oreve mësimore në auditor. Rreth 70 % e personelit akademik përdor gjatë orëve mësimore teknologjitë audio vizive të mësimdhënies por duke kombinuar dhe metodat klasike (shkumësa dhe dërrasë e zezë).
Gjatë vitit akademik 2017 – 2018 u diplomuan:
o 56 studentë në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
o 8 studentë, në ciklin e dytë “Master Profesional”;
o 19 studentë, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve.

Problemet e vërejtura.
Gjatë vitit akademik 2017 – 2018 është vërejtur një rënie e nivelit të cilësisë së studentëve që hyjnë, gjë që pasqyrohet dhe në rezultatet e dobëta në sezonet e provimeve.

Organizimi dhe mbarëvajtja e provimeve.
Provimet janë zhvilluar normalisht dhe në përputhje me Rregulloren e Kolegjit, dhe të çdo Departamenti. Në përgjithësi nuk janë evidentuar përplasje datash provimi,duke mos vështirësuar mbarëvajtjen e tyre.

Mbrojtja e Diplomave.
Gjatë vitit akademik 2017 – 2018 në KUR janë realizuar 10 diploma në ciklin e parë, 35 diploma në ciklin e dytë. Procesi i përgatitjes dhe mbrojtjes së diplomave është kryer sipas rregullores. Ka patur bashkëpunim të mirë me fakultetet e tjera dhe me stafin akademik me kontratë, gje që ka sjellë shumëllojshmëri temash.
I gjithë procesi mësimor është i organizuar mbi bazën e një strukture akademike vjetore, dhe planit akademik vjetor të miratuar. Mbi bazën e kësaj strukture dhe të planit mësimor, fakultetet hartojnë oraret e mësimit.
Problematikat që kanë qënë lidhur me kohën e shpalljes së orarit të mësimit, e cila bënte që java e parë e mësimit dhe ndonjëherë edhe e dyta të mos zhvilloheshin normalisht, gjatë viti 2017 – 2018 nuk u shfaqën. Kjo si rezultat i punës pregatitore të departamenteve respektive që para fillimit akademik si dhe kërkesës së vënë për organizimin e sistemit të IT (Sistemi i Teknologjisë së Informacionit) në Kolegj.

Mbarëvajtja e procesit mësimor është i lidhur me cilësinë e mësimdhënies, ndjekjen dhe drejtimin e punëve të pavarura të studentit (punë laboratorike, detyra/projekte kursi, praktika mësimore dhe profesionale), kontrollin e dijeve dhe drejtimin e kontrollin e temave të diplomave të studentëve. Në KUR janë vendosur mekanizmat e monitorimit dhe të kontrollit të cilësisë në mësimdhënie. Sondazhet tek studentët në këtë drejtim kanë qenë të organizuara mbi bazën e një plani vjetor. Gjatë vitit akademik 2017-2018, Njesia e Kontrollit të Brendshëm të Cilësisë (në vijim NJSBC), ka kryer një sondazh me studentët për programet te ndryshme te studimit. Nga ana tjetër sondazhet janë shoqëruar me analizë të rezultateve dhe plane masash veprimi.
Mekanizmat e monitorimit dhe të kontrollit duhet të shtrihen në të gjitha nivelet, duke filluar nga departamenti, i cili është përgjegjës për menaxhimin, administrimin dhe cilësinë e programeve të studimit që ofron, deri në nivel rektorati.

Një element mjaft i rendësishëm në përgatitjen e studentëve është edhe fondi i literaturës që i vihet në dispozicion studentit. Në raportet e analizës mësimore të departamenteve, del se ka programe që punojnë me tekste të vjetra. Studenti pak punon me literaturë ndihmëse, për mosnjohje të mirë të gjuhëve të huaja.
Problematika më e madhe në lidhje me materialet studimore për studentin qëndron në ciklin e dytë te studimeve.
Sigurimi i cilësise në punë, për të përparuar dhe përmirësuar proceset dhe rezultatet janë qëllimi thelbësor i të gjithë atyre që duan të jenë të suksesshëm në punën e tyre.
Termi `cilësi` në dekadën e fundit është termi që është përmendur dhe theksuar shumë shpesh, si në aspektin socio-ekonomik, po ashtu edhe në nivele të ndryshme profesionale, akademike etj.
Në këtë kontekst, debatet që janë zhvilluar për cilësinë në arsimin e lartë kanë qënë ndër më të debatushmet, gjithmonë në qëndër të vëmendjes të shumë departamenteve. Kjo, edhe për arsyen sepse cilësia në arsimin e lartë është një koncept shumë i rëndësishëm, shumëdimensional dhe dinamik.
Shumëllojshmëria e përmbajtjeve të programeve studimore dhe të aktiviteteve tjera, ku kemi rritjen e numrit të institucioneve arsimore publike dhe private si dhe rritjen e forcimin e kërkesave për llogaridhënie, rrit interesin dhe shqetësimin për cilësi dhe standarde.
Nisur nga kuptimi i “cilësisë” (cilësia e procesit arsimor që u ofrohet studentëve) dhe konceptit të “standardit” (arritje aktuale ose rezultati i synuar), do të gjejmë rrugën drejt përkufizimit të asaj që ne e quajmë “standard akademik” që merr kuptimin e “aftësisë së matshme për të përmbushur nivelin e specifikuar (standardizuar) të arritjes akademike”.
Kuptohet që për të realizuar qëllimet, pra arritjen e standardeve të dëshiruara , janë të nevojshme realizimi disa aktiviteteve,veprimeve dhe procedurave të cilat janë reflektuar në aktivitetin akademik të KUR.
Në KUR janë tre sezone të rregullta provimesh. Provimet kryhen në përputhje me orarin e shpallur. Departamentet ngrenë komisionet e provimit me minimumi 2 pedagogë. Futja e komisioneve alternative, megjithëse në formë duket një element demokratizimi që i jep studentit më shumë shanse, zbatimi i saj në mungesë të plotë transparence, në disa departamente, duke shkelur edhe kriteret e vendosura për funksionimin e tyre, sjell një impakt negativ në vlerësimin e studentëve. Në këtë drejtim duhet të ushtrohet kontroll dhe të rritet transparenca në departamente.
Në vijim jepet informacioni detajuar i aktivitetit mësimor të kryer nga departamentet për çdo fakultet.

I. Fakulteti i Shkencave Mjeksore
Ky fakultet përbehet nga 3 (tre) departamente:
1. Departamenti i Departamenti i Shkencave Teknike Mjeksore.
2. Departamenti i Farmacisë.
3. Departamenti i Stomatologjise.

Ecuria e procesit mësimor

Në Fakultetin e Shkencave Mjeksore, viti akademik 2017 – 2018 u realizua sipas planeve e programeve mësimore të miratuara.

Duhet theksuar se në vazhdimësi janë përmirësuar dhe përgatitur leksione të reja, po ashtu stafi akademik i të gjitha departamenteve është angazhuar edhe në udhëheqjen e diplomave, në ciklet Bachelor dhe Master.

Objektivi kryesor në realizimin e procesit mësimor ka qenë zhvillimi i tij me cilësi, për t’iu përgjigjur kërkesave që burojnë edhe nga procesi i akreditimit. Stafi akademik dhe ndihmës akademik u angazhuan në rishikimin dhe përmirësimin e planeve dhe programeve mësimore.

Viti akademik 2017 – 2018 ishte viti i parë pas akreditimit të programeve si nga ana e MASR, ASCAL si dhe po ashtu edhe nga Kompania britanike QAA (Quality Assurance Agency). Ky aksion u realizua me sukses duke bere te mundur akreditimin e KUR ne vleresimin pozitiv. Ne 5 fushat e vleresimit nga Kompania dhe MASR ne u vleresuam me 4 prej tyre me vleresimin plotesisht te realizuar dhe nje fushe me nivelin e realizimit mire, duke dhene nje periudhe akreditimi 5 vjecare nga 6 vite qe eshte maksimumi. Sigurisht, kjo eshte arritje per gjithe stafin e KUR dhe nje prezantim dinjitoz si institucion i besueshem në sistemin e arsimit te larte ne vendin tone.
Kredibiliteti dhe performanca e KUR është më e lartë këtë vit akademik se vitin e kaluar.

Me hyrjen në fuqi të planeve të miratuara mësimore, për të zbutur ngarkesën e lartë të pedagogëve u bë e mundur bashkimi i grupeve në leksione, për lëndë që janë shumë të përbashkëta ne programe të ndryshme studimi.

Në zbutjen e ngarkesës së pedagogëve ndikon edhe angazhimi i plotë i gjithë stafit akademik të fakultetit. Zbutja e ngarkesës së pedagogëve është arritur edhe me përfshirjen në mësimdhënie të pedagogëve të ftuar.

Përfundimi i ciklit të parë Bachelor dhe diploma të Cikleve te dyta u realizuan me mbrojtje të diplomave, të cilat u përballuan me sukses nga stafi akademik.
Të diplomuar për vitin akademik 2017 – 2018:
Nr. Programi i studimit Studentë të diplomuar
1. Bachelor në “Infermieri” 27
2. Bachelor në “Fizioterapi” 11
3. Master i shkencave në “Farmaci” 15
4. Master i shkencave në “Stomatologji” 4
5. Master profesional në “Menaxhim Infermieror” 8

a. Departamenti i Shkencave Teknike Mjeksore:
Ky departament e zhvillon aktivitetin e tij mësimor, kërkimor e shkencor në këto programe studimi;
i. Sistemi me kohë të plotë në ciklin e parë të studimit “Infermieri” (Akrdituar nga MAS, me Urdher nr. 19, datë 22.12.2016);
ii. Sistemi me kohë të plotë në ciklin e parë të studimit “Fizioterapi”, (Akrdituar nga MAS, me Urdher nr. 601, datë 22.01.2017);
iii. Sistemi me kohë të plotë në ciklin e dytë të studimit “Master Profesional” në “Menaxhim infermieror”;
iv. Lëndë të vecanta në programin e diplomës së integruar, Msc në “Farmaci”.
v. Lëndë të vecanta në programin e diplomës së integruar, Msc në “Stomatologji”.

Në përbërjen e tij ka patur:
• 12 pedagogë, personel akademik efektiv, të cilët kanë realizuar ngarkesën mësimore në auditor
• 4 pedagogë, personel akademik të jashtëm.
Leksionet zhvillohen në auditorë të pajisur me mjete audio-vizive (kompjuter video-projektor). Laboratori i Anatomisë, si dhe Laboratori i Praktikës Mësimore për studentët e Fizioterapisë garantojnë kapacitetin pritës të studentëve të kurseve respektive.

Për vlerësimin e praktikave mësimore në disa lëndë parashikohen kredite praktikash në brendi të tyre ndërkohë që një lendë e veçantë dedikuar praktikës profesionale zhvillohet në vitin e tretë. Për realizimin e praktikave mësimore janë realizuar bashkëpunime me institucione të ndryshme për t’i futur studentët në procese reale. Bashkëpunimi me spitalet dhe klinikat ngelen forma më me rendësi në kombinimin didaktik të leksionit, aplikimit dhe kërkimit. Shtrirja e lëndeve në module te ndryshme në dy semestra që u realizua këtë vit akademik çojë në favor të përmirësimit të realizimit të Planit mësimor.
Për Planin mësimor të Fizioterapisë, gjatë këtij viti akademik u bë një rishikim i programeve të lendëve në kuadër të përmirësimit të kurrikulave, për një lidhje më organike të tyre me Fizioterapinë e Aplikuar, si një element në funksion të rritjes së cilësisë.
Problemet që dalin nga analiza e formave të procesit didaktik mund të përmendim:
a. Thellimi i formimit teorik të studentit;
b. Ngarkesë tematikash e projektesh brënda të njëjtit vit akademik për studentin;
c. Rritja e cilësisë dhe larmisë të mëtejshme dhe shtrirja e temes së diplomës në harkun kohor të një viti;
d. Rritje e nivelit didaktik dhe shkencor të personelit akademik, nëpërmjet kualifikimeve shkencore, nga shkëmbime të eksperiencës së punës në universitete evropiane me të cilat ne kemi marëveshje bashkëpunimi.

Botimet:
Mbështetur në rregulloren mësimore të KUR, Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore, duhet të vendosë standardin e diskutimit dhe miratimit për materialet e përgatitura në kuadër të procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor për lendët ose grup-lendët në grupet mësimore shkencore përkatës.
Një pjesë e anëtarëve të departamentit janë mbuluar me shpenzimet e Kolegjit per botimet e teksteve dhe artikujve shkencorë për aktivitetet brenda ose jashtë vendit.

Punimi i diplomave:
Numri i studentëve në të dy ciklet e studimit sjell vështirësi në udhëheqjen e punimeve nga personeli akademik efektiv. Në të dy ciklet e para të studimit, përkatësisht “Bachelor” në “Infermieri” mbrojtën diplomën 11 studentë, dhe “Bachelor” në “Fizioterapi” ishin 3 studentë diplomantë. Për të përballuar këtë ngarkesë në udhëheqjen e diplomave janë ftuar në departament personel akademik me kontratë.

Master Profesional
Në Fakultetin e Shkencave Mjeksore, në vitin akademik 2017 – 2018, ishin në proces të rregullt mësimor 1 diplomë, në programin “Masterit Profesional” në “Menaxhim Intermieror”.
Numri i përgjithshëm i studentëve në masterin profesional është 8 studentë. Ajo që bie në sy është angazhim jo i duhur në frekuentimin e procesit mësimor (kryesisht leksioneve), pasi një pjesë e mirë e tyre janë të punësuar.

Për realizimin e Planit mësimor të “Fizioterapisë”, grupi mësimor në përbërjen e tij ka patur:
• 3 pedagogë, personel akademik efektiv, të cilët kanë realizuar ngarkesën mësimore në auditor
• 1 pedagogë, personel akademik të ftuar.
Praktikat mësimore për tre vitet e para janë realizuar brenda procesit mësimor bazuar në Planet përkatëse mësimore. Ndërsa, praktikat profesionale të vitit të tretë janë realizuar në masën 100 % në klinika private, sipas marëveshjeve bilaterale të lidhura nga KUR që në fillim të vitit akademik.

b. Departamenti i Farmacisë:
Departamenti i Farmacisë e shtrin aktivitetin e tij mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Mjeksore me program diplomë të integruar me 300 kredite (ECTS), që përfshin të dy ciklet e studimit. Në veprimtarinë e tij mësimore departamenti realizon didaktiken e programit qe perfshin:
i. Leksione dhe Seminare
ii. Laboratore
iii. Praktika profesionale
Departamenti i Farmacise ka në përbërje të tij:
• 7 personel akademik efektiv të cilët kanë realizuar ngarkesën në auditor
• 2 personel akademik me kontratë.

Viti akademik 2017 – 2018 ishte viti i konsolidimit të arritjeve të realizuara nga viti para-ardhes i cili plotesoi kushtet e vendosura nga ekspertët e fushës të APAAL. Ky program është akredituar nga MAS me Urdhër nr. 20 datë 20.01.2017.
Duhet theksuar që në fillim, se ky vit akademik u shoqërua me ndryshime në rekrutimin e stafit akademik me kohë të plotë si edhe me kohë të pjesëshme.
Departamenti i Farmacisë për vitin akademik 2017 – 2018 ka qenë i përbërë nga 8 pedagogë, përfshirë këtu edhe përgjegjësin e departamentit. Në përbërje të këtij stafi kishte 5 farmacistë, 3 kimistë dhe mjekë.
Bashkëpunimi në ekip i stafit të brendshëm dhe personelit ndihmës, me mbështetjen e Dekanatit dhe strukturave të tjera të KUR, bëri të mundur që zhvillimi i procesit mësimor të zhvillohej me korrektësi. Mbështetja e stafit kundrejt problematikave të studentit ishte maksimale.
Kujdes i veçantë u është kushtuar punës në grup për azhornimin, saktësimin dhe përfundimin në variant e printuar, si dhe formë elektronike të sylabuseve për të gjitha vitet akademike, rishikimin gjatë ecurisë së punës të planeve mësimore, sidomos për njëhsimin dhe standartizimin e emërtimeve të lëndëve dhe moduleve.
Me këto përmirësime, tashmë formimi i studentëve është i njëjtë me të ashtuquajturën hapësirë europiane të arsimit farmaceutik si dhe i është integruar mësimdhënia me kërkimin shkencor. Objektivi i Planit mësimor është t’u japë studentëve njohuritë e nevojshme të programit të plotë universitar në fushën e farmaceutikës.
Pas përfundimit të programit të integruar të ciklit të dytë studentët do të jenë të aftë të vazhdojnë më tej studimet pas-universitare (për graden e Doktoraturës), ose të punësohen në farmacitë komunitare e spitalore, në industrinë farmaceutike dhe sektorët e tjerë farmaceutikë, apo potencialisht edhe të drejtojnë këta sektorë.
Gjithashtu, kujdes të veçantë i`u kushtua edhe krijimit të ambienteve didaktiko shkencore sipas specifikave të programit mësimor. Për të zhvilluar në mënyrë korrekte programin mësimor, Departamenti i Farmacisë, për vitin akademik 2017-2018, kishte në dispozicion, paralelisht me sallat e auditorit, edhe tre mjedise në të cilat zhvilloheshin seancat laboratorike. Në këto ambiente laboratorike studentët praktikonin informacionet e marra në leksione për fushat përkatëse.

Laboratorët ishin të klasifikuar si:
• Laboratori i Kimisë (Kimi e Pergjithsme dhe Inorganike, Kimi Organike, Kimi Fizike, Kimi Farmaceutike, Teknologji Farmaceutike, Kimi Toksikologjike).
• Laboratori i Farmakognozisë (Farmakognozia, Botanika, Sistematika).
• Laboratori i Biologjisë dhe Anatomisë (ambient i perbashket me Departamentin Shkencave Teknike Mjekesore).
Lidhur me paraqitjen në leksione dhe ndjekjen normale të proçesit mësimor është kërkuar edhe ndihmë e tutorëve – pedagogë, si edhe e studentëve të zgjedhur për t´u kujdesur në mbarëvajtjen e proçesit mësimor. Por, kjo punë duhet forcuar nga ana e departamentit deri në shkallën e ndërgjegjësimit të plotë të studentëve që të bëjnë të vetën moton: “Të përfundojnë studimet, por jo përpjekjet për të rritur dinjitetin profesional dhe njërëzor”.

Në përgatitjen profesionale një rol të rëndësishëm ka patur edhe praktika nëpër farmaci, si ato të rrjetit të hapur dhe në farmacitë e spitaleve. Studentët gjatë kohës të praktikës kanë qënë të rregullt e aktivë, dhe në përgjithësi kanë marrë vlerësim shumë të mirë nga drejtuesit e tyre. Lidhur me praktikën profesionale universitare, si dhe me parapërgatitjen e studentëve për provimin e shtetit në përputhje me ligjin “Për profesionet e rregulluara”, departamenti ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me Urdhërin e Farmacistëve të Shqipërisë dhe çdo problem i lindur është zgjidhur shpejt dhe në kohën e duhur për studentët, të cilët kanë shprehur kënaqësine për orjentimin dhe ndihmën që u është dhënë.
Pas analizës së bërë, departamenti arriti të nxjerrë në dukje problematikat e mëposhtme:
• Organizimi i praktikave mësimore prane kompanive të mëdha farmaceutike, si dhe organizimi i ekskursioneve mësimore.
• Departamenti të kujdeset që të pajisë studentët me tekstet bazë për të gjitha lendët.

c. Departamenti i Stomatologjisë
(Akredituar nga MAS, me Urdhër nr. 24, datë 24.01.2017).

Ky departament e shtrin aktivitetin e tij mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Mjeksore me program diplome të integruar me 300 kredite (ECTS). Në veprimtarinë e tij mësimore departamenti ofron aktivitetin e tij në fushat:
i. Leksione dhe Seminare
ii. Laboratore
iii. Praktika Mësimore
Departamenti i Stomatologjise në përbërjen e tij ka patur:
• 7 pedagogë, personel akademik efektiv, të cilët kanë realizuar ngarkesën mësimore në auditor;
• 3 pedagogë, personel akademik të ftuar.
Departamenti ka bërë përpjekje për realizimin e programeve të disiplinave që mbulon në programet e studimit. Ky program është akredituar.
Orët mësimore të leksioneve e seminareve dhe provimet e kontrollit në përgjithësi janë zhvilluar rregullisht mbështetur në planet mësimore. Personeli akademik punon për përkthimin apo hartimin e teksteve në përputhje me programet e studimit. Mundësia e publikimit të teksteve është e kufizuar. Tekstet mësimore mbulojnë programin e studimeve ndërsa për lëndet e formimit profesional, mbulohen me leksione të shkruara kjo për shkak lendëve të reja dhe numrit të vogël të studentëve.
Departamenti ka 2 mjedise laboratori.
Praktikat mësimore si pjesë e procesit mësimor zhvillohen kryesisht ne laboratorin e departamentit, si dhe praktika Profesionale në klinikat private stomatologjike.
Pas analizës së bërë, nga departamenti do të tentohet që pedagogët e rinjë të mos marrin ngarkesë në më shumë 2 – 3 lëndë.

II. Fakulteti i Shkencave Humane
Fakulteti i Shkencave Humane përbehet nga 2 (dy) departamente:
• Departamenti i Menaxhimit te Bisnesit
• Departamenti i Financës.

a. Departamenti i Menaxhimit:
(Akredituar nga MAS me Urdhër nr. 602, datë 22.12.2016)

Në këtë raport është marrë në analizë veprimtaria e departamentit gjatë vitit akademik 2017 – 2018, duke u ndalur kryesisht në punën e bërë për realizimin e misionit dhe objektivave për një mësimdhënie cilësore, punën e bërë me studentët, rekrutimin e stafit akademik dhe kualifikimin e vazhdueshëm të tij, zbatimin e një kurrikule bashkëkohore, kërkimin shkencor, studimin e tregut, etj.
Departamenti, si njësi bazë, gjithë veprimtarinë e tij e ka hartuar në koherencë me strategjinë e institucionit duke synuar të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kuadër të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë për përgatitjen e specialistëve menaxherë, të aftë e zotë për të plotësuar nevojat e tregut për menaxherë biznesi e për të shërbyer në shoqëri si qytetarë të shkolluar dhe të kualifikuar, me një spektër të gjerë njohurish, të domosdoshme për zhvillimin e karrierës në të ardhmen, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë në ndryshim dhe zhvillim, në fushat e shkencave ekonomike.
Synimi i gjithë veprimtarisë mësimdhënëse ka qenë përdorimi i njohurive të transmetuara tek studentët, për të ndryshuar të ardhmen e jetës së tyre, duke kontribuar kështu për një shoqëri produktive, të begatë dhe konkuruese. Për përmbushjen e këtij synimi kemi ofruar një ofertë akademike elastike dhe të mbështetur nga epërsia në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke krijuar një pjesëmarrje aktive të studentëve, kërkim shkencor të zbatuar me njohje dhe ndikim brenda vendit, bashkëpunim me biznesin dhe sipërmarrjet, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Për realizimin e objektivave strategjikë jane vendosur një sërë objektivash, ndër të cilat përmendim: përmirësimi dhe konsolidimi i vazhdueshëm i planeve dhe programeve mësimore për pajisjen e studentëve me aftësi dhe kompetenca profesionale në fushën e shkencave ekonomike, duke kontribuar në zhvillimin kombëtar e rajonal në fushën ekonomike, ofrimi i mundësive praktike dhe laboratorike, gjithmonë e në rritje, për implementimin e njohurive teorike të studentit në praktikë, duke e ndjekur atë nga pranimi te punësimi; kryerja e veprimtarive studimore dhe kërkimore; realizimi i publikimeve, konferencave shkencore ndërkombëtare, etj.
Angazhimi dhe përkushtimi i pedagogëve gjatë vitit të kaluar ka qenë total dhe maksimal, pasi ishte viti vendimtar për universitetin tonë, pasi institucioni ynë iu nënshtrua procesit të akreditimit dhe rankimimit nga kompania angleze. Ky proces përfundoi me një vlerësim pozitiv për institucionin tonë, për të ardhmen e tij duke u akredituar për një periudhë 5-vjecare.

Stafi akademik:

Stafi akademik i departamentit Menaxhim ka në përbërjen e tij 1 Prof. Dr., 2 doktorë shkencash dhe 4 asistentëlektorë me ambicie për të vazhduar kualifikimet pasuniversitare. Puna e pedagogëve kontrollohet vazhdimisht përmes vëzhgimeve, përpunimit të pyetësorëve. Pedagogët informohen për shqetësimet e ngritura nga studentët dhe merren masa për riparimin e mangësive. Për punë cilësore dallohen pedagogët: Spiro Caushi, Arlinda Dalipaj dhe Kozeta Halili.
Për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale, departamenti ynë ka aktivizuar pedagogen Arlinda Dalipaj. Praktikat janë zhvilluar në ato biznese ku kemi lidhur marrëveshjet e bashkëpunimit. Studentët, krahas vlerësimit të përditshëm, i nënshtrohen provimit në lëndën e praktikës.
Studentëve u kërkohet, që së bashku me pedagogët, të realizojnë punime që kërkojnë përfshirjen e gjerë të tyre në përgatitjen e pyetësorëve, anketimeve, përdorimit të statistikave, interpretimin e tyre. Studentët mësojnë të vëzhgojnë, të bëjnë investigime, të dalin në konkluzione dhe të prezantojnë gjetjet e tyre gjatë gjithë semestrave.
Nga vëzhgimet dhe verifikimet e bëra vitin e kaluar rezultoi se puna e stafit nuk fokusohet vetëm në lëndët dhe orët mësimore: pjesa më e madhe e tyre mbulon disa lëndë, por që nuk kalojnë numrin dy brenda një semestri. Prania e tyre në shkollë kapërcen orët mësimore (leksione apo seminare): studentët kanë mundësi të komunikojnë me stafin mësimor në konsulta dhe takime të ndryshme dhe në orët e zyrës të planifikuara për takime me studentët.

Gjatë vitit 2017 – 2018 janë zhvilluar takime të rregullta me stafin brenda departamentit si për vetë kualifikimin e tij, ashtu dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme që lidhen me mësimdhënien, studentët dhe probleme të tjera.
Gjithashtu, kemi zhvilluar mjaft veprimtari me personelin akademik dhe ndihmës shkencor, për zhvillimin profesional, të cilat kanë pasur si objekt aftësimin për përdorimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies, për zhvillimin e kurrikulave bashkëkohore, për specifikat e mësimdhënies me studentët, për njohjen me prirjet e zhvillimit të arsimit të lartë sipas procesit të Bolonjës, për bashkëpunimin me qendrat e zhvillimit të kërkimeve, për këshillimin e karrierës, vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të arsimit të lartë, procesin e akreditimit, etj.
Puna e pedagogëve për vitin 2017 – 2018 është vlerësuar pozitivisht. Impenjimi i tyre ka qene maksimal dhe me përgjegjësi, çka reflektohet edhe tek rezultatet e studentëve, por edhe tek përgjigjet e anketimeve të realizuara për këtë qëllim.
Si çdo vit akademik, dhe vitin e kaluar, në fund të çdo semestri janë zhvilluar anketimet e studentëve, konkretisht, përpara sezonit të provimeve, në mënyrë që të reflektohen rezultate sa më objektive. Kjo procedurë që tashmë po kthehet në një traditë, e cila i mundëson të gjithë stafit akademik dhe administrativ të reflektojnë mbi punën e realizuar gjatë gjithë vitit, e parë në këndvështrimin e studentëve.

Mësimdhënia:

Në vitin akademik 2017-2018, kalendari akademik është realizuar në parametra të kënaqshëm. Megjithatë, edhe ndonjë mosrealizim i programit, ka ndodhur më tepër për shkaqe të arsyeshme, si: pushimet zyrtare, të përqendruara kryesisht ditëve të javës; raste të rralla të mungesave të stafit akademik për arsye personale e shëndetësore.
Përgjithësisht, për të gjitha lëndët mësimore ka literaturë bazë, të cilat janë aprovuar në departament. Për lëndët, ku literatura bazë mungon, studenti pajiset me leksione të përgatitura nga vetë pedagogu, të cilat i merr në fotokopje ose në rrugë elektronike.

Nga një vëzhgim i vazhdueshëm dhe pyetësorët e bërë me studentët del se stafi përdor metoda mësimore interaktive; ajo çka vërehet që në momentet e para të leksioneve apo seminareve është përgatitja e mirë dhe e kujdesshme e pedagogëve.Pedagogët trajtojnë probleme arsimore dhe edukative që lidhen me jetën tonë duke ilustruar leksionet e tyre me problematikat tona nga tekstet e ndryshme që përdorin në përgatitjen mësimdhënëse dhe detyrat mësimore.
Punës shkencore të studentëve i kushtohet vëmendje e posaçme, sidomos kërkimit shkencor nga burime të ndryshme dhe jo thjesht riprodhimit të leksioneve dhe teksteve shkollore. Vlerësimi i çdo detyre është parë të realizohet në përputhje me shkallën e vështirësisë që paraqet.
Për elementet mësimore paraprakë janë planifikuar 30 pikë të mundshme. Ndërsa për provimin përfundimtar të lëndës janë planifikuar deri në 70 pikë. Për detyrat e kursit janë planifikuar nga 5 pikë të mundshme dhe aktivizimi në seminare, laboratorë, etj., është planifikuar të vlerësohet deri në 5 pikë. Frekuentim vlerësohet deri në 5 pikë, ndërsa provimi i pjesshëm deri në 15 pikë.Vlerësimet me pikë janë konvertuar në nota, sipas një përshkallëzimi që ka përcaktuar institucioni dhe që pasqyrohet në çdo syllabus.
Numri i studentëve për vitin akademik jepen në tabelën e mëposhtme:
Nr. Programi Bch në “Menaxhim” Nr. Studentëve
1. Viti I 14
2. Viti II 16
3. Viti III

100% e diplomave janë udhëhequr nga pedagogë të departamentit.

Kërkimi shkencor”
Puna shkencore e pedagogëve zhvillohet sipas planifikimeve të bëra nga cdo pedagog në planin individual të punës shkencore. Në fillim të çdo viti akademik, secili departament dhe çdo pedagog , harton planin e punës së tij kërkimore shkencore në përputhje me strategjinë për zhvillimin e kërkimit shkencor . Plani vjetor i punës kërkimore në departamente për vitin akademik 2016 – 2017 është ngritur mbi këto drejtime:
a. Aktivitete shkencore (simpoziume dhe konferenca);
b. Punime shkencore në nivel individual nga stafi i brendshëm dhe i jashtëm në botime kombëtare dhe ndërkombëtare;
c. Pjesëmarrje aktive në publikimet e buletinit shkencor “Reald”;
d. Kualifikim i vazhdueshëm i stafit akademik.

Tregues të veprimtarisë kërkimore janë konferencat shkencore, botimet në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Plani i punës shkencore për vitin e kaluar është realizuar në masën 100%.
Udhëheqjet e punimeve të studentëve të programeve “Bachelor” kanë qenë pjesë thelbësore e cilësisë së stafit pedagogjik kërkimor. Pedagogët kanë kryer kërkime të cilat i kanë prezantuar në konferencat e organizuara nga vetë institucioni ose në konferenca të organizuara nga institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Disa nga përparësitë tona janë:
• Numri i vogël i studentëve;
• Rritja e përqindjes së stafit akademik me tituj dhe grada;
• Forcimi i lidhjeve me tregun e punës duke siguruar qëndrueshmëri profesionale për studentët edhe mbas diplomimit.
Si pikë e dobët e punës sonë ka qenë frekuentimi jo i mirë i studentëve, i cili gjatë vitit të kaluar është shoqëruar me shqetësime.
Si pika të forta të veçojmë: profesionalizmin, përkushtimin e lartë, bashkëpunimin dhe partneritetin e vazhdueshëm me studentët, krijimin e mundësive të mëdha për arritjen e potencialeve të plota fizike, intelektuale, emocionale, sociale dhe shpirtërore të tyre.

b. Departamenti i Financës
(Akredituar nga MAS me Urdhër nr. 602, datë 22.12.2016).

Departamenti i Financës e zhvillon aktivitetin e tij mësimor në ciklin e parë të studimeve në degën e Finances, gjithashtu mbulon dhe lendët e drejtimeve të tjera si Menaxhim Bisnesi, sipas planeve mësimore përkatëse.
Një pjesë e diplomave të ciklit të parë të studimit janë udhëhequr nga pjesëtarë të departamentit sepse një pjesë tjeter e diplomave udhëhiqen nga profesionistë të fushës të ftuar pranë departamentit.
Në provimet e kontrollit niveli i përgatitjes së studentëve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Provimet janë zhvilluar në përputhje me rregulloren dhe besueshmëria kundrejt rezultateve është e lartë.
Praktikat mësimore janë zhvilluar në, kompani private dhe shteterore ne baze te kontratave te lidhuar paraprakisht. Realizimi i tyre është ndjekur nga pedagogë të ndryshme mësimore të caktuar nga departamenti.
Pjesa më e madhe e lendëve të mbuluara nga Departamenti i Finances zhvillohen më leksione të shkruara nga pedagogë përkatës.
Gjatë viti akademik 2017 – 2018, departamenti i Finances ka aktivizuar 7 pedagogë personel akademik efektiv, të cilët kanë realizuar një ngarkesë vjetore mësimore. Gjithashtu, po gjatë këtij viti akademik është aktivizuar 1 pedagog, personel akademik i ftuar.
Vitit akademik 2017 – 2018 në përgjithësi konsolidoi ndjeshëm përpjekjet për realizimin e një procesi mësimor duke rritur ndjenjën e përgjegjësisë në funksion të forcimit dhe modernizimit të edukimit të studentëve me qëllim përgatitjen e tyre profesionale dhe bashkëkohore.
Anëtarët e departamentit janë angazhuar plotësisht në realizimin e ngarkesës mësimore në ciklin e pare të studimeve. Ngarkesa ju është shpërndarë anëtarëve të departamentit para fillimit të vitit akademik. Para përfundimit tëçdo semestri është bërë caktimi i datave dhe i komisioneve të provimeve për çdo lendë sipas rregullores. Kujdes i veçantëështë treguar me studentët e viti të tretë tëciklit të parë në kryerjen e praktikave mësimore. Udhëheqësit e diplomave kanë qenë kryesisht anëtarë të departamentit që kanë pasur nën udhëheqje 1 – 2 studentë dhe pjesa tjetër e studentëve është udhëhequr nga pedagogë të jashtëm ose specialistë të fushave përkatëse të miratuar paraprakisht në departament. Gjithashtu, për diplomat është zbatuar rregullorja duke filluar me regjistrimin e temës, përcaktimi i kontrolleve paraprake dhe më pas miratimi i tyre në departament.
Në procesin e mësimdhënies kemi një ngritje të cilësisë së mësimdhënies gjatë vitit 2016 – 2017. Në Departamentin e Financës mundësia e bashkëpunimit të pedagogëve me njëri-tjetrin është e madhe për vetë faktin se japin të njëjtën lendë ne dy programert respektive. Provimet janë zhvilluar sipas rregullores madje vihet re dhe një lloj ndërgjegjësimi nga ana e anëtarëve të departamentit për zbatimin e përpiktë të saj.
Nr. Programi Bch në “Financë” Nr. studentëve
1. Viti I 8
2. Viti II 9
3. Viti III

Realizimi i procesit mësimor për vitin akademik 2016 -2017 ka hasur në disa vështirësi si më poshtë:
• Është e domosdoshme pajisja me programe profesionale financiare
• Është i nevojshëm një specialist IT për mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik.
Lendët e departamentit janë pjesërisht të mbuluara me tekste.
Pas shqyrtimit dhe diskutimeve të bëra nga çdo departament, KUR evidenton problemet e mëposhtme:
a. Të zgjerohen e marrëveshjet e bashkëpunimit të Kolegjit Universitar REALD me institucione shtetërore apo kompani private për zhvillimin e praktikave të studentëve.
b. Ngarkesa mësimore për çdo pedagog duhet dhënë para fillimit të procesit mësimor e ndarë sipas semestrave.
c. Për lendët e pambuluara, të hartohet lista e personelit akademik me kontratë dhe pas miratimit të saj të bëhet shpërndarja e ngarkesës mësimore.
d. Gjatë semestrit të dytë është kushtuar vëmendje praktikave mësimore të studentëve të viti të tretë, pranë kompanive private apo institucioneve shtetërore me qëllim plotësimin e krediteve të praktikës.
e. Shpërndarja e studentëve për praktikën mësimore dhe zhvillimi i saj duhet të udhehiqet nga pedagogë të caktuar. Kjo duhet të pasqyrohet dhe në ngarkesën vjetore të pedagogut.

Në përfundim të cikleve të studimeve, me studentët duhet bërë këshillimi dhe orientimi për punimin e diplomës duke caktuar udhëheqësin për çdo student. Me gjithë numrin e vogel të studentëve mbarëvajtja e praktikave mësimore dhe kontrolli i diplomave kanë qenë pa problematika. Gjatë këtij viti akademik ,cdo fakultet ka filluar të krijojë bazen e të dhënave për diplomat e realizuara prej hapjes së programit përkatës të studimit e deri në ditët e sotme. Kjo do ti shërbejë departamentit, për të evituar mundësinë e plagjiaturave në temat e diplomës si dhe do jetë tregues për aktivitetin në fushën e kërkimit të pedagogëve udhëheqës të temave të diplomës.
Nga diskutimet dhe raportet e dorëzuara nga pedagogët respektivisht çdo fund sezoni rezulton
a. Ecuria e procesit mësimor ka qenë normale në të gjitha programe e studimit,
b. Përshtatja e programeve me modelin e Universiteteve Publike nuk ka pasur dallime të ndjeshme,
c. Provimet janë zhvilluar normalisht.
Fakultete respektive zgjerojnë aktivitetin e tyre kualifikuese dhe shkencore nëpërmjet pjesmarrjes nëpër konferenca dhe botime në revista shkencore. Pjesëmarrësit kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës për shlyerjen e detyrimeve të cilat janë kryer mbi bazë ligjore.
Ndër problemet e të tjera që evidentohen janë:
a. Mundësia e zhvillimi të praktikës mësimore gjatë gjithë vitit për Masterin Profesional dhe lidhja e kontratave me kompanitë për të rritur përgjegjësinë tek to,
b. Kërkesa për personel të ri për plotësimin e strukturës së miratuar të departamenteve me personel akademik me grada dhe tituj akademikë.

c. Qendra e Kërkimit Shkencor:
Në Kolegjin Universitar “Reald’ problemet e kërkimit shkencor janë trajtuar në mbështetje të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Eshtë e vërtetë se fryma e kërkimit mund të arrihet vetëm përmes dhe me anë të një qendrimi që e nxit kërkimin. Kjo detyrë presupozon transmetimin e dijeve shkencore, arsye kjo për të cilën, kërkimi shkencor është i lidhur ngushtësisht me mësimdhënien. Në qendër të vëmendjes ka qenë integrimi i mësimdhënies me kërkimin shkencor.
Stafi akademik i Kolegjit ka shkëmbyer dhe ka fituar përvojë në përgatitjen e temave shkencore sipas fushave dhe planeve të punës për çdo departament, duke përfshirë edhe Qendrën e Kërkimit Shkencor që funksionon si njësi bazë pranë Fakultetit të Shkencave Humane.

Ky Kolegj vazhdon të botojë Buletinin Shkencor “Reald”, i cili është i pajisur me ISSN. Rëndësia e botimit të këtij buletini qëndron në faktin se u jep mundësi të gjithë kërkuesve akademikë dhe jo vetëm, të bëjnë të njohura gjetjet më të reja në fushat përkatëse të tyre, por edhe të përditësojnë në kohë gjetjet e mëparshme.
Qendra e Kërkimit Shkencor me përgjegjësin e saj Dr. Niazi Xhaferaj ka punuar me plane pune të rregullta vjetore e mujore, si dhe ka bashkëpunuar me departamentet për realizimin e veprimtarive kërkimore e shkencore.
Me mjaft interes ishte edhe seminari kërkimor e shkencor i organizuar dhe realizuar nga Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore në bashkëpunim me Departamentin e Farmacisë, në kuadër të ditës ndërkombëtare të diabetit. Për organizimin dhe zhvillimin me sukses të këtij seminari, krahas studentëve, ndihmuan edhe pedagoget Vitori Hasani, Yllka Kotori etj.

Një ndihmë të çmuar për përgatitjen e punimeve shkencore për Buletinin Shkencor “Reald” kanë dhënë pedagogët Sotir Vangjeli, Spiro Caushi, Spiro Panajoti, Përparim Fakaj dhe Dudi Suli. Nga stafi akademik janë bërë edhe botime të teksteve universitare dhe monografive. Pedagogët Sotir Vangjeli, Vitori Hasani, Dudi Suli etj., janë autorë tekstesh të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Fakultetit të Shkencave Humane.
Disa pedagogë si, Petrit Kotori, Përparim Fakaj, Kozeta Halili, Dafina Nazaj, Yllka Kotori etj., kanë botuar punimet e tyre në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti. Pedagogia Yllka Kotori ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtar për Luftën kundër kancerit zhviluar në Durrës 31 .03.2018
Me hapjen e programeve të doktoraturës shumë pedagogë do të aplikojnë për të vazhduar studimet e ciklit të tretë.
Strategjitë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për arritjen e objektivave
Në zbatim të misionit për të qënë një institucion i rëndësishëm në Shqipëri për diplomimin specialistëve të lartë në fushat e shërbimit mjeksor dhe në fushat e shërbimit në ekonomi dhe financë KUR ka bërë përpjekje të vazhdueshme për te permirësuar e bashkerenduar komponentet teknike, profesionale dhe ligjore për arritjen e këtyre objektivave.

▪ KUR është në dijeni të ndryshimeve që bëhen në planet mësimore dhe në programet e lëndëve me institucionet kombëtare brënda vëndit si, me Fakultetin e Shkencave Ekonomike, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, me Universitetin e Mjeksisë Tiranë, si dhe me IAL jo publike si UET, Kolegji Universitar “Luarasi”, të cilat ofrojnë programe të ngjashme me programet tona. Kjo pasqyrohet në syllabuset e detajuar për cdo lënde. Konkretisht, KUR ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mjeksisë Tiranë, Universitetin “I. Qemali” Vlorë, UET brënda vendit.
▪ Ka qenë, është dhe do të jetë një shqetësim legjitim i stafit akademik tërheqja e studenteve cilësore në KUR. Do të vazhdohet të punohet për një politikë sa më të përshtatshme marketingu pranë shkollave të mesme të qyteteve Vlorë, Fier, Berat, Lushnje që përbëjnë edhe baëen e interesave të lidhura me programet e ofruara nga KUR.
▪ Ngritja e bazës laboratorike përbën një objektiv afatgjate, realizimi i të cilit do të arrihet vetëm nëpërmjet gjetjes se fondeve të nevojshme, duke shfrytëzuar jo vetem burimet e brëndshme, por edhe përpjekjet e vazhdueshme të stafit akademik për realizimin e projekteve të ndryshme shkencore me partnerët tanë të deritanishëm apo të rinj. Aktualisht në KUR janë vënë në eficencë këta laboratore

1. Laboratori i Kimisë i cili është i vendosur në Katin e II-të, Salla nr 205. Ky laborator ka në shërbim stafin pedagogjik si dhe staf mbështetës të kualifikuar sidomos me kryerjen e seancave laboratorike – didaktike. Në këtë laborator do të zhvillohen seancat laboratorike të studentëve nëlëndët :
1. Kimi inorganike
2. Kimi organike
3. Kimi analitike.

2. Laboratori i Farmakognozisë është i vendosur në Katin e II, salla nr 210. Studentët gjatë seancave laboratorike të Farmakognozisë kryejnë vrojtime makroskopike dhe mikroskopike të gjetheve, luleve, barërave, farërave, rrënjëve dhe rizomave në bimë të ndryshme si: boronicë, eukalipt, meshteknë, boldo, thundërmushke, jaborant, arrë, dafinë, mullagë, ulli, etj. Gjithashtu, studentët njihen me metoda të ndryshme ekstraktimi, me analiza sasiore, analiza kromatrografike, përcaktim të lagështisë etj.

3. Laboratori i Kimisë Farmaceutike është i vendosur në Katin e II-të, salla nr 205/B. Studenti gjatë seancave të laboratoreve do të përvetësojë njohuritë me disa koncepte themelore të Kimisë Farmaceutike. Gjatë seancave laboratorike, studenti do të njihet me metodat dhe aparaturat më të përdorshme në sektorin farmaceutik për analizën e barnave, si për analizën cilësore dhe atë sasiore. Rëndësi u kushtohet teknikave të reja të analizës së barnave. Gjithashtu studenti kryen edhe sintezë të principeve aktivë si acidi acetilsalicilik, paracetamoli etj.

4. Laboratori i Anatomisë është i vendosur në Katin eII-të, Salla nr.212. Aktualisht u shërben studentëve të shkencave mjekësore dhe stafit pedagogjik për zhvillimin e procesit mësimor, zhvillimin e seminareve interactive dhe pjesën laboratorikepër lëndët Anatomi Humane, Fiziologji Humane, Biologji

5. Laboratori i Fizioterapisë është i vendosur në Katin eI-të, Salla nr.100. Aktualisht u shërben studentëve të shkencave mjekësore dhe stafit pedagogjik për zhvillimin e procesit mësimor, zhvillimin e seminareve interactive dhe pjesën laboratorikepër lëndët e Planit mësimor të Fizioterapisë.

6. Laboratori i Stomatologjisë është i vendosur në Katin eII-të, Salla nr.212. Aktualisht u shërben studentëve të shkencave mjekësore dhe stafit pedagogjik për zhvillimin e procesit mësimor, zhvillimin e seminareve interactive dhe pjesën laboratorikepër lëndët e planit mësimor të Stomatologjisë.

7. Ekziston një laborator i pajisur me kompjutera ku zhvillohen të gjitha laboratorët dhe detyrat e kursit, të lendëve të informatikës, në ciklin e parë dhe të dytë të studimit.

Sistemi arsimor dhe ekonomik shqiptar

Hapja e degëve të reja shtron një detyre të stafit akademik të KUR për përfshirjen në shoqatat mjekësore, brënda dhe jashte vendit, apo edhe pjesë në koordinimin e proceseve industriale në Vlorë, në Shqipëri dhe rajon. Kjo ka qënë një objektiv afat gjatë që ka të bëjë gjithashtu edhe me konsolidimin e degëve të shkencave Mjekësore, me ciklin e dytë të studimeve në këto degë. Gjatë viti 2017-2018 të gjitha departamente u shtrua detyrë për studimin e mundësive të hapjes së programeve të reja të studimit në përputhje me nevojat e tregut dhe kapacitetet akademike që zotëron Kolegji.

Bazuar në reformën e arsimit të lartë, ministria e Arsimit ka orientuar universitetet kryesisht rajonale për të hapur degë të reja për studentët të cilët duan të marrin njohuri profesionale dhe të punësohen sa më shpejt në tregu e punës dhe nga ana tjetër nuk ngushtojnë aspak zgjedhjen e çdokujt që ka nevojë për karrierë, për të rifilluar një program të dytë studimi.
Zbatimi i vendimit të Qeverisë per vendosjen e notës mesatare mbi 6 si kriter themelor për mundesinë e konkurimit ne Universitet krijoi hapësirë për nxënësit me mesatare nën 6. Kjo punë u finalizua me hartimin e dokumentacionit të nevojshëm për Kërkesën e hapjen programeve 2 vjecare brënda afateve të vendosura nga Qeveria. Konretisht u miratuan 2 programe të reja për vitn akademik 2018-2019, “Ndihmës Dentar” 2 vjecar dhe “Asistent Administrativ” 2 vjecar.

Përvec programeve për specialistë të lartë gjate vitit të kaluar u punua dhe për hapjen e programeve të reja në të dy ciklet e studimit në të dy Fakultetet. Kokretisht, KUR ka marrë miratimin për hapjen e programit të ri në ciklin e parë të studimit në “Teknik Laboratori Mjekësor”, program që do të realizohet pranë Departamentit të Shkencave Mjeksore, programi i ciklit të dytë “Master Profesioanl” në “Fizioterapi”, dhe program i ciklit të dytë “Master Shkencor në “Financë”.
Këto arritje sigurisht përbëjnë sukses për KUR por njëkohësisht rrit përgjegjësinë e këtij institucioni për realizimin me sukse hapjen dhe mbarëvajtjen e programeve të reja.
Ndërkombëtarizimi i Kolegjit
Ndërkombëtarizimi i KUR ka qënë një objektiv dhe pikësynim imediat i institucionit. Ne i jemi përmbajtur idesë që cdo universitet modern ka nevojë të ndërkombëtarizohet, si një faktor në cilësinë institucionale dhe vlerësimin e tij. Është pothuajse e pashmangshme për një drejtues të një universiteti që të ushtrojë rolin e vet të lidershipit në një institucion të arsimit të lartë, pa u përballur me çështjet dhe sfidat lidhur me ndërkombëtarizimin e institucionit.
Pse partneritetet strategjike ndërkombëtare me homologët jashtë vendit ne i vlerësojmë se janë të rëndësishme?
Ka një numër arsyesh pse partneritetet strategjike janë të rëndësishme dhe të vlefshme si përpjekje, në kohë dhe burime.
E para, ndërkombëtarizimi i një universiteti nuk është më ‘fakultativ’. Praktikisht është bërë një domosdoshmëri. Çdo universitet modern do të matet, vlerësohet dhe renditet – mes të tjerave – nga diploma e ndërkombëtarizimit, suksesi i tij studentor, fakultetet, kërkuesit dhe stafi pjesëmarrës në programet ndërkombëtare, si dhe nga përfitimi prej përvojës në mënyra të matshme specifike.
E dyta, një partneritet i mirë strategjik mund ta përmirësojë një institucion, për shembull, duke u ofruar studentëve një mundësi pjesëmarrjeje në përvoja të rëndësishme jashtë shtetit, qoftë përmes studimit tradicional, programeve më novatore të praktikës, programeve të përbashkëta e të dyfishta. Këto mundësi ndihmojnë drejtuesit të arrijnë qëllimin e përgatitjes së studentëve të tyre, për tu bërë qytetarë globalë, gjë e cila, është një synim afatgjatë i procesit të ndërkombëtarizimit në shumë universitete.
Por nuk janë vetëm studentët dhe fakulteti që përfiton nga partneritetet strategjike. Stafi dhe sektorët e tjerë të komunitetit universitar mund të marrin pjesë në një përvojë të pasur në këto vende partnere, apo përfshirja në projekte kërkimore me homologët e tyre, janë përfitime të vlefshme të partneriteteve ndërkombëtare.

Investimi në partneritet strategjik nga Kolegji Universitar “Reald”.
KUR në ndërtimin e partneriteteve strategjike ndërkombëtare të vlefshme, është mbështetur ne Statutin e KUR dhe plani strategjik është primari dhe më i rëndësishmi. Drejtuesit e KUR në këtë strategji kanë reflektuar në mënyrë të kujdesshme që të ketë një rol vendimtar në përcaktimin e partnerëve strategjikë më të mirë për institucionin dhe së dyti në ndërtimin e marrëdhënieve të afërta me homologët.Në këtë investim ne kemi parasysh disa faza të rëndësishme ku përfshihen:
– Bashkëpunimi me Universittet Italiane ka qënë në fokusin e partneritetit për arsye të distancës së afer me to si dhe vazhdimësia e nje bashkëpunimi ndërkulturor që egziston midis Rajonit të Vlorës dhe Italisë. Këto bashkëpunime janë duke u realizuar me Universta degli Studi di Foggia, me Universita degli Studi di Salerrno.
– Kjo nënkupton konsensus kërkimor mes fakultetit, stafit dhe studentëve me vëmendje të veçantë ndaj politikave të veçanta të ndërkombëtarizimit. Kjo përfshin angazhimin e një autoriteti koordinues ndërkombëtar në nivel institucional.
Në kuadër të bashkëpunimit me Universta degli Studi di Foggia kontaktet janë vendosur që në nëntor 2017. Është ngritur komiteti i Përbashkët kordinues midis dy Universiteve që ka hartuar një Konventë Bashkëpunimi formativ në fushën e studimeve të shkencave mjekësore si stomatologji, infermjeri, fizioterapi. Së bashku ne përmirësuam planet mësimore egzistuese duke realizuar deri në 20 % të ndryshimeve të tyre që është atribut i Senatit Akademik dhe u miratuan dhe kemi marrë masa për zbatimin e tyre në vitin akademik 2018-2019. Duhet të theksojmë se KUR në hapjen e këtyre programeve është mbështetur në Universitete Italiane si me Universita degli Studi di Salerno me Universita di Bari të cilët kanë kurrikula të përafërta edhe me Universitete të tjera italiane.
Produkt i këtij partneriteti ështëriorganizimi i planeve mësimore që finalizohet me lëshimin e diplomave të përbashkëta në programet stomatologji, infermjeri, fizioterapi.

– Bashkëpunimi me Kolegjin Gjerman Hemmerier të Prishtinës (Kosovë). Edhe me Kolegjin Hemmerier partneriteti është ne fushën e programeve të Mjekësisë, kryesisht në infermjeri dhe fizioterapi. Kjo strategji është ndërtuar që të lejojnë themelimin e aktiviteteve ndërkombëtare për funksionet themelore të universitetit, si dhe një mundësi për të konkuruar në tregun e punës në Gjermani. Në këtë kuadër janë zhvilluar këto aktivitete ndërkombëtare të përbashkëta. Morëm pjesë në Konferencën parë ndërkombëtare të infermierisë, në Prishtinë, Kosovë, më 11 Maj 2018.

– Mbështetja financiare dhe e stafit në këto bashkëpunime strategjike ka qënë dhe duhet të jetë në nivele të nevojshme dhe të përballueshme. Kjo mbështetje është jetike për suksesin e procesit. Koha dhe këmbëngulja janë të nevojshme që programet ndërkombëtare të jenë solide. Qartësisht, burimet njerëzore dhe financiare janë “zbatuesit” e programit.
– Planifikimi i integruar është i nevojshëm. Në këtë investim janë përfshirë të gjitha departamentet në mënyrë që të parandalohet prirja për të krijuar konflikte apo rezistenca të panevojshme ndaj ndryshimeve që sjell bashkëpunimi.
– Përdorimi i teknologjisë. Është marrë në konsideratë rëndësia e teknologjisë në programet ndërkombëtare dhe përdorimi i saj .
– Rishikim periodik. Ekziston një kontroll periodik i kujdesshëm ndaj çdo programi që ndikon në misionin ndërkombëtarizues të KUR: ndërkombëtarizimi i çdo lënde; programet e zhvillimit ndërkombëtar të çdo fakulteti dhe stafit; lëvizshmëria studentor; mësimdhënia e gjuhëve të huaja; shkëmbimet studentore mes fakulteteve; kërkimet e përbashkëta ndërkombëtare; internshipet ndërkombëtare dhe çdo program tjetër i këtij lloji. Jemi si partnerë ne disa aplikime për pjesmarrje ne projekte ndërkombëtare.
– Duhen pasur parasysh marrëdhëniet mes universitetit dhe komunitetit. Kjo nënkupton marrëdhënie me konsullatat, ambasadat, me qeveritë, me biznesin vendor, me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe me ALUMNI-t. Qëllimi i këtyre veprimeve është vënia në përdorim me mençuri e burimeve komunitare. Sigurisht nga KUR ka një vlerësim të punës së kryer në mënyrë periodike dhe punohet që plani duhet ta realizojë atë domosdoshmërisht.

III. VLERËSIMI NJËSISË SË SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; në nenet 27 dhe 29 të Statutit të Kolegjit Universitar “Reald”, nga NJSBC është hartuar raportin vjetor institucional i cili synon që:

• Të vlerësojë në mënyrë periodike rezultatet e veprimtarive mësimore dhe kërkimore-shkencore në njësisë kryesore të Kolegjit në përputhje me standardet.

• Të kryejë studime gjurmuese për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të ofruara nga Kolegji.

Raporti është bazuar në anketat e studentëve dhe analiza e rezultateve që ka prodhuar ky anketim.
Më poshtë do të pasqyrohen konkluzionet e nxjerra lidhur me anketimin e parë të realizuar nga Njësia e Sigurumit të Brëndshëm të Cilësisë, në KUR, për vitin akademik 2017 – 2018 me studentët sipas departamenteve. Modeli i anketimit ishte konceptuar që studentët në anonimat të plotë t’u përgjigjeshin dhjetë rubrikave me shkrim dhe të jepnin krahas kësaj vlerësimin me pikë sipas pritshmërive:
• Shumë mirë me 5 (pesë)
• Mirë me 4 (katër)
• Mjaftueshëm me 3 (tre)
• Dobët me 2 (dy)
• Keq me 1 (një),
• dhe dy pyetje të vlerësimit kritik të karakterit pozitiv dhe sugjerues.

Gjithsej u shpërndanë 180 fletë anketash të ndarë sipas departamenteve, nga 30 anketime, siaps tabelave të mëposhtëme.
Ndarja e anketimit sipas departamenteve erdhi si domosdoshmëri e përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë dhe sigurimin e saj, për evidentimin e vlerësimit te mësimdhënies, praktikave mësimore, zbatimit të orarit mësimor, kushteve në të cilat zhvillohet mësimi, marrëdhënieve me sekretarinë mësimore, etj., për përqëndrimin e punes së çdo departamenti dhe nxjerrja e detyrave për përmirësim.
Anketimi u realizua më datë 20 shkurt 2018 para fillimit të sezonit të provimeve, pasi është ezauruar aktiviteti i simestrit të parë dhe ka aktivitet për ankëtim.Qëllimi i anketimit ishte mbledhja e të dhënave mbi metodat e mësimdhënies, mundësinë e transferimit të dijeve nga teoria në praktikë dhe anasjelltas, aftësia e pedagogut për t`ua bërë sa më të thjeshtë dhe tërheqëse lëndën studentëve kjo në funksion te rritjes së cilësisë në Kolegjin Universitar “Reald”.
Gjithashtu, nga ky anketim do të dalin rezultatet ku të dhënat do të përdoren për vlerësimin e ecurisë së Kolegjit duke ndërtuar planet për të ardhmen.

Përgjigjia në vlerësimet statistikore për secilën prej pyetjeve të rubrikës së anketës në bazë të departamenteve përkatëse është si më poshtë:

I. FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
1. Departamenti i Stomatologjisë:
2. Departamenti i Farmacisë:
3. Departamenti i Shkencave Teknik :
4. Departamenti i Shkencave Teknike Mjeksore:

II. FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE
1. Departamenti i Financës:
2. Departamenti i Menaxhimit:

Grafiku i vlerësimit “Mesatar”, për Kolegjin Universitar “Reald”:

Rezultati i ankimimit përputhet me pritshmërinë në bazë të dy pyetjeve në fund të vlerësimit në lidhje me atë që konsiderohet positive në Kolegjit Universitar “Reald” dhe pritshnëritë për përmirësim të mëtejshëm.

Financimi
Në Kolegjin Universitar “Reald”, burimet financiare lidhen me tarifat e shkollimit të studentëve, të cilat për vitin akademik 2017 – 2018 janë:

Nr.
Programi i studimit Tarifa vjetore e shkollimit Nr. i studentëve të regjistruar
1. Cikli I, “Bachelor” në “Infermjeri”. 2000 euro 94 studentë
2. Cikli I, “Bachelor” në “Fizioterapi”. 2000 euro 39 studentë
3. Cikli II, Diplomë e Integruar, Msc. në “Farmaci”. 3500 euro 56 studentë
4. Cikli II, Diplomë e Integruar, Msc. në “Stomatologji”. 3500 euro 36 studentë
5. Cikli I, “Bachelor” në “Menaxhim”. 2000 euro 53 studentë
6. Cikli I, “Bachelor” në “Financë”. 2000 euro 40 studentë
7. Cikli II, “Master profesional” në “Menaxhim Infermieror”. 1500 euro 15 studentë

Shpenzimet për shërbimet koherente (të lidhura me mirëmbajtjen, pastrimin, ngrohjen, ftohjen, etj.) përbëjnë rreth 22 % të të ardhurave .
Shpenzimet për pagat dhe sigurimet e stafit (akademik dhe administrativ) së bashku me shpenzimet që lidhen me reklamat, shërbimin e internetit, blerje të pajisjeve dhe aparaturave, mjetet e konsumit dhe detyrimet ndaj shtetit përbëjnë 63 % të burimit të të ardhurave.

Gjatë këtij viti akademik një shumë prej 75.000 euro janë shpenzuar për veprimtari shkencore brënda dhe jashtë vëndit si dhe për botimin e buletinit shkencor të KUR.
Në kuadrin e Programeve dhe veprimeve për ndërkombëtarizimin e IAL dhe programeve mësimore në kuadrin e marëveshjeve të bashkëpunimit bilateral me institucione të huaja, gjatë viti 2017 – 2018 janë shpenzuar 2.000.000 lekë, një tregues i cili nuk ka qënë në evidencat e shpenzimeve nga KUR. Edhe në vitet në vazhdim, në financat e KUR do të mbete një zë i planifikuar kualifikimi i stafit akademik brenda dhe jashtë vëndit me universitete partnere, me të cilat kemi marëveshje bashkëpunimi.

R E K T O R I

Prof. Dr. Spiro CAUSHI

Printo raport [/tab][/tabs]