Drejtor i Zyrës së Burimeve Njerëzore
Emri: Marjola MUHAJ
Tel: +355 69 941 1289
E-mail: universitetireald@yahoo.com
Zyra e Burimeve Njerezore
Përgjegjësitë dhe kompetencat:
- Zyra e Burimeve Njerëzore, ndjek realizimin e kontratës së lidhur mes KU “Reald” dhe personelit akademik dhe administrativ/mbështetës.
- Zyra mbledh, sistemon dhe përditëson dosjen personale të secilit anëtar të personelit akademik dhe administrativ, e cila përmban kontratën e punës ose shërbimit, dokumentet shoqëruese të saj sipas ligjit, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me kualifikimin dhe ecurinë e performancës individuale në punë.
- Është përgjegjëse për sigurimin e ligjshmërisë në punë.
- Vlerëson dhe raporton tek Rektori i Kolegjit për gjendjen e përmbushjes së parashikimeve të kontratës nga secili anëtar i personelit akademik dhe administrativ/mbështetës.
- Merr pjesë në vlerësimin e performancës së secilit anëtar të personelit akademik dhe administrativ.
- Pranon, evidenton dhe shpërndan korrespondencën zyrtare të brendshme dhe të jashtme në KUR.
- Rregjistron në rregjistrin e korrespondencës çdo dokument, shkresë e akt tjetër zyrtar që mban firmën e autoritetit drejtues përkatës, para se të dërgohet në destinacion, brenda ose jashtë vendit.
- Bën arkivimin e dokumenteve, duke zbatuar me korrektësi rregullat e përcaktuara.