Njesia e Sigurimit te Brendshem te Cilesise
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, (në vijim NJSBC), është strukturë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, implementimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të cilësisë në KUR, mbështetur në standardet shtetërore të cilësisë si dhe standardet dhe udhëzimet europiane për Sigurimin e Cilësisë në Hapsirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Rrjeti i Cilësisë përbëhet nga Njesia e Sigurimit të Brendëshëm të Cilësisë, si stukturë me vete paralele me zyrën e Kurrikulave, e ngritur pranë rektoratit të KUR, me përfaqësues të cilësisë në çdo njësi kryesore.
Struktura e NJSBC
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është organ kolegjial. Ajo përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, nga të cilët 3 (tre) janë përfaqësues të personelit akademik të njësisë kryesore, 1 (një) përfaqësues i Këshillit Studentor dhe 1 (një) ekspert i jashtëm. Anëtarët zgjidhen në mënyrë të posaçme nga Senati Akademik për një periudhë 4 vjeçare me mundësi rizgjedhjeje.
- Msc. Seljana LEKAJ – kryetar i NJSBC.
- Msc. Arnold SINANAJ – anëtar
- Msc. Egi BITRAJ – anëtar
- Klara HITAJ – anëtar/student
- Arqile MISHTAKU – anëtar/ekspert i jashtëm.
Kompetencat e NJSBC
Përveç detyrave të parashikuara në Statut, NJSBC ka edhe këto kompetenca:
- Rrit profilin e Sigurimit të Cilësisë duke kultivuar një kulturë cilësie në KUR.
- Siguron vijueshmërinë periodike dhe të përvitshme të programit të Sigurimit të Cilësisë;
- Lehtëson grumbullimin e informacionit mbi raportet e Sigurimit të Cilësisë;
- Lehtëson reagimin (feedback) dhe linjat e drejtimit për përpiluesit e rishqyrtimeve dhe raporteve;
- Lehtëson dhe inkurajon stafin në procesin e mësimdhënies dhe vlerësimit;
- Administron të dhënat statistikore më qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë;
- Merr përgjegjësinë për çdo lloj procesi shtesë të Sigurimit të Cilësisë, si rishqyrtimet periodike, etj;
- Merr drejtimin në përgatitjen e dokumenteve për qëllime të jashtme si: akreditimi, bashkëpunimi i KUR me organizata dhe institucioneve relevante;
- Pajis rektorin me raport mbi sigurimin e cilësisë;
- Asiston dekanët dhe fakultetet në zhvillimin dhe vënien në jetë të procedurave për verifikim dhe përmirësim të cilësisë;
Rregullat për vlerësimin e brendshëm të cilësisë
- NJSBCduhet të planifikojë organizimin e vlerësimittë brendshëm të cilësisë të programeve të studimit dhe të vlerësimit të brendshëm institucional.
- Për të realizuar këtë duhet të ngrihet grupi i vlerësimit të brendshëm, ku merr pjesë edhe një përfaqësues nga organizimet studentore.
- Në rast nevoje, ftohet një përfaqësues ekspert i jashtëm me pervoje te gjere akademike. Grupi i vlerësimit të brendshëm ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e institucionit.
- Vlerësimi i brendshëm duhet te realizohet në përputhje me udhëzimet përkatëse të ASCAL. Konkluzionet e vlerësimit të brendshëm duhet te mbështeten në analizën statistikore të të dhënave, në konstatimet e nxjerra nga regjistrat, në sondazhet, pyetsorët dhe intervistat e organizuara me stafin akademik, stafin joakademik dhe studentët.
- KUR duhet të publikojë rezultatet e vlerësimit të kryer on line.
- NJSBC në bashkëpunim me ASCAL duhet tëorganizojë trajnim të anëtarëve të grupit të vlerësimit. Për anëtarët e grupit të vlerësimit njësia duhet të marrë masat e sigurimit të kushteve të përshtatëshme për realizimin e kësaj detyre.
- KUR duhet të ketë përgjegjësinë e sigurimit të burimeve të nevojshme financiare për mbulimin e gjithë aktiviteteve të procesit të vlerësimit të brendshëm.
- NJSBC duhet të mbajë lidhje të vazhdueshme me ASCAL në realizimin e vlerësimit të brendshëm të cilësisë dhe vlerësimin e jashtëm.
Rregullore e NJSBC
RAPORT I NJËSISË SË SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË VITI AKADEMIK 2020 – 2021
Printo Raportin NJSBC 2020 -2021
RAPORT I NJËSISË SË SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË VITI AKADEMIK 2019 – 2020
Printo Raportin NJSBC 2019 -2020
RAPORT I NJËSISË SË SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË VITI AKADEMIK 2018 – 2019
Printo Raportin NJSBC 2018 -2019